Tropojë. Asgjesohen 232 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Tropojë.14tropoje 

Asgjesohen 232 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lire një tjetër.

Më datë 13.06.2017, Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-B. K, 55 vjeç, banues në qytetin e Bajram Currit, Tropojë.

Si dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë, për shtetasin:

-S.A., 63 vjeç, banues në fshatin Babinë, Tropojë.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi:

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Sopot”, në afërsi të lumit Bushtrice, Njësia Administrative Fshat, Tropojë, në një parcelë toke, në pronësi të shtetasit B. K, tokë që përdorej nga shtetasi S.A., për bagetitë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan 232 bimë të dyshuara si Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i K.Penal.

14tropoje2

14tropoje3

14tropoje5

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...