Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet ne 24 oret e fundit 03 MAJ 2017

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA 1Drejtoria PPSH.1

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Në vijim të komunikatës së dhënë, që bën fjalë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, më datë 01.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.D, vjeç 39, banues në Tiranë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Xhanfize Keko”, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasen K.K, vjeç 77, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.H, vjeç 25, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 07:40, në rrugën “Ali Demi”, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, ka aksidentuar shtetasin B.H, vjeç 89, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, u arrestua, në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Myslym Shqyr”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip ”Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.M, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te Zogu i Zi, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.B, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në bulevardin “Zhan D’Ark”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.H, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Papa Gjon Pali”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Gumeni”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.D, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi, në Vorë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.P, vjeç 35, banues në Malësi e Madhe, pasi, në rrugën “Ndreko Rino”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë  02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin H.H, vjeç 54, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 16:00, në lagjen Nr.17, duke drejtuar mjetin  tip “Benz”, ka goditur një mjet tjetër tip “Benz”, me drejtues shtetasin D.D, vjeç 28, banues  në Durrës, për pasojë janë dëmtuar shtetasi D.D dhe pasagjerja shtetasja Z.B, vjeç  28, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin: S.I 58 vjeç, banues në  Shkodër.

Më datë 02.05.2017, rreth orës 20:40, në aksin rrugor Tiranë-Shkodër(sa kalon Mbikalimin e Fushë-Krujës), në fshatin Hasan duke  drejtuar  mjetin tip Benz ka aksidentuar shtetasin këmbësor A.D. 63 vjeç, banues në fshatin Hasan, Fushë-Krujë.

Për pasojë, i dëmtuari ndodhet  në Spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” nenin 290/3  të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin L.S, vjeç 28, banues në Kosovë, pasi dyshohet se në vitin 2016, nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një sasi lekësh, shtetases M.R, vjeç 54. Nenet  245/1 e 143/2  të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin V.G, vjeç 28, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në lagjen Shënkoll”, duke drejtuar mjetin  tip “Benz, ka aksidentuar një shtetas të mitur, vjeç 13, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit P.V dhe D.V, vjeç 28 e 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Korçë, shisnin varëse imitim floriri. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan disa bizhuteri. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Korçë, për shtetasin E.Xh, vjeç 34, banues në fshatin Zvirinë, pasi dyshohet se, në fshatin Pirg, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.H, vjeç 36, banues në Tiranë, për pasojë janë aksidentuar shtetasit drejtuesi E.Xh dhe pasagjeri B.D, vjeç 42, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Pogradec, për shtetasin T.B, vjeç 34, banues në Pogradec, pasi dyshohet se rreth orës 17:30, në fshatin Leshnicë Pogradec, duke drejtuar motorin tip “Yamaha”, pa targë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni për narkotikët

Më datën 02.05.2017, nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.D, 28 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit në hyrje të takimeve me personat që vuajnë denimin në I.E.V.P Fier, i'u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4.65 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimeve të vendimeve me burgim" parashikuar nga Nenet 283/1. 324/a të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasen E.A, vjeç 55, banuese në Fier, pasi dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një sasi lekësh, shtetasit G.F, vjeç 73, banues në Fier. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin L.Xh, vjeç 36, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen ‘’10 Korriku’’, me anë të falsifikimit të dokumenteve, ka përvetësuar 4192 m2 tokë të shtetasi T.K, vjeç 63, banues në Vlorë. Neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin P.R, vjeç 44, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se mjeti tip “Renault”, rezulton i vjedhur, i cili u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 141/a i Kodit Penal. 

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 02.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim B.P,  vjeç 49, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”. Neni 175 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin L.P, vjeç 42, banues në Delvinë, pasi dyshohet se ka fshehur të ardhurat. Neni 180 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.G, vjeç 19, banues  në Kolsh, pasi, në Laç, Kurbin, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip ”Ducat”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.S, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi, në Milot, te ”Ura me Harqe”, duke drejtuar mjetin tip “Passat”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.I, vjeç 55, banues në Ishull Shëngjin, për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasit L.S, H.Ll e D.I, vjeç 48, 72, 53, banues në Kukës e Lezhë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasen B.N, vjeç 29, banues në Ishull-Shëngjin, pasi dyshohet se rreth orës 16:00, në Blinisht, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, është përplasur me motorin tip “Nipponia”, pa targë, të drejtuar pa leje drejtimi nga shtetasi Xh.M, vjeç 22, banues në Blinisht, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motorit dhe pasagjeri shtetasi R.M, vjeç 17, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, janë larguar për në banesë. Nenet 290/1 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Më datë 02.05.2017, Efektivat e Komisariatit të Policisë Kukës në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, bën kapjen dhe ndalimin e  shtetasit të shpallur në kërkim, konkretisht:

- V.S, 31 vjeç, banues në fshatin Kolosjan, Kukës.

Kapja dhe ndalimi i shtetasit të mësipërm u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, me Vendimin nr.20, datë 05.02.2014, e ka dënuar me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj heqje lirie, për veprën penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit, të kryer në bashkëpunim”,  parashikuar nga nenet 109/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, bënë arrestimin e shtetasit L.T, 39 vjeç, banues në fshatin Krenzë, Kukës.

Si dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit:

-S.T., 44 vjeç, banues në fshatin Krenzë, Kukës.

Arrestimi i shtetasit L.T, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit S.T., u bë pasi:

Më datë 02.05.2017, në fshatin Krenzë, Kukës, vëllezërit L.T dhe S.T., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta (pronësie), kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A.T., 26 vjeç, banues në Krenzë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur. I plagosuri  ndodhet në spital e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhonjë mod.54. Po  vijon puna për kapjen e shtetasit S.T. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprat penale ”Vrasja me dashje, mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet  76 -22-25 e 278 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin A.P, , banues në fshatin Peladhi, Bulqizë, pasi dyshohet se, ka paraqitur të dhëna të rreme, duke përfituar pension në mënyrë të padrejtë. Neni 145 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin F.A, banues në fshatin Dushaj, Bulqizë, pasi dyshohet se, ka paraqitur të dhëna të rreme, duke përfituar pension në mënyrë të padrejtë. Neni 145 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin H.D,  banues në fshatin Valikardhë, Bulqizë, pasi dyshohet se, ka paraqitur të dhëna të rreme, duke përfituar pension në mënyrë të padrejtë. Neni 145 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin Q.Ç, banues në fshatin Xibër Hane, Klos, pasi dyshohet se, ka paraqitur të dhëna të rreme, duke përfituar pension në mënyrë të padrejtë. Neni 145 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin Sh.Z, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se, ka paraqitur të dhëna të rreme, duke përfituar pension në mënyrë të padrejtë. Neni 145 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin A.R, vjeç 53, banues në fshatin Gjashtë, pasi dyshohet se më datë 01.05.2017, në qytet, u kap me mjetin tip “Benz”, të falsifikuar. Neni 190 i Kodit Penal.

Komisariati Policisë Tropojë

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin M.N, banues në fshatin Curraj i Epërm, pasi dyshohet se, ka falsifikuar aktet e gjendjes civile dhe ka mashtruar duke përfituar padrejtësisht pension. Nenet 191 e 145 të Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin Z.P, banues në fshatin Salcë, pasi dyshohet se, ka falsifikuar aktet e gjendjes civile dhe ka mashtruar duke përfituar padrejtësisht pension. Nenet 191 e 145 të Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.K, vjeç 42, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortit Y.K, vjeç 52, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.H, vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Reshit Collaku“, ka ushtruar vetëgjyqësi dhe ka kanosur shtetasen B.K, vjeç 59, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e shtetasit F.H. Nenet 277 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh.M, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën ‘’Dritan Hoxha’’, u konstatua duke bërë punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.S, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Institut Bujqësor, te një lokal, ka kërcënuar me thikë, shtetasin Sh.B, vjeç 45, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin I.O, vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në mënyrë të përsëritur e bija shtetasja S.O, vjeç 22, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.H, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Don Bosko”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar, të punonjësit të policisë. Punohet për kapjen e tij. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, shtetasja L.Xh, vjeç 32, banuese në Lushnjë, kallëzon se, në rrugën “Milan Shufla”, ka parkuar mjetin dhe nuk e ka gjetur më kur është kthyer në parkimin privat me roje shtetasin E.K, vjeç 24, banues në Tiranë, i cili deklaron se dy persona i kanë kërkuar çelësat, kanë bërë pagesën e parkimit dhe janë larguar bashkë me mjetin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 02.05.2017, shtetasi E.K vjeç 30, banues në Tiranë, në kushtet e depresionit ka prerë damarët, e ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 02.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.A, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses shtetases M.T, vjeç 25. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, shtetasja J.D, vjeç 28, banuese në Tiranë, kallëzon se, në rrugën “Kristo Dako”, ka konstatuar të thyer xhamin e pasëm të mjetit tip “Peugeot”. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.T, vjeç 44, banues në Tiarnë, pasi dyshohet se, në Kamzë, në banesë u konstatua duke bërë punime pa leje. Punohet për kapjen e shtetasit A.T. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, u  arrestua në flagrancë shtetasi A.Bdhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë,për shtetasin Sh.M, vjeç 25 e 38, banues në Tiranë, pasi, në Kamzë, në bashkëpunim, i kanë vjedhur celularin “Smartfon A6 S’’, shtetases M.I, vjeç 22, banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se janë autor disa ngjarjeve të tjera. Punohet për kapjen e shtetasit Sh.M. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.A, banues në fshatin ZallHerr, pasi dyshohet se, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 02.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, E.V, vjeç 28, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Z, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Besim Alla”, ka tentuar të vjedh banesën e shtetases L.H, vjeç 40. Punohet për kapjen e tij. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.S, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Teodor Keko”, ka kanosur me fjalë shtetasen L.M, vjeç 57, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 02.05.2017, gjatë natës, në fshatin Domje, kanë tentuar të vjedhin banesën e pabanuar të shtetasit B.D, vjeç 44. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134/22 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës,për shtetasin B.R, vjeç 53,banues në Durrës, pasi dyshohet se, te “Tregu industrial”, ka goditur me grusht, shtetasen M.A, vjeç 54,banuese në Durrës. Neni 90i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin A.M, vjeç 28, pasi dyshohet se babai shtetasi M.M, vjeç 53,ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatëne Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.Për masa ndajdhunësnë mardhëniet familjare.

Më datë 02.05.2017, u arrestua në flagrancë, shtetasi G.Gj, vjeç 33, banues në Durrës pasi, në lagjen Nr.4,  u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip  “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës filluan procedimin penal dhe po punojnë për kapjen e shtetasit:

J.B. 19 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 02.05.2017, rreth orës 09:30, në lagjen Nr.18, pas një konflikti çasti, për motive të dobëta, ka goditur me thikë në pjesën e shpinës, shtetasin D.S. 19 vjeç, banues në Durrës.

Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje”dhe” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” nenet 88/1 dhe 279  të Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.M, vjeç 27, pasi dyshohet se, bashkëjetuesi shtetasi A.P, vjeç 27, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr 9669 datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin shtetasin L.K, vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, ka kryer punime në objektin në pronësi të shtetasit A.R,vjeç 45, banues në Tiranë, duke i shkaktuar dëmtime në objekt. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.P,  24 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur mjetin tip Benz kabriolet në pronësi të shtetasit F.D. 38 vjeç, banues në Durrës. Mjeti ka qenë i parkuar pranë një pike karburanti në Maminas, në autostradën Tiranë-Durrës. Menjëherë janë vënë në lëvizje Shërbimet e Policisë, të cilët pak orë pas ngjarjes, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar si edhe gjetjen e mjetit të vjedhur, të cilin autori e kishte parkuar në garazhin e banesës së tij, në Tiranë.

Mjeti tip Benz është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja" parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 02.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Sh.B, vjeç 28, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.  Neni 278/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, rreth orës 00:30, në fshatin Qukës Shkumbin, Përrenjas, në banesën e shtetasit B.A, vjeç 33, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia në përdorimin e pajisjeve elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasve Xh.K, F.K dhe K.K, vjeç 20, 35 e 45, banues në Cërrik,  pasi dyshohet se, në lagjen Nr.2, në bashkëpunim kanë goditur me grusht, shtetasin F.M, vjeç 27. Nenet  89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.H, banues në fshatin Kokrevë, pasi dyshohet se, në banesë u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit: M.Sh,  24 vjeç, banues në Korçë.

Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se më datë 24.04.2017, në lagjen nr 13 në Korçë, ky shtetas i ka vjedhur para banesës biçikletën, shtetasit R.D, 50 vjeç, i cili ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë Korçë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale  “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, në fshatin Drenovë, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetasit K.Sh, vjeç 89, ku kanë marrë 1 pajisje elektro-shtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 02.05.2017,  në rezervuarin e fshatit Vreshtas, është gjetur i mbytur nga familjarët e tij shtetasi M.Z, 70 vjeç, banues në Vreshtas-Maliq.

Nga hetimet e kryera, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkak i vdekjes së tij dyshohet të ketë qenë një rrëshkitje aksidentale, në vendin ku shtetasi i mësipërm kulloste bagëtitë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për "Ngjarje aksidentale".

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit A.Ç dhe A.T, vjeç 30 e 27, banues në Sinjë, pasi dyshohet se më datë 03.05.2017, në Sinjë, kanë goditur me grusht e mjete të forta njëri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Në vijim të ngjarjeve, që bëjnë fjalë për veprat  penale “Vjedhja’’ dhe “Vjedhja e mbetur në tentativë”, më datë 03.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.H vjeç 40, banues në Lushnje. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 02.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të  mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin T.Dh, vjeç 60, banues në Fier, pasi dyshohet se shtetasi (kushëriri) A.Dh, vjeç 55, banues në Fier, ushtron dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 , “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Më datën 02.05.2017, në fshatin Dërmenas, Fier, në banesë është vetëplagosur me çifte shtetasi B.Z, 58 vjeç. Nga veprimet e kryera, dyshohet se ky shtetas ka qënë duke e pastruar armën dhe nga pakujdesia është vetëplagosur. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma çifte të cilën e mbante me leje. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Fier për vlerësim.

Komisariati i Policisë Lushnjë 

Më datë 02.05.2017, në banesë është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetësia E.Ç, vjeç 40, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin F.I, vjeç 26, banues në fshatin Fiershegan, pasi dyshohet se, në Fiershegan, u kap duke ndërtuar një objekt në pronën e tij, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin B.T, vjeç 39, banues në fshatin Remas, pasi dyshohet se në Remas, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin D.K, banues në fshatin Kryekuq, pasi dyshohet se në Kryekuq, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datë 02.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim L.H, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulsive telefonike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, shtetasja Sh.M, vjeç 63, banuese në fshatin Roms, kallëzon se më datë 01.05.2017, në Roms, në banesë, një shtetase e paidentifikuar, i ka vjedhur me anë të mashtrimit  një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autores. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 02.05.2017, u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin B.B, vjeç 56, banuese nëVlorë, pasi dyshohet se (nipi) shtetasi P.B, vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.05.2017, u ndalua shtetasi N.B, vjeç 52, banues në Vlorë, pasi, në lagjen ‘’Pavarësia’’, në bashkëpunim, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit D.A, vjeç 49, banues në Vlorë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, gjatë natës, në lagjen “4 Heronjtë”, kanë vjedhur një shkollë, ku kanë marrë, një sasi lekësh, 1 laptop, dhe kanë dëmtuar objekte të tjera në ambientin e brendshëm të shkollës. Punohet për identifikimin dhe kapjen autorëve. Nenet 134 e 150 të Kodit Penal.

Në datë 02.05.2017, u ndalua shtetasi Sh.B, vjeç 46, banues në fshatin Garbian, pasi Gjykata e rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale, “Kanosja” dhe “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Nenet, 84 e 278/5 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 02.05.2017,u arrestua në flagrancë shtetasiA.G, vjeç 64, banues në Valagat, pasi, në fshatin Dërmish, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip ‘’Toyota’’. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasen E.M, vjeç 45, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se në lagjen Nr.1, u kap duke ndërtuar, pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë  02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit M.T, A.Sh, L.B dhe A.K, vjeç 31, 53, 46, 31, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se, në fshatin Erind, u kapën duke prerë 10.25 m3 dru zjarri, pa lejen përkatëse. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 01.05.2017, në Memaliaj, është vjedhur nëpërmjet çelësit të derës banesa e shtetasit A.K vjeç 40, ku kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash. Punohet për  identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin V.P, vjeç 49, banues në Rubik, Mirditë, pasi dyshohet se, në Rubik, ka goditur me sende të forta, shtetasin E.M, vjeç 22. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 02.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.Ll, vjeç 33, banues në Laç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes shtetases E.Ll, vjeç 33. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin  P.S, vjeç 44, banues në Rubik, pasi dyshohet se në Rubik, në lokalin e shtetasit M.S, ka fyer dhe prishur qetësinë e klientëve. Nenet 119 dhe 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 02.05.2017, në lagjen “Naim Gjylbegu”, është vjedhur banesa e shtetases D.P, vjeç 21, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen M.D, vjeç 43, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Qemal Stafa”, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.L, vjeç 16, banues në fshatin Selcë, pasi dyshohet se, ka shpifur dhe kanosur me anë të telefonit shtetasen J.P, vjeç 17. Nenet 84, 275 dhe 120 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 02.05.2017, gjatë natës, në Burrel, është vjedhur një qendër, ku kanë marrë mallra të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.Neni 134 i Kodit Penal. 

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë

Më datë 02.05.2017, në S.P.K Qafë Thanë, u kap shtetasi në kërkim, M.H, vjeç 40, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal. Për veprime të mëtejshme, ky shtetas i'u dorëzua shërbimeve të Policisë Berat.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M.M, vjeç 25, banues në Lapardha Berat, pasi dyshohet se, më datë 22.07.2017, në afërsi të P.K.K Kakavije, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin E.Z, vjeç 25, banues në Osmënzez Berat, pasi dyshohet se më datë 2204.2017, në afërsi të P.K.K Kakavije, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2017, në SPKM Kakavije, u shoqërua shtetasja V.L, vjeç 35, banuese në Vlorë, e shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Komisariati i Kufirit&Migracionit Dibër

Më datë 02.05.2017, në SPK Bllatë, u kap shtetasi në kërkim A.D, vjeç 33, banues në Brezhdan Peshkopi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt". Neni 291 i Kodit Penal.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24 orëve të fundit.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 25 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 8 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 9 persona në kërkim dhe 1 person për narkotikët.

1 person për krime ndaj personit.
Janë kapur 6 persona për vjedhje dhe dhunë në familje.

Është sekuestruar 1 armë zjarri.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 58 persona.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...