Delvinë Vijojnë masat për goditjen dhe parandalimin e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike !

Delvinë 13delvine

Vijojnë masat për goditjen dhe parandalimin e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike !

Policia sekuestron 51 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis Sattiva !

Më datë 12.06.2016, Policia e Delvinës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike në vendin e quajtur "Siqill" Delvinë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë zonë, shërbimet kanë gjetur të fshehur në shkurre 4 bidona plastikë brenda të cilëve përmbanin një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 51 kilogramë e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Policia ka shpallur në kërkim policor 2 shtetasit e mëposhtëm, si autorët e dyshuar në lidhje me ngjarjen:
· M.H., 24 vjeç,
· R.H., 29 vjeç (vëllezër).

Vazhdojnë hetimet për kapjen dhe arrestimin e autorëve të mësipërm si personat përgjegjës në kryerjen e veprës penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

13delvine1

 

Arkiva

Prill 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6