Port- Durrës. Tenton të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare.

Port- Durrës. 11PORTDURRES

Tenton të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare.

Në brendësi të pashaportës vendos 100 €, në mungesë të një vize për të kaluar në shtetin Italian.

Arrestohet në flagrancë shtetasi turk.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës ndaluan shtetasin:

• M.D32 vjeç, banues në Turqi.

Shtetasi M.D., më datë 11.07.2017, pasi është paraqitur në S.P.K.M. Durrës për të udhëtur në Itali me tragetin e linjës Bari – Durrës, në momentin e dhënies së pasaportës kontrollorit, ka tentuar ta korruptojë duke vendosur në brendësi të pashaportës shumën prej 100 €.

Shtetasi I mësipërm nuk kishte vizë për të kaluar në shtetin Italian.

Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës është e vendosur të luftojë korrupsionin dhe nuk bëhet palë me të.


Materialet I kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” parashikuar në nenet 244 dhe 297 të Kodit Penal.

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...