Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 11.07.2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE1Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Më datë 10.07.2017, ora 15:20, në lagjen “15 Shtatori”, Tepelenë, larg banesave dhe spitalit, është aktivizuar përsëri një vatër zjarri. Punohet me 3 zjarrfikëse e helikopter për shuarjen e tij dhe monitorimin e situatës.

Më datë 09.07.2017, ora 22:00, mbi qytetin e Tepelenës, në vendin e quajtur “Pallçi”,  ka rënë zjarr dhe janë djegur shkurre e pisha në një sipërfaqe 3 ha. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më datë 10.07.2017, ora 13:30, në fshatin Barbullush, Vau Dejës, te “Kodra e Sumzës”, ka rënë zjarr ku digjen shkurre. Ne vendin e ngjarjes u dërguan shërbimet e MNZ dhe policisë. U njoftuan Emergjencat Civile të Prefekturës Shkodër.

Më datë 10.07.2017, ora 15:10, në kodrën e lagjes “Draçin”, ka një vatër zjarri ku digjen shkurre. Janë dërguar shënimet e MNZ-së dhe shërbimet e policisë, për shuarjen e zjarrit dhe monitorimin e situatës.

Më datë 10.07.2017, ora 15:50, në fshatin Bardhaj, te ish “Reparti Ushtarak”, në afërsi të banesave, ka një vatër zjarri ku digjen bar e shkurre. Në vendngjarje janë dërguar shërbimet e MNZ-së dhe policisë. Punohet për shuarjen e zjarrit dhe monitorimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Më datë 10.07.2017, ora 09:50,  në Mat, në fshatin Skenderaj, në vendin e quajtur “Përroi i Dike”, ka rënë zjarr, në terren me dushk e shkurre. Në orën 18:30, si rezultat i erës dhe temperaturës së lartë, flakët e zjarrit kanë kaluar në kodrat e fshatit Patin, Klos, në vendin e quajtur “Kroi i Bardhit” e “Mastresh”, duke djegur dushk, shkurre e pisha. Shërbimet e policisë, pyjore dhe emergjencave punojnë për shuarjen e zjarrit dhe monitorimin e situatës.


DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA

Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve
Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike
Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi shtetasi A.M, vjeç 27, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se, në webin e institucionit është ndërhyrë nga një grup hakerash të cilët kanë publikuar një mesazh dhe një foto. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 293/c e 293/ç të Kodit Penal.

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 62, banues në Tiranë, administrator i nje shoqerie private, pasi dyshohet se ka importuar e tregton në Shqipëri produktin “Sprajt“ për insekte, pa patur këtë të drejtë, sipas kallëzimit të shtetasit A.M, vjeç 40, banues në Durrës, përfaqësues i i nje tjeter shoqerie private i cili e ka të mbrojtur këtë produkt. Neni 149/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i  dokumenteve”, më datë 10.07.2017, u ndalua shtetasi D.XH, vjeç 25, banues në Durrës. Nenet 146 e 186 të Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.A, vjeç 52, banues në Tiranë, administrator i nje kompanie telefonike private, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, nuk i ka paguar pagën, sigurimet shoqërore dhe nënshkruar kontratën e punës, shtetasit R.M, vjeç 26, banues në Tiranë. Nenet 143, 180 e 170/a të Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.I, vjeç 27, banues në Tiranë, administratore e nje kompanie telefonike private, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, nuk i ka paguar pagën, sigurimet shoqërore dhe nënshkruar kontratën e punës, shtetases A.Z vjeç, 23, banuese në Tiranë. Nenet 143, 180 e 170/a të Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.C, vjeç 69, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë lekët shtetases M.B, vjeç 50, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A, vjeç 57, banues në Tiranë, pronar i nje kompanie private, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, nuk i ka paguar pagën, sigurimet shoqërore dhe nënshkruar kontratën e punës, shtetasit I.SH, vjeç, 41, banues në Tiranë. Nenet 143, 180 e 170/a të Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.A, vjeç 52, banues në Tiranë, administrator i nje kompanie telefonike private, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, nuk i ka paguar pagën, sigurimet shoqërore dhe nënshkruar kontratën e punës, shtetases E.E, vjeç, 23, banuese në Tiranë. Nenet 143, 180 e 170/a të Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin italian G.A, vjeç 52, banues në Tiranë, administrator i nje kompanie telefonike private, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, nuk i ka paguar pagën, sigurimet shoqërore dhe nënshkruar kontratën e punës, shtetases P.N, vjeç, 24, banuese në Tiranë. Nenet 143, 180 e 170/a të Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.K, vjeç 34, banuese në Tiranë, punonjëse e nje kompanie telefonike private, pasi dyshohet se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, duke marrë dy numra me kontratë në emër të shtetasit G.M vjeç 38, banues në Tiranë, e ka bërë debitor në këtë kompani. Neni 186 i Kodit Penal.
Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.F, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Kavajës”, në dyqan, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme celularësh dhe aksesorësh të ndryshëm pa dokumentacion. Nenet 178, 180 e 149/a të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 11.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.T, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi në Laknas, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar pasagjeri, shtetasi R.B, vjeç 16 banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.H, vjeç 47, banues në Itali, pasi duke drejtuar me leje drejtimi italiane dhe në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues XH.B, vjeç 47, banues në Itali, ku është dëmtuar XH.B dhe pasagjerët në mjetin e K.H, shtetasit M.H, E.H dhe K.H, vjeç 32, 13 e 9, të cilët ndodhen në spital në gjendje të rëndë. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.

Tiranë.
Informacion paraprak.
Më datë 07.10.2017, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një aksident në kthesën e Kamzës.
Janë dërguar në vendgjarje shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi Xh.K., 77 vjeç së bashku me mbesën e tij, shtetasen A.K., 5 vjeçe kanë qënë duke kaluar rrugën nga njëri krah në tjetrin, kur janë përplasur nga mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin I.H
Shtetasi i moshuar dhe mbesa e tij janë transportuar në spitalin Ushtarak ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Është shoqëruar në ambientet e policisë drejtuesi i mjetit ku po kryhen veprimet proçeduriale.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.O, vjeç 25, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar 3 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe Largimi nga vendi i aksidentit”. Nenet 290/2  e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Korçë
Vijon plani i veprimit për kontrollin e territorit, ambienteve të ndryshme, për goditjen e prodhimit dhe shitjes të narkotikëve.
Arrestohet në flagrancë një shtetas, poseduesi i një sasie bime të dyshuar si Cannabis Sativa.
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
N.L, 57 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 10.07.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në pronësi të tij në fshatin Drithas-Maliq, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi prej :

211 bimë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit S.D, G.K dhe M.D, vjeç 29, 33 e 24, banues në Korçë, administrator të lokaleve në lagjen nr. 12, pasi dyshohet se u konstatua se, kanë ushtruar aktivitet pa dokumentacion përkatës dhe kishin të punësuar punonjës të pa siguruar. Nenet 180 e 170/a të Kodit Penal. 

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin B.M, vjeç 30, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në lokal, u konstatua se nuk priste kuponë tatimore dhe kishte të punësuar punonjës të padeklaruar në Skemën e Sigurimeve Shoqërore. Nenet 180 e 170/a të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, më datë 10.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim L.G, vjeç 26, banues në Berat. Neni 283 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Vlorë
Policia ka filluar ndjekjen penale për dy shtetasit e mëposhtëm për fshehjen e të ardhurave të mallrave të futur kontrabandë:
K.V., 56 vjeçe, banuese në Vlorë.
A.M., 52 vjeç, banues në Vlorë me profesion Ekonomist.
Policia e Vlorës ka filluar proçedimin penal në ngarkim të tyre pasi më datë 10.07.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin tregëtar në pronësi të shtetases K.V., në lagjen ''24 Maji'', u gjetën një sasi mallrash (veshmbathje) për të cilat kjo shtetase nuk dispononte faturë tatimore të blerjes së tyre.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetësia K.V., i paguante me para kesh në dorë shumën prej 5000 lekë të rinj në muaj shtetasit A.M (ekonomist) me qëllim që ky i fundit të mbyllte veprimet e tjera në organet tatimore.
Kjo lloj pagese është kryer për rreth 4 vite me radhe në mënyrë ilegale, pa lidhur asnjë kontratë të ligjshme për kryerjen e pagesave.
Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale ''Fshehja e të ardhurave'' dhe ''Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë'', parashikuar nga nenet 180 dhe 178 të Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Lezhë
Sekuestrohen 9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, një peshore elektronike , si dhe pajisje të tjera që përdoren për paketim të lëndës narkotike
Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre
Më datë 10.07.2017, në vijim të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të autorëve, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore , u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:
M.Z , 49 vjeç, banues në Lezhë
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientët e banesës së tij , iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva e paketuar në 8 pako , gati për shitje.
Gjithashtu në banesë iu gjetën dhe sekuestruan një peshore elektronike, si dhe materiale të tjera që shërbejnë për paketimin e lëndës narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike " parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Kallëzimi i rremë”, më datë 10.07.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin J.P vjeç 27, banues ne fshatin Tresh. Nenet 143/2 e 305 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Kurbin
Me datë 10.07.2017, rreth orës 17:45 , është marrë njoftim se në dalje të qytetit Laç, në vendin e quajtur " Gurra" ka ndodhur një aksident automobilistik.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip Benz me drejtues shtetasin E.R , 32 vjeç banues në Laç, me mjetin motor me drejtues shtetasin Sh.L. 67 vjeç dhe pasagjer në motorr shtetasi Sh.L. 55 vjeç , të dy banues në Kurbin.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit si dhe është dëmtuar në gjëndje të rëndë pasagjeri i cili është dërguar në spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë mjekësore , ku dhe ka ndërruar jetë më pas.
Drejtuesi i mjetit Benz, shtetasi E.R , u arrestua në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D, vjeç 26, banues në Shkodër, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dërgutit”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin E.H vjeç 23, banues në Shkodër, me lejedrejtimi, pasi dyshohet se  në fshatin Hot i Ri, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka goditur mjetin tip “Volkswagen” të drejtuar nga shtetasi S.B, vjeç 28 banues  në Shkodër, me leje drejtimi, per pasojë janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit dhe pasagjerët, S.I, F.D dhe G.P vjeç 24, 23 dhe 24, të cilët, pas mjekimit në spital janë larguar në banesa. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 10.07.2017, u ndalua shtetasi kosovar i shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht:
Z.Y, 29 vjeç, banues në Podujeve, Kosovë.
Ndalimi i tij u bë pasi, gjatë regjistrimit në sistem rezultoi "shtetas i shpallur në kërkim kombëtar".
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës me vendim penal nr.84, datë 14.06.2016, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale " Kontrabanda me mallra të tjera", parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal.
Ky shtetas ju dorëzua D.V.P. Kukës, për veprime të mëtejshme.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Pogradec
Seksioni për krimet e rënda
Pogradec
Policia ndërhyn në kohë dhe parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive të dobëta.
Tenton të vrasë me thikë një shtetas, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
M.XH, 24 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 10.07.2017, në rrugën nacionale Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Gështenjas, ky shtetas për motive të dobëta, ka goditur në pjesën e krahut me thikë, duke tentuar të vrasë shtetasin F.M, 28 vjeç, banues në Korçë. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi shtetasit e mësipërm, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, si pasojë e përplasjes me dëme materiale, të dy automjeteve konkretisht njëri me drejtues shtetasin F.M dhe tjetri me drejtues babain e shtetasit M.XH, në rrugën nacionale Pogradec - Korçë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet  i mprehtë (thikë).
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 76 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasit O.D dhe H.V, vjeç 24 e 22, banues në Gjirokastër e Sarandë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 4, nga kontrolli fizik, ju gjet përkatësisht, një thikë dhe 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 279 e 283 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen S.ZH, vjeç 61, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasen F.ZH, vjeç 73, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, në rrugën “George W. Bush”, shtetasit H.I, vjeç 17, banues në Tiranë, i kanë vjedhur biçikletën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.


Tiranë
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Më datë 10.07.2017, shërbimet e policisë kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale të " Vjedhjes së Energjisë elektrike " shtetasit :
K. T., 77 vjeç, banues në Tiranë.
Y. K., 31 vjeç, banues në Kakunjë, Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë i mundur pasi në banesë janë konstatuar nga punonjësit e OSHEE lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Vazhdon puna për goditjen e paligjshmërisë dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të veprave penale.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases K.K, më datë 10.07.2017, u gjet dhe dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 10.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm, për shtetasen E.H, vjeç 22, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi, D.K, vjeç 23, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për (vëllezërit) shtetasit E.S e S.S, vjeç 35  e 51 banues në Greqi e fshatin Kakunj, pasi dyshohet se në banesë S.S, ka ndihmuar E.S për të kryer punime pa leje. Punohet për kapjen e E.S. Neni 199/b i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes të menjëhershëm, për shtetasen A.B, vjeç 32, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti B.M, vjeç 20, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.D, vjeç 51, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2013, në rrugën "Abedin Rexha", i ka shitur një banesë, shtetasit E.M, vjeç 42, banues në Tiranë dhe nuk e ka liruar banesën. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 08.07.2017, u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shtetasi E.M, vjeç 34, banues në Tiranë, punonjës në nje kompani private, i cili në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke lëvizur me vinç një kioskë, është rrëzuar nga një pemë dhe ka rënë në trotuar. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për ngjarje aksidentale.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit F.S, vjeç 39, pasi dyshohet se në rrugën “Grigor Heba”, ka vjedhur dyqanin e shtetases M.DH, vjeç 59, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.


Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit G.S dhe E.M vjeç 38 e 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Irfan Tomini”, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, shtetases I.M, vjeç 67, banuese në Tiranë, i kanë vjedhur varsen e floririt. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm, për shtetasen A.C vjeç 43, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se djemtë (binjak), A.C dhe E.C, vjeç 19 e 19, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm, për shtetasen N.T, vjeç 34, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish bashkëjetuesi F.SH, vjeç 23 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm, për shtetasen A.B, vjeç 53, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti E.B, vjeç 56 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.XH, P.M dhe L.M, vjeç 40, 59 e 58, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 07.07.2017, A.XH (pronar firme) kallëzon se në rrugën “Mihal Duri”, me vetëgjyqësi, P.M dhe L.M, nuk e kanë lejuar të kryej punime (në sheshin e ndërtimit të miratuar nga Bashkia), me pretendimin se është pronë e tyre. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.H, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Asim Vokshi”, në lokal, ka goditur me grusht pronarin e lokalit, shtetasin E.Z, vjeç 29, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 11.07.2017, u ndalua shtetasi A.S, vjeç 33, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi autor i disa ngjarjeve të tjera të mëparshme. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.P, vjeç 40, banues në Durrës, me profesion shofer, pasi dyshohet se në Kamzë, duke drejtuar mjetin kamion të tonazhit të rëndë, ka dëmtuar kabullin elektrik. Neni 156 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 10.07.2017, u plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen S.A, vjeç 28, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti K.A, vjeç 34 , ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.07.2017, u plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.SH, vjeç 48, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nusja e djalit, shtetësia XH.M, vjeç 29, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit B.A, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesën në  fshatin Ndroq, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Z.A, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesën në fshatin Ndroq, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Teodor Keko”, tek nje lokal, ka goditur me grusht shtetasin N.SH, vjeç 22, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.B, vjeç 32, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses, shtetases D.S, vjeç 23, duke shkelur urdhrin e mbrojtjes të dhëna nga Gjykata. Punohet për kapjen e B.B.Nenet 130/a dhe 321 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 10.07.2017, gjatë natës, në fshatin Domje, në oborrin e banesës së shtetasit R.A, vjeç 67, i kanë vjedhur një kompresor ajri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.B dhe B.B, vjeç 37 e 41, banues në Vorë e Laknas, pasi dyshohet se në fshatin Domje, në banesë A.B u kap duke kryer punime pa leje, kurse B.B, ka ndihmuar për të kryer këto punime. Punohet për kapjen e B.B. Nenet 199/a e 199/b të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin B.R, vjeç 38, banues në Kavajë, pasi dyshohet se u konstatua duke bërë punime në banesë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 11.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.GJ, vjeç 22, banues në Kamzë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua një çelës i mjetit tip “BMW”. Nga veprimet e kryera rezultoi autor i ngjarjes. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin F.XH, vjeç 31, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj  bashkëshortes M.XH, vjeç 29, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, në qytet, duke punuar (bojaxhi), aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët, shtetasi M.M, vjeç 32 banues në Kavajë, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 10.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen SH.I, vjeç 50, pasi dyshohet se bashkëshorti B.I vjeç 53, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike  ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa  ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.10.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.B vjeç 64 dyshohet se i biri E.B, vjeç 44 , ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.07.2017, në lagjen nr. 13, ka rënë zjarr në lokalin e shtetasit A.I, 66, ku janë djegur tre frigorifer. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë amortizimi i rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Më datë 10.07.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 13, kanë vjedhur nje sasi lekesh ne nje lokal. të shtetasit B.R, vjeç 56. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin A.Z, vjeç 43, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshortja, S.Z, vjeç 41, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.A vjeç 74, banues në Durrës, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e A.A. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Oficerët e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës arrestuan në flagrancë
shtetasit:
P.C 39 vjeç , banues në Arapaj, Durrës;
R.B 25 vjeç, banues në Arapaj, Durrës.
Më datë 10.07.2017 rreth orës 17:30,ne lagjen Nr.11 Durrës, në vendin e
Quajtur “Sheshi Pranvera”, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin I. M.
36 vjeç, banues në Durrës.
Në momentin kur kanë nderhyrë punonjësit e policisë, shtetasit e arrestuar i
kanë kundërshtuar, fyer dhe përdorur dhunë ndaj uniformave blu.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të
mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit
publik” parashikuar në nenin 236/2 të Kodit Penal.

Më datë 11.07.2017, ora 04:00 ka bërë kallëzim shtetësia E. C. 54 vjeçe, banuese
në Durrës, infermiere pranë Qëndrës së Zhvillimit Rezidencial Durrës, pasi është
larguar nga Instuticioni shtetasi me iniciale E.Xh .13 vjeç, banues në Durrës.
Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të
mëtejshme.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin R.V, vjeç 62, banues në fshatin Nikël, pasi dyshohet se në Nikël, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/1 Kodit Penal.

Krujë, më 11.07.2017.
Vijon kontrolli i territorit me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Asgjesohen 300 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Procedohet penalisht Kryeplaku i fshatit Picrrakë.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast.
Më datë 10.07.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu, në fshatin Picrrakë, Bashkia Krujë, u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 300 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Ka filluar procedimi penal në ngarkim të shtetasit:
A.H. 27 vjeç, Kryeplak i fshatit Picrrakë.
Vijon puna për zbulimin e autorëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale" Kultivimi i bimëve narkotike"dhe" Moskallëzimi i krimit" parashikuar në nenet 284 dhe 300 të Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin A.L, vjeç 42, banues në fshatin Arrameras, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka pushtuar 5 e 3 dynym tokë bujqësore, të shtetasve SH.B e B.B, vjeç 50, e 32, banues në Arrameras. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin J.M vjeç 26 banues në fshatin Mazhë e Vogël, pasi dyshohet se më datë 08.07.2017, me anë të telefonit ka fyer e kanosur shtetasin F.T, vjeç 31 banues në Kashar Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 10.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen D.GJ, vjeç 34, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se bashkëshorti  A.GJ vjeç 32, me në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikollogjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare

Më datë 10.07.2017, u arrestua  në flagrancë shtetasi  V.T, vjeç 50, banues në Elbasan, me leje drejtimi,  pasi më datë 09.07.2017, në lagjen “Skënderbej”, duke drejtuar në gjendje të dehur fugonin tip “Ford” nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë. Nenet 242 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, gjatë natës, në fshatin Gjergjan, pranë banesës, shtetasit K.Q, vjeç 67 kanë tentuar ti vjedhin mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin  SH.SH, vjeç 72 banues në lagjen “Emin Matraxhiu”, pasi dyshohet se punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar rilidhje të energjisë elektrike, në banesë. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin N.P, vjeç 47, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “5 Maj”, në banesë nga specialistët e OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan,  për shtetasit G.I dhe S.A, vjeç 49 e 54, banues në Elbasan, pasi dyshohet se  më datë 10.07.2017 në lagjen “Emin Matraxhiu”, kanë goditur me grusht njeri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin A.B, vjeç 47, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në banesë, djali, A.B, vjeç 23, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 10.07.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 2 pranë banesës, shtetasit I.B, vjeç 54, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit Y.GJ e K.GJ, vjeç 51 e 18, banues në fshatin Seferan, Belsh, pasi dyshohet se në këtë fshat, kanë kanosur me fjalë e goditur me sende të forta, shtetasin A.K, vjeç 26, banues në Seferan. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin P.Ç, vjeç 65 banues në fshatin Karinë, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Korçë
Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor në Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në
flagrancë të shtetasit :
G.K, 24 vjeç, banues në Goskovë–Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 10.07.2017, ky shtetas është kapur në qytetin e Korçës,
duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Drejtimi i
automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin V.K vjeç 63, banues në fshatin Arrëz, pasi dyshohet se në kasolle, iu gjetën e bllokuan me cilësinë e provës 3 granata pa leje. Neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.B, vjeç 53, banues në Bilisht, pasi dyshohet se në Bilisht, në punishte duke punuar është dëmtuar shtetasi S.A, vjeç 50, banues në Bilisht, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 289 i Kodit Penal.

Devoll
Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale: “Përndjekja”.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen dhe
arrestimin në flagrancë të shtetasit :
G.A 43 vjeç, banues në fshatin Baban–Devoll.
Arrestimi i tij u bë pas, kallëzimit të bërë nga shtetasja G.M, 30 vjeçe, banuese në Bilisht,
e cila ka kallëzuar se ky shtetas duke patur si qëllim krijimin e një lidhjeje me këtë të
fundit, e ka përndjekur (nëpërmjet telefonit) në mënyrë të përsëritur 30 vjeçaren.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale:
“Përndjekja” parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 10.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.M vjeç 40, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes V.M, vjeç 34. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin H.A, vjeç 49, banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 09.07.2017, te Stadiumi “Tomori”, ka plagosur lehtë me mjete të forta shtetasit D.A, i dënuar më parë e E.A, vjeç 31 e 44, banues në Berat. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, në fshatin Bardhaj i Ri, në banesë është vetëhelmuar me fotoksinë, shtetësia M.S, vjeç 40,  e cila vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për hetime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin B.M, vjeç 48, banuese në fshatin Salcë, Kozare, pasi dyshohet se shtetasi I.M, vjeç 56, banues në Salcë Kozare, ka bërë kallëzim se ka pushtuar tokën, duke vendosur një barake për shfrytëzim sezonal, pa leje. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 10.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen B.R, vjeç 48, banuese në Fier, pasi dyshohet se bashkëshorti LL.R, vjeç 57, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet  i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Fier, Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.07.2017,  u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasin I.H, vjeç 63, pasi dyshohet se djali S.H, vjeç 35, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. Materialet  i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin E.H, vjeç 33, pasi dyshohet se djali i xhaxhait të bashkëshortes A.B, vjeç 45 banues në Fier, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet  i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasit M.S e XH.S, vjeç 29 e 27, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në banesë, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj njeri tjetrit. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin K.Ç, vjeç 30, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në Karbunarë, ka thyer xhamat e dritareve të banesës (xhaxhait) shtetasit A.Ç, vjeç 61. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, për vlerësim, për shtetasin N.G vjeç 26, banues në fshatin Tomorr, Berat, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në Karbunarë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin V.Ç, vjeç 80, banues në Karbunarë, i cili lëvizte me biçikletë  dhe pas mjekimit në spital u largua në banesë.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 10.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasin R.S, vjeç 77, banues në Divjakë, pasi dyshohet se djali LL.S, vjeç 53, banues në Divjakë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. Materialet  i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D  vjeç 36, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes F.D, vjeç 30. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 10.07.2017, shtetasit R.K dhe S.V,  vjeç 24 dhe 28, banues në Vlorë, kallëzojnë se më datë 06.07.2017, në lagjen ‘’1 Maji’’, janë goditur me mjete të forta nga persona të  panjohur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve Neni 89 Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan  materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin Q.A, vjeç 48, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 07.07.2017, i ka vjedhur 1  celular “Iphon 6”,  shtetasit A.XH, vjeç  64, banues në Vlorë. Neni 134  Kodit Penal. 

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.B dhe G.P, vjeç 44 e 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 10.07.2017, në Dhërmi, te nje lokal, kanë prishur rendin e qetësinë publike, duke zhvilluar koncert jashtë orarit të lejuar dhe kanë kërcënuar shtetasin A.C, vjeç 24 banues në Lukovë. Neni, 274 Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “29 Nëntori”, parkuar para banesës, është djegur mjeti tip “Misubish Pajero”, i shtetasit SH.S, vjeç 57, të cilin para një viti e ka hequr nga përdorimi. Neni 151 i Kodit Penal.

Vlorë
Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Policia asgjëson 100 bimë narkotike në fshatin Drashovicë.
Arrestohet në flagrancë shtetasi:
A.N, 51 vjeç, banues në fshatin Drashovicë.
Policia e Vlorës, në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Drashovicë, ka konstatuar të kultivuara 100 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva pranë vendit të quajtur "Kumë e madhe" në tokë të hapur rishtas.
Nga hetimet e deri tanishme, shërbimet kanë zbuluar se autori i dyshuar në lidhje me kultivimin e tyre është shtetasi A.N.
Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij në flagrancë si dhe referimin e çështjes në Prokurori në ngarkim të tij, si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, në lagjen “11 Janari“, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S.H, vjeç 49, ku kanë marrë nje sasi eurosh dhe lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, A.R, vjeç 25, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, A.Z, vjeç 32, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përndjekja”. Neni 121/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.07.2017, gjatë natës, në fshatin Dhërmi, është tentuar të vidhet lokali i shtetasit Z.D, vjeç 56. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 09.07.2017, në Ksamil, u konstatua e ndërtuar një  platformë betoni. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 199/a Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin S.I, vjeç 30, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka shkelur urdhrin  e mbrojtjes, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, duke shkuar në banesën e babait, shtetasit B.I vjeç 67. Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 09.07.2017, shtetasi M.R vjeç 23, kallëzon se i është larguar nga banesa bashkëshortja O.R, vjeç 23. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për shtetasin K.DH, vjeç 28, banues në fshatin Zervat,  pasi dyshohet se më datë 09.07.2017, në fshatin Kakavijë, ka goditur me mjete të forta,  xhamin e mjetit tip “Toyota” të shtetasit A.X, vjeç  66, banues në fshatin Jogucat. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Memaliaj.
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim.
Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim
A.R, 55 vjeç, banues në fshatin Lulëzim,Memaliaj.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi :
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi këtij shtetasi në datën 19.07.2016, në fshatin Krahës, bashkia Memaliaj i janë gjetur të kultivuara 1300 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.

Më datë 09.07.2017, mbi qytetin e Tepelenës, në vendin e quajtur “Pallçi”,  ka rënë zjarr dhe janë djegur shkurre e pisha në një sipërfaqe 3 ha. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Materialet u referuan  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.  Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Në vijim të komunikatës datë 26.06.2017 që bën fjalë për vetëhelmimin me pesticid të shtetasit D.M, më datë 08.07.2017, në spital, ka humbur jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Përmet. Neni 99  i  Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin S.L, vjeç 55, pasi dyshohet se më datë 09.07.2017, në Mokricë, ka goditur me sende të forta shtetasin E.D, vjeç 15, banues në Mokricë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 10.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.M vjeç 28, pasi dyshohet se bashkëshorti K.M, vjeç 33, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Lezhë, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. 

Më datë 10.07.2017, shtetasi GJ.N, vjeç 52, banues në lagjen “Besëlidhja”, kallëzon se gjatë natës, i kanë vjedhur mjeti tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen R.M, vjeç 37 banuese në Lezhë, pasi dyshohet se kunati, shtetasi S.B, vjeç 49 banues në Lezhë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Lezhë
Informacion paraprak
Me datë 11.07.2017, rreth orës 05:15 është marrë njoftim se në fshatin Kalivaç në Lezhë , persona akoma të paidentifikuar , kanë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A.Gj. 47 vjeç.
Në vendngjarje menjëherë ka mbërritur grupi hetimor, që po kryen të gjitha veprimet hetimore e proceduriale për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Po bëhet krehja e zones si dhe janë ngritur pika kontrolli.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave e motiveve të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 10.07.2017, shtetasja R.T, vjeç 42, banuese në Rrëshen, kallëzon se më datë 08.07.2017, e kanë kanosur nëpërmjet telefonit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Nenet 84 e 257 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 10.07.2017, në vendin e quajtur kodra e lagjes “Tepe”, ka rënë një zjarr në një sipërfaqe 5 dynym, ku janë djegur bar dhe shkurre. Punohet për identifikimin dhe
kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

Më datë 10.07.2017, në fshatin Bardhaj, në afërsi të ish repartit ushtarak, ka rënë një zjarr në një sipërfaqe 1 hektar, ku janë djegur bar dhe shkurre. Punohet për identifikimin
dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

Më datë 10.07.2017, shtetasja R.H, vjeç 49, banuese në Shkodër, ka bërë kallëzim se, ish bashkëshorti i vajzës shtetasi A.S vjeç 30 banues në Shkodër i ka marrë mbesën, pa të drejtë prindërore. Neni 127 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.M vjeç 46 banues në fshatin Mushan, pasi dyshohet se në fshatin Pulaj, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin D.R, vjeç 23 banues në fshatin Bushat, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin F.Z, vjeç 48, banues në fshatin Barbullush, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasit  P.M, K.M, P.M, N.M, N.M e M.M, vjeç 50, 36, 58, 68, 70 e 65, banues në fshatin Duzhnez, pasi dyshohet se më datë 09.07.2017, me vetëgjyqësi e në bashkëpunim, kanë dëmtuar tuba plastik të cilët furnizonin me ujë vaditës një lagje të fshatit. Nenet 150 e 277 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin F.D, vjeç 30, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj motrës, shtetases L.D, vjeç 27. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin M.S, vjeç 18, banues në Kukës, pasi dyshohet se në qytet, duke drejtuar mjetin tip “Benz” pa leje drejtimi, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për shoqërim. Punohet për kapjen e M.S. Nenet 242 e 291 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasen XH.P, vjeç 61, banues në lagjen “Sylejman Vokshi”,pasi dyshohet se ka aplikuar për t’u pajisur me pasaportë biometrike me të dhënat personale të falsifikuara. Neni 189/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, në territorin e bashkisë Tropojë, njësia Administrative Fshat, në vendin e quajtur “Lugu i Zi” poshtë Qafës Milisë, ambient i pyllëzuar, pronë publike, territor i Komisariatit Policisë Tropojë, në një parcelë gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë kufirit Tropojë, u gjetën të kultivuara 72 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 5 bimë, të tjerat u asgjësuan. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, më datë 10.07.2017, u kap dhe referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin në kërkim S.P vjeç 53, banues në fshatin Lugjej, kryeplak i fshatit. Neni 248 i Kodit Penal.

Dibër.
Policia e Dibrës zbardh ngjarjen, e ndodhur më datë 10.07.2017, ndodhur në
Maqellarë me disa shtetas maqedonas.
Policia, identifikon dhe shpall në kërkim të riun nga Dibra i cili i mori 100 euro me
forcë shtetasit maqedonas.
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, dhe po punohet për kapjen
e shtetasit :
S.E, 31 vjeç, banues në Dibër.(Vepra penale “Vjedhje”), pasi :
Më datë 10.07.2017, në vendin e quajtur “Rrethrotullim-Maqellarë” dyshohet se i ka marë
100 euro, shtetasit maqedonas M.D, 43 vjeç, banues në Prilep Maqedoni, i cili ka qenë
duke udhëtuar nga Durrësi për në P.K.K. Blladë, me mjetin e tij, së bashku me motrën
B.K, dhe xhaxhain e tij.
Sipas hetimeve paraprake rezulon se shtetasit maqedonas M.D, i është prishur automjeti
dhe nëpërmjet një shtetasi tjetër maqedonas (shok i tij), i ka kërkuar ndihmë shtetasit S.E,
për të riparuar automjetin.
Pas riparimit të automjetit janë nisur në drejtim të P.K.K Bllatë, ku më pas dyshohet se
shtetasi S.E, ka zbritur nga automjeti i tij dhe i ka kërkuar shtetasit maqedonas M.D, 100
euro, në këmbim të shërbimit që i bëri automjetit të tij.
Shtetasi maqedonas nuk ka qenë dakord për shumën, por më pas shtetasi M.D, ia ka
dhënë shumën që i ka kërkur shtetasi S.E.
Lidhur me pretendimin e shtetases maqedonase B.K, se shtetasi S.E, ka tentuar të kryejë
marrdhënie seksuale me dhunë, ajo ka deklaruar se ka hequr dorë nga kjo vepër, duke u
bazuar në nenin 284 të Kodit të Proçedurës Penale.
Nga ana jonë janë kryer veprimet e para proceduriale dhe po punohet për kapjen e
shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të
ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin S.K vjeç 57, banues në fshatin Kastriot, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më date 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin F.K, vjeç 43, banues në fshatin Kastriot, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin B.B, vjeç 70, banues në fshatin Zall Sopot, pasi dyshohet se , në afërsi të banesës, ka goditur me sende të forta, shtetasen L.B, vjeç 60, banuese në këtë fshat. Neni 90 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 10.07.2017, në PKK Port u  kap shtetasi në kërkim M.O, vjeç 25, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pasi dyshohet se më datë 07.07.2017, në Port në hyrje, u bllokua me cilësinë e provës materiale mjeti tip “Rang Rover Sport”, i cili rezulton i vjedhur në Itali. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 141/a i Kodit Penal.

Port- Durrës.
Tenton të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare.
Në brendësi të pashaportës vendos 100 €, në mungesë të një vize për të kaluar në shtetin Italian.
Arrestohet në flagrancë shtetasi turk.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës ndaluan shtetasin:
M.D 32 vjeç, banues në Turqi.
M.D më datë 11.07.2017, pasi është paraqitur në S.P.K.M. Durrës për të udhëtur në Itali me tragetin e linjës Bari – Durrës, në momentin e dhënies së pasaportës kontrollorit, ka tentuar ta korruptojë duke vendosur në brendësi të pashaportës shumën prej 100 €.
Shtetasi I mësipërm nuk kishte vizë për të kaluar në shtetin Italian.
Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës është e vendosur të luftojë korrupsionin dhe nuk bëhet palë me të.
Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” parashikuar në nenet 244 dhe 297 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin P.D, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në SPKM Kakavijë, ju bllokua mjeti tip “Mazda 6”, i cili rezulton i vjedhur në Greqi. Neni 141/a i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 10.07.2017, në SPKM Morinë, u kap shtetësia në kërkim A.H, vjeç 19, banuese në Kuçovë, për largim nga banesa.

Më datë 09.07.2017, në territorin e bashkisë Tropojë, njësia administrative Fshat, në vendin e quajtur Lugu i Zi, poshtë Qafës Milisë, pronë publike, ambient i hapur, territor i SPKM Tropojë, në një parcelë 300 m², u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 70 fidanë bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...