Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit. 11.07.2017

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve. Stema Policia
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 27 personave.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 3 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 5 persona për narkotikët dhe krimin ekonomik e financiar. 
8 persona për Dhune ne familje, Vjedhje, OSHEE si dhe Kundershtim punonjesi te Policise.
9 persona në kërkim.
1 person i arrestuar per vepren penale “Tentative vrasje”
1 person per vepren penale “Perndjekja”.
Janë sekuestruar rreth 9 kg lende narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 3 granata si dhe 2 arme te ftohta ( thike).
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 71 persona.
Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...