Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet ne 24 oret e fundit 04 MAJ 2017

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA 1Drejtoria PPSH.1

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 02.05.2017, u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar G.G, vjeç 38, banues në Koplik, pasi autoritetet gjyqësore Italiane me vendimin datë 18.04.2016, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatat kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Më datë 03.05.2017,  u ndalua shtetasi në kërkim I.P, vjeç 30, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Sh, vjeç 42, banues në Greqi, pasi dyshohet se i ka shitur shtetasit K.B, vjeç 32, banues në Tiranë, mjetin tip “Smart”, i cili rezulton i vjedhur në Greqi. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.D, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh, shtetasit, A.K, vjeç 43. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh.B, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në kryqëzimin e rrugëve “Muzakët” dhe “Eshref Frashëri”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motorin tip “Dayang”, me drejtues shtetasin G.K, vjeç 37, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.V, vjeç 31, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi, në rrugën “Butrinti”, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin E.V, vjeç 42, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.P, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te “21 Dhjetori”, duke drejtuar motorrin, për shkak të detyrës, ka ofenduar, punonjësin e policisë. Neni 239 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen K.Ç, vjeç 21, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 15:50, në autostradën Tiranë-Durrës, duke drejtuar, mjetin tip “Ford”, është përplasur me muret anësore të rrugës, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për narkotikët

Më datë 03.05.2017, u kap shtetasi në kërkim F.L, vjeç 42, banues në Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës, ka ndryshuar masës së sigurimit nga “Arrest shtëpie”, në “Arrest në burg”. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës po punojnë për identifkimin dhe kapjen e autorëve, pasi:

Më datë 03.05.2017, në vijim të kontrolleve të ushtruara nga Shërbimet Bregdetare,  në vendin e quajtur “Kepi i Palit”, në breg të detit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

74 pako të mbështjella me celefon të tejdukshëm me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, me peshë 115 kg e 900 gr.

Grupi hetimor vijon punën për zbulimin e origjinës së lëndës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" parashikuar në nenin 283/a  të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 03.05.2017, iu referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit A.H, vjeç 47, banues në  Tepelenë, pasi, shtetasi D.K, vjeç 43, banues në Durrës, ka bërë kallëzim se më datë 20.04.2017, në Durrës, i ka marrë me qera automjetin tip “Volkswagen”, dhe nuk ia ka kthyer. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Sh.M, vjeç 49, banues në Durrës, pasi dyshohet se, rreth orës 13:15, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të fshatit Shenavlash, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin e ka rënë në kanal, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit A.C dhe A.S, vjeç 56 e 27, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.Sh, vjeç 20, banues në fshatin Shkafane, pasi, në fshatin Perlat, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin B.B, vjeç 25, banues në Durrës, pasi dyshohet se, rreth orës 18:30, në rrugën nacionale, në fshatin Dvoran, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, të drejtuar nga shtetasi S.M, vjeç 38, banues në Francë, për pasojë është dëmtuar shtetasi B.B, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin M.B, vjeç 01.01.1961, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se rreth orës 11:30, në rrugën Ura Vajgurore-Kuçovë, tek “Meteori”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip Ford”, me drejtues shtetasin D.Xh, vjeç 22, banues në Ura Vajgurore, ku janë dëmtuar pasagjeret e mjetit tip “Ford”, shtetasetE.Xh dhe B .Xh, vjeç  31 e 40, të cilat ndodhenspital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.Xh, vjeç 49, banues në Berat, pasi, përpara një banke, u kap duke drejtuar nën efektin e alkoolit mjetin tip “Benz” . Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin E.H, vjeç 22, banues në Gjorm, Kurbin, pasi dyshohet se, rreth orës 20:30, në fshatin Pllan, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri shtetasi B.B, vjeç 26, banues në Gjorm, Kurbin, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 03.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.D, vjeç 62, banues në Shkodër, pasi, në lagjen “Salo Halili”, është kapur me paketa cigare pa pullë fiskale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 178/2 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.K, vjeç 18, banues në fshatin Dobraç, pasi, në aksin rrugor Velipojë–Shkodër, në fshatin Baks, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Renault”, është përplasur me mjetet tip “Motokarro e Fiat”, të drejtuar nga shtetasit A.K e P.F, vjeç 32 e 59, banues në fshatin Bushat e Shkodër, për pasojë është dëmtuar pasagjerja shtetasja S.J, vjeç 18, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 03.05.2017,u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër,për shtetasin L.C, banues në Bulqizë,pasi dyshohet se, ka paraqitur të dhëna të rreme duke përfituar pension në mënyrë të padrejtë.Neni 145 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017,u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër,për shtetasin S.T, banues në Bulqizë,pasi dyshohet se, ka paraqitur të dhëna të rreme duke përfituar pension në mënyrë të padrejtë.Neni 145 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017,u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër,për shtetasin A.K, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se në, ka paraqitur të dhëna të rreme duke përfituar pension në mënyrë të padrejtë.Neni 145 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kurbin

Seksioni për krimet e rënda

Më datë 03.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.T, 75 vjeç,  banues në Zhejë Kurbin pasi, në oborrin e banesës së tyre, ka vrarë për motive të dobëta pas një konflikti verbal të çastit, duke e goditur me levë, bashkëshorten e djalit të tij, shtetasen V.T. 41 vjeç,  duke e lënë të vdekur dhe është larguar ku më pas është kapur në flagrancë nga forcat e policisë.

 Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua leva e hekurit. Materialet i referohen Prokurorisë  Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare “parashikuar nga  neni 79/c i Kodit Penal.

Komisariati Policisë Tropojë

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin D.P, banues në fshatin Shëngjergj, pasi dyshohet se ka falsifikuar aktet e gjendjes civile dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore, duke përfituar padrejtësisht pension. Nenet 145 e 191 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasit E.K e P.Q, vjeç 30 e 31, banues në Bajram-Curri e Sopot, pasi dyshohet se, në lagjen “28 Gushti”, nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit, u konstatua se ushtronin aktivitet të kundërligjshëm, të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale, u bllokuan 3 pajisje elektronike pa dokumentacion. Neni 197 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 02.05.2017, u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin Y.K, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshortja, shtetasja M.K, vjeç 32, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largimin nga azili i pleqve, të shtetasit G.Ll, më datë 03.05.2017, u paraqit në komisariat dhe deklaroi se është larguar, për të takuar familjarët. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.L, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, më datë 02.05.2017, te Liqeni i Thatë, ka kanosur me fjalë, shtetasin D.G, vjeç 60, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.D, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, para 3 vjetësh, me anë të mashtrimit, i ka marrë mjetin tip “Fiat”, shtetasit E.B, vjeç 34, banues në Tiranë.  Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.V, vjeç 58, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Mihal Grameno”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë ka dhunuar babain shtetasin, Z.K, vjeç 59. Neni 130 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Gramos Pashko”, ka goditur me grusht, shtetasin L.H, vjeç 38, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, në një shkollë, shtetasi i mitur M.Ç, vjeç 13, banues në Tiranë, ka prishur qetësinë duke thyer vazot me lule. Neni 274 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.A, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Bill Kliton”, ka goditur me sende të forta, shtetasin e miturin P.L, vjeç 14, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin C.I, vjeç 63, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 12:30, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, tek një agjensi, ju gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një thikë, me të cilën kërcënonte se do vriste veten nëse nuk i kthehen pronat, duke prishur qetësinë publike. Nenet 279 e 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.H, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, tek “Shinat e Trenit”, pranë një  karburanti, iu gjet e sekuestrua, me cilësinë e provës materiale, një thikë pa leje. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M, vjeç 50, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se, gjatë natës, në rrugën “Gjon Kastrioti”, ka vjedhur banesën e shtetasit I.T, vjeç 63, ku ka marrë një sasi lekësh. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u arrestua shtetasi A.Gj, 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi është konstatuar duke bërë vepra të turpshme në ambjent të hapur në afërsi të rrugës së Barrikadave. Neni 108 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen D.N, vjeç 21, banuese në Rrëshen, pasi dyshohet se, tek bulevardi “Zogu i Parë”, tek një  filial banke të nivelit të dytë i ka vjedhur një sasi lekësh shtetases A.M, vjeç 21, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 03.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L.P, vjeç 23, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se vëllai, shtetasi F.P, vjeç 27, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘’Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare’’.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.L, vjeç 64, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Linzë, ka ndërhyrë në tubacionin e ujësjellësit. Punohet për kapjen e shtetasit B.L. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.K, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Zana Flloqi”, në banesë, është konstatuar duke bërë ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit L.P e F.P, vjeç  23 e 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën ‘’Selaudin Zorba’’, në banesë, kanë goditur me sende të forta njëri tjetrin. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 03.05.2017, në fshatin Çerkezë, te një lokal, shtetasit A.K, vjeç 44, banues në fshatin Çerkezë, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 03.05.2017,u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.S, vjeç 43, banues në fshatin Gerbllesh, pasi dyshohet se në banesë, ka kryer një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.C, banues në fshatin Shesh, pasi dyshohet se në banesë, ka kryer një objekt pa leje. 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.M, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Leonard Frroku”, duke punuar në një shtyllë elektrike, është këputur një kabull elektrik, për pasojë ka dëmtuar mjetin tip “BMV”, të shtetasit E.H, vjeç 21, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.E, vjeç 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Unazën e Re, u kap duke vjedhur në një market. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, rreth orës 23:15, në rrugën “Loni Ligori”, tek një pallat, shtetasi E.Gj, 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, tentoi të hidhej nga tarraca e pallatit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.P, banues në fshatin Bërxull, pasi dyshohet se në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë

Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Ç, vjeç 57, banues në në fshatin Thartor, pasi dyshohet se, në këtë fshat, pranë banesës ka goditur me grusht shtetasin G.H, vjeç 33. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 03.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.M, vjeç 38,banues në fshatin Hamallaj,pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Dhunafamilje”.Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit S.M, vjeç 25, banues në Durrës, pasi, shtetasi K.Zh, vjeç 27, banues në Durrës, ka bërë kallëzim se, më datë 21.05.2017, në Lagjen Nr. 3, rruga “Egnatia” i ka vjedhur telefonin celular dhe një orë dore. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për  shtetasen L.R, vjeç 39, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen Nr. 16/1, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen Gj.G, vjeç 15, banuese në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen Nr. 13, në banesën e shtetases N.L, vjeç 45, ka vjedhur një sasi lekësh, një USB dhe një bizhuteri. Neni 134 i Kodit Penal.

Më date 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.M, vjeç 35, banues në fshatin Xhafzotaj, pasi dyshohet se, në këtë fshat, në banesën e shtetasit S.Xh, vjeç 49, ka vjedhur një sasi kabulli elektrik dhe një pajisje elektro-shtëpiake. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Rr.Ç, vjeç 72, banues në Durrës, pasi dyshohet se, ka shkelur vendimin e Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen M.Ç, vjeç 55, banuese në Durrës, e cila ka qenë me urdhër mbrojtje. Neni 321i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit E.T e E.P, vjeç 23 e 25, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 15, kanë goditur me grusht njeri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 03.05.2017, rreth orës 16:45, në malin e Krujës është gjetur nga familjarët i vetëvarur në një pemë,  shtetasi R.T. 20 vjeç, banues në Krujë. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e viktimës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes" parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet  në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasit A.D e M.D, vjeç 55 e 49, banues Fushë Krujë, pasi dyshohet se, në banesë, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj njëri tjetrit. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për  shtetasin A.T, banues në Shijak, pasi dyshohet se, në Shijak, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për  shtetasin A.K, banues në  Shijak, pasi dyshohet se, në lagjen “Kodër”, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit S.Ç, vjeç 58, banues në Elbasan, pasi ka bërë kallëzim bashkëjetuesja e djalit, shtetasja V.Z, vjeç 24, se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj mbesës së tij. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes, për shtetasen B.P, vjeç 52, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se bashkëjetuesi, shtetasi A.P, vjeç 45, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.05.2017, shtetësia F.P, vjeç 53, banuese në Elbasan, ka bërë kallëzim se në lagjen “11 Nëntori”, në ambientet e një lokali, i kanë vjedhur çantën ku kishte dy celularë dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për plagosje të lehtë të shtetasit F.M, më datë 03.05.2017, u kapën shtetasit në kërkim Xh.K, F.K dhe K.K. Pas  komunikimit me Prokurorin e çështjes, do të ndiqen në gjendje të lirë. Nenet  89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 03.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen A.A, vjeç 35, pasi dyshohet se ish bashkëshorti, shtetasi J.H, vjeç 42, banues në Elbasan, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 03.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.T, vjeç 25, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, rreth orës 19:00, në lagjen Nr. 10, duke luajtur, aksidentalisht ka rënë nga shkallët e pallatit, shtetasi i mitur E.M, vjeç 7, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si ngjarje aksidentale.

Më datë 03.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.A, vjeç 39, banues në fshatin Mborje, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes D.A, vjeç 33. Neni 130/a/4  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 03.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, vjeç 40, banues në fshatin Gështenjas, pasi, në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H, vjeç 32, banues në fshatin Buçimas, pasi,  në rrugën nacionale Pogradec-Korçë, në afërsi të një karburanti, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, pa targë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin V.K, vjeç 22, banues në fshatin Çëravë, pasi dyshohet se, në fshat, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.I, vjeç 45, banues në Pogradec, pasi, në rrugën “Rinia”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 03.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.H, vjeç 31, banues në Berat, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi R.H, vjeç 36, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ‘’Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen L.Gj, vjeç 47, banuese në Berat, pasi dyshohet se, në magazinën e një firme, ju gjetën 89 fishekë të llojeve të ndryshëm, 2 krehër, 1 shpatë me këllëf në mënyrë antike dhe 1 thikë. Nenet 278/3 e 279 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin Sh.D, vjeç 66, banues në fshatin Peshtan Bregas, pasi, ka bërë kallëzim shtetasja B.D, vjeç 58, se në mënyrë të vazhdueshme, i prish gardhin ndarës midis banesave të tyre. Neni 277 i Kodit Penal.

Në bazë të Planit të Veprimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për zbulimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike, vijojnë kontrollet e pandërprera në gjithë territorin e Qarkut Fier.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në lagjen "Kryengritja e Fierit", në banesën e shtetasit E.H, u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 64 fidanë bimë narkotike të dyshuara  Cannabis Sattiva.

Në përfundim të veprimeve të para  hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-E.H, 43 vjeç, banues në lagjen "Kryengritja e Fierit, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen E.H, 36 vjeçe.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike"  parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit K.H, K.H dhe Z.T, vjeç 24, 18 e 51, banues në fshatin Çerven e Kafaraj, pasi dyshohet se, në Çerven, kanë goditur me sende të forta njëri tjetrin, për pasojë shtetasit Z.T dhe K.H, ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë 

Më datë 03.05.2017, u  ndalua shtetasi T.H, vjeç 28, banues në fshatin Bedat, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Nenet 238 e 280 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin G.S, vjeç 35, banues në fshatin Drizar, pasi dyshohet se, në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 03.05.2017, në muret e një shkolle, janë gjetur të shkruara fjalë fyese për, shtetasen M.I, vjeç 43, banuese në Vlorë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Më datë 03.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.L, vjeç 35, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi V.L, vjeç 49, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen N.Ll, vjeç 29, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se, në banesë, bashkëshorti, shtetasi J.P vjeç 32, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.C, vjeç 31, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në lagjen “28 Nëntori”, ka goditur me grusht, shtetasin F.A, vjeç 31, i cili pasi mori mjekim në spital u largua në banesë. Punohet për kapjen e shtetasit K.C. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 03.05.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 4, është vjedhur lokali i shtetasit G.A, vjeç 34, banues në Sarandë, ku i kanë marrë një televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit S.N, A.N dhe S.N, vjeç 40, 78 e 44, banues në fshatin Humelicë, pasi dyshohet se, më datën 27.03.2017, për probleme pronësie, kanë kanosur me fjalë shtetasin Z.S. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin D.A, vjeç 39, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se, në vendin e quajtur ”Votuca”, Picar, ka hedhur inerte të ndryshme në lumin e Kardhiqit duke dëmtuar shtratin e tij. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet

Më datë  02.05.2017, në fshatin Alipostivan, shtetasit B.T, vjeç 60, banues në Përmet, i kanë vjedhur 4 koshere me bletë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin B.R, vjeç 24, banues në Shëngjin, pasi dyshohet se, në Shëngjin, në dyqan ka penguar Inspektorët e Hetimit Tatimor, duke mos i lejuar të kontrollojnë për lojëra fati. Neni 235 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 03.05.2017, gjatë natës, në fshatin Shperdhet, është vjedhur banesa e shtetasit F.N, vjeç 47, banues në Mamurras, ku është marë një televizor, një gurë fresibël, një pompë uji dhe 100 ml kabull. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, rreth orës 01:50, në Laç, në lagjen Nr. 2, shtetasi A.P, 46 vjeç, sapo ka dalë nga lokali, e kanë goditur me levë dhe i kanë marrë një sasi lekësh, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Z.L, vjeç 50, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në territorin e Bashkisë Shkodër, Njësia administrative Shosh, fshati Gurrë, në pyllin e fshatit Gurrë, pronë publike, territor i Komisariatit Shkodër, në një serë të improvizuar me plasmas me përmasa 1 x 0.70 m, në vazo u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 84 fidan të dyshuar bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Nenet 300 e 284 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 03.05.2017,u arrestua në flagrancë shtetasi I.M, vjeç 41, banues në Bulqizë, pasi më datë 02.05.2017, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases D.M, vjeç 41. Neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për  shtetasin A.E, vjeç 31, banues në fshatin Gurrë e Vogël, pasi dyshohet se, në një zyrë, ka goditur me grusht, shtetasin  B.D, vjeç 53, banues në Klos. Neni 90 i Kodit Penal.

 DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas

 Interpol Tirana ekstradon nga Greqia një shtetas të dënuar për "Trafikim të lëndëve narkotike".

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi, drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar G.R, 41 vjeç, lindur në Sarandë.

Shtetasi i mësipërm, është dënuar me 7 vjet në burg, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për kryerjen e veprës penale "Trafikim i lëndëve narkotike”,  parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal Shqipëtar.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athinën/Greqi realizoi arrestimin provizor dhe ekstradimin drejt vendit tonë të shtetasit në kërkim G.R.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë

Më datë 03.05.2017,u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin I.Sh, vjeç 46, banues në Tiranë, i deportuar nga Maqedonia, pasi dyshohet se, në P.K.K Qafë Thanë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës një pasaportë e falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër

Më datë 03.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V.N, vjeç 26, banues në Rrushbull, Durrës, i deportuar nga Greqia në P.K.K. Kakavije, pasi dyshohet se më datë 10.02.2017, në Qafë Botë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i  Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Shkodër

Më datë  03.05.2017, u referuan materialet nëProkurorinëe Rrethit GjyqësorShkodër,për shtetasin K.N, vjeç 23, banues në Kam, pasi dyshohet se, më datë 01.12.2016, nëpërmjet P.K.K Muriqan, ka kaluar kufirin shtetëror duke përdorurpasaportën e një shtetasi të mitur. Neni 297 i Kodit Penal.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24 orëve të fundit.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 22 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 7 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 9 persona në kërkim dhe 1 person për narkotikët.

1 person për krime ndaj personit dhe 1 person për vepra të turpshme.
Janë kapur 3 persona për vjedhje dhe dhunë në familje.

Janë sekuestruar rreth 116 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva dhe 1 armë e ftohtë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 49 persona.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...