Fier, Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Përmbaruesi"

Fier, Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Përmbaruesi" fier

Arrestohet përgjegjësi i zyrës përmbarimore Fier për veprën penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Në bazë të një pune disa mujore nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, u finalizua operacioni policor i koduar "PERMBARUESI".

Si rezultat i operacionit, pas një pune të mirëorganizuar u bë i mundur arrestimi në flagrancë për veprën penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" i parashikuar nga Neni 259 i Kodit Penal, i shtetasit:

-P.I, 47 vjeç, banues në Fier, me detyrë pergjegjës i zyrës përmbarimore Fier.

Ky shtetas në abuzim me detyrën i ka kërkuar ryshfet shtetasit me iniciale G.M, me qëllim për të mos ekzekutuar një vendim gjyqësor.

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...