Masat e mara nga Policia për ndeshjen Partizani - Kuksi 5 Maj 2017

Masat e mara nga Policia për ndeshjen Partizani - Kuksi

Tiranë002

Më datë 05.05.2017, në Stadiumin “Selman Stërmasi”, do të zhvillohet ndeshja për Kampionatin Kombëtar të Futbollit, midis ekipit të Partizanit dhe atij të Kuksit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bazë të planit të masave për mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit në këtë aktivitet sportiv, njofton të gjithë sportdashësit se gjatë

hyrjes në Stadium do të jetë i nevojshëm mjeti i identifikimit dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk do të lejohen të hyjnë në stadium të pa shoqëruar nga prindërit.

Në hyrje të Stadiumit do të ketë kontrolle të imtësishme ndaj çdo shtetasi, për çakmak, çelsa si dhe sende të tjera që nuk lejohen në brendësi të Stadiumit.

Do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore si dhe bllokime të pjesëshme të disa segmeteve të tjera (momenti i kalimit të tifozerive).

Segmentet Rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 – 22:00, janë:

– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”

– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

Segmentet Rrugore ku do të ketë kufizime në lëvizje ose bllokime, nga ora 15:00 – 16:00, gjatë kalimit të tifozerisë së ekipit të "Partizanit", janë:

Nisja nga kryqëzimi i Rrugës “Muhamet Gjollesha” me Rrugën "Artan Lenja", përgjatë Rrugës "Muhamet Gjollesha", Rruga “Sulejman Delvina”, deri tek Stadiumi

“Selman Stërmasi”.

Për të gjitha ata shtetas, të cilët do të kryejnë veprime të dhunshme, do të hedhin sende në drejtim të fushës, apo do të përdorin lëndë piroteknike, si dhe çdo veprim

tjetër në cënim të mbarëvajtjes së ndeshjes, do të zbatohen sanksione ligjore.

Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të segmenteve të lartpërmendura, duke ju kërkuar evitimin e lëvizjeve me automjete në oraret e lartpërmendura.

001

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...