Tiranë, Finalizohet operacioni "Dajti"

Tiranë, Finalizohet operacioni "Dajti" (per video kliko mbi link) 05 op.dajti

Sekuestrohen pije freskuese të dyshuara të falsifikuara.

Arrestohet një shtetas, një në gjendje të lirë dhe një në kërkim

Më datë 04.05.2017, Specialistët e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin "Dajti", në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi:

- Genc Brahysa, 34 vjeç, banues në Tiranë.

U procedua në gjendje të lirë shtetasja:

- F. B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:

- E. M, banues në Tiranë, me profesion teknolog (kimist)

Për këta shtetas, nga Seksioni i Krimit Ekonomik, ishte marrë informacion se prodhonin pije freskuese pa liçensë edhe më pas i tregëtonin ato.

Në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, u ushtrua kontroll në adresën ku ishte marrë informacion se këta shtetas kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm, e më konkretisht një punishte e fshehur në ambientet e një magazine, në brendësi të të cilës u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-3 048 pije freskuese të dyshuara të falsifikuara të ambalazhuara të gatshme për tregëtim
- 1 makineri artizanale për prodhimin e pijeve
- 1 presë për stampimin e vulave të skadencës
- 8.5 kg koncentrat me afat të skaduar (produkt i dyshuar kontraband)
- 18 kg esencë (produkt i dyshuar kontraband)
- 18 kg aromatizues të ndryshëm për prodhim pijesh freskuese dhe energjike
- Etiketa të markave “Lëng pjeshke, Lëng Limoni, Lëng Pjepri dhe Pije Energjike Dajti”.

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimit i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimor, Tregëtimi dhe trasportimi i mallrave që janë kontrabandë i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Nenet 288/a, 178 - 25 të Kodit Penal.

05 op.dajti1

05 op.dajti2

05 op.dajti3

05 op.dajti4

05 op.dajti6

05 op.dajti7

05 op.dajti8

05 op.dajti9

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...