Pukë, Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Pukë, Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. 09puke

Asgjesohen 198 bimë e fidanë Cannabis Sativa.

Shpallet në kërkim një shtetas.

Procedohen penalisht në gjendje të lirë:

Kryeplaku i fshatit Karmë,

Administratori i Njësisë Administrative Luf Qerret,

Inspektori i Shërbimit Pyjorë.

Nga shërbimet e Komisariatit Pukë, në fshatin Karmë e Epërm, Njësia Administrative Luf Qerret, Bashkia Pukë, në një zonë të pyllëzuar të hapur hapur, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan në 3 parcela 88 bimë narkotike Canabis Sattiva dhe 110 kubik fidanë bimë narkotike Canabis Sattiva.

Për këtë rast u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

L. Gj, 46 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, shtetasit:

F. M, 52 vjeç, banues në fshatin Karmë, me detyrë kryeplak i fshatit Karmë,

N. F, 58 vjeç, banues në fshatin Kçirë, Njësia Administrative Luf Qerret, me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Luf Qerret,

A. D, 52 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Pukë, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, Bashkia Pukë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" e parashikuar nga neni 284, i Kodit Penal.

09puke1

09puke2

 

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...