Rinas, Interpol Tirana ekstradon nga Italia një shtetas në kërkim ndërkombëtar.

Rinas, Interpol Tirana ekstradon nga Italia një shtetas në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 22 vite burgim për veprat penale "Vrasje me paramendim, të kryer në bashkëpunim“ dhe “Armëmbajtje pa leje“ ekstradim

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano/Itali drejt vendit tonë, i shtetasit :

A.D(D), 45 vjeç , lindur në Mirditë.

Shtetasi i mësipërm është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, me vendimin nr.53, datë 23.10.2000, e ka dënuar me 22 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim , të kryer në bashkëpunim“ dhe “Armëmbajtje pa leje“ parashikuar nga nenet 78-25 dhe 278/2 të Kodit të Penal të Republikës së Shqipërisë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datën 17.08.1997 rreth orës 16.00 në fshatin Shtrezë të rrethit Mirditë, shtetasi A.D në bashkëpunim me një shtetas tjetër, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin P.D.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, (me pasaportë të falsifikuar) duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...