Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 05 maj 2017

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA 1Drejtoria PPSH.1

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Sektori për krimin ekonomik e financiar

Finalizohet operacioni "Dajti".

Sekuestrohen pije freskuese të dyshuara të falsifikuara.

Arrestohet një shtetas, një në gjendje të lirë dhe një në kërkim.

Më datë 04.05.2017, Specialistët e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin "Dajti", në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi:

- G.B, 34 vjeç, banues në Tiranë.

U procedua në gjendje të lirë shtetasja:

- F. B, 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:

-  E. M, banues në Tiranë, me profesion teknolog (kimist)

Për këta shtetas, nga Seksioni i Krimit Ekonomik, ishte marrë informacion se prodhonin pije freskuese pa liçensë edhe më pas i tregtonin ato.

Në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, u ushtrua kontroll në adresën ku ishte marrë informacion se këta shtetas kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm, e më konkretisht një punishte e fshehur në ambientet e një magazine, në brendësi të të cilës u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-3 048 pije freskuese të dyshuara të falsifikuara të ambalazhuara të gatshme për tregëtim

- 1 makineri artizanale për prodhimin e pijeve,

- 1 presë për stampimin e vulave të skadencës,

- 8.5 kg koncentrat me afat të skaduar (produkt i dyshuar kontraband),

- 18 kg esencë (produkt i dyshuar kontraband),

- 18 kg aromatizues të ndryshëm për prodhim pijesh freskuese dhe energjike,

- Etiketa të markave “Lëng pjeshke, Lëng Limoni, Lëng Pjepri dhe Pije Energjike Dajti”.

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimit i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimor, Tregëtimi dhe trasportimi i mallrave që janë kontrabandë i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Nenet 288/a, 178 - 25 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.H, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, për t’u pajisur me pasaportë, ka aplikuar me të dhëna personale të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.B, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh dhe nuk ia ka kthyer shtetasit A.M, vjeç 32, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.T, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, duke dorëzuar fatura fiktive, nuk ka kryer punimet sipas marrëveshjes, në ambientin e shtetasit B.M, vjeç 59, banues në Tiranë. Nenet 143/2 e 180 të Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj jetës

Më datë 03.05.2017, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 33, banues në Kamëz, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Nenet 88/1 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, rreth orës 18:20, në rrugën "Xhanfize Keko", pranë një Xhamie, është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. Rr, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Vjedhje me dhunë në bashkëpunim", "Kanosje", "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit" dhe "Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim", i cili është plagosur në pulpën e këmbës së majtë duke i shkaktuar thyerje të kockës. Ky shtetas ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën.

Nga dëshmia paraprake e dhënë nga shtetasi i plagosur dhe nga dëshmitë e mbledhura në vendin e ngjarjes është mësuar se, dy shtetas i janë afruar me një motorr me ngjyrë të zezë dhe me skafandra në kokë ku pasagjeri i motomjetit ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe e ka qëlluar në këmbë shtetasin D.Rr.

 Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre kriminale.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 03.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T, vjeç 59, banues në Tiranë, pasi, tek ish fusha e Aviacionit, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Reno”, ka përplasur këmbësorin shtetasin e mitur O.T, vjeç 8, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.B, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Jashar Erebara”, duke drejtuar motorin tip “Dayang”, ka dalë nga rruga, është përplasur me mjetin tip “Land Rover”, të parkuar e për pasojë është aksidentuar, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetasin K.A, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Hoxha Tasim”, duke drejtuar ciklomotorin tip “Pegasus”, për shkak të hyrjes së këmbësorëve në rrugë, ka goditur këmbësoren shtetasen e mitur A.T, vjeç 9, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital, u largua pa probleme për jetën.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.K, vjeç 34, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Qelqi”, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Audi”, për pasojë janë aksidentuar pasagjeret shtetaset e mitura A.K dhe Xh.R, vjeç 13 e 10, banuese në Tiranë, të cilat ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.L, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Urani Pano”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, ciklomotorin pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për narkotikët

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.Rr, vjeç 24, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, dy bidonë plastik me material të shkrirë me përzierje më lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin D.Ç, vjeç 45, banues në Durrës, pasi dyshohet se, nga kontrolli ju gjet në xhep 1 dozë lëndë narkotike e llojit Heroinë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni për narkotikët

Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.B, vjeç 28, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 04.05.2017, në lagjen “28 Nëntori ”, në mjetin tip “BMV” në pronësi të tij, ju gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.T, vjeç 30, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 04.05.2017, në lagjen “28 Nëntori ”, ju gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin M.L, vjeç 27, banues në fshatin Kusarth, pasi dyshohet se, në lagjen “28 Nëntori”,  duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.K, vjeç 24, banues në Elbasan, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit, shtetasi M.L, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin S.D, vjeç 49, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, te një qendër tregtare, duke drejtuar mjetin tip “Man” dhe rimorkio është përplasur me biçiklistin, shtetasin B.R, vjeç 60, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen K.D, vjeç 24, banuese në Kuçovë, pasi dyshohet se në zyrën në lagjen “Llukan Prifti”, është konstatuar duke ushtruar në mënyrë të paligjshme këmbim valutor. Neni 170/ç i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni kundër korrupsionit

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Përmbaruesi".

Arrestohet përgjegjësi i zyrës përmbarimore Fier për veprën penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Në bazë të një pune disa mujore nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, u finalizua operacioni policor i koduar "PERMBARUESI".

Si rezultat i operacionit, pas një pune të mirëorganizuar u bë i mundur arrestimi në flagrancë për veprën penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" i parashikuar nga Neni 259 i Kodit Penal, i shtetasit:

-P.I, 47 vjeç, banues në Fier, me detyrë përgjegjës i zyrës përmbarimore Fier.

Ky shtetas në abuzim me detyrën i ka kërkuar ryshfet shtetasit me iniciale G.M, me qëllim për të mos ekzekutuar një vendim gjyqësor.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim T.M, vjeç 21, banues në fshatin Bashaj, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. Neni 183/2 i Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni për narkotikët

Më datë 04.05.2017, u bë ndalimi me urdhër të prokurorit për ekzekutimin e vendimit penal  për shtetasin në kërkim ndërkombëtar E.L, vjeç 30, banues në fshatin Mesaplik, i cili vuan dënimin në IEVP Fier për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi Gjykata Turin-Itali ka lëshuar Urdhër Arresti Ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelje të ligjit për drogat”, sipas Kodit Penal Italian. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.T, vjeç 69, banues në Shëngjin, Lezhë, pasi, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në Ishull Shëngjin, duke drejtuar mjetin “Land Rover” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L.M, vjeç 50, banuese në Lezhë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit. Nenet 290/1 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë  04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.P, vjeç 79, banues në fshatin Rrencë, pasi dyshohet se, në fshatin Gajtan i Sipërm, duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Yamaha”, është aksidentuar dhe ndërroi jetë në spital. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë  04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.B, vjeç 16, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në Shkodër te një rrethrrotullim, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Kymco”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.U, vjeç 38, banues në fshatin Miliska, Fushë Arës, pasi, në fshatin Mjedë, Vau Dejës, duke drejtuar kamionin tip “Man”, ka aksidentuar me vdekje, shtetasen A.L, vjeç 51, banuese në fshatin Mjede. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasit A.S, H.T, L.L, M.V dhe B.B, vjeç 58, 59, 58, 66 e 61, banues në Bulqizë, Klos Mat e Bulqizë, pasi dyshohet se kanë mashtruar me të dhëna të rreme në DRSSh Dibër, duke përfituar pension në mënyrë të padrejtë. Neni 145 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë

Seksioni për krimet ekonomik e financiar

Më datë 04.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.Z, vjeç 37, banues në Peqin, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka dënuar 1 vit burg, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale“. Neni 287/b i Kodit Penal. 

Komisariati Policisë Sarandë

Seksioni për trafiqet dhe narkotikët

Më datë 04.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim G.R, vjeç 41, banues në Sarandë, ekstraduar nga Greqia, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/2 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.M, vjeç 35, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në rrugën “Murat Toptani”, ka vjedhur biçikletën e shtetases D.P, vjeç 24, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e shtetasit N.M. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.I, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në muajin Shkurt, te Pazari i ri, me anë të mashtrimit, i ka marrë 3 bicikleta shtetasit E.P, vjeç 30, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh.G, vjeç 24, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se, te ura e “Vasil Shantos”, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë së qarkullimit rrugor. Neni 236 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, në rrugën “Bilal Golemi”, në godinën e një shkolle, ka vdekur shtetasja Sh.W, vjeç 83, banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ndodhur nga shkaqet natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.B, vjeç 26, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, më datë 17.02.2017, në një firmë, me anë të mashtrimit i ka marrë mjetin tip “Dacia”, shtetasit R.P, vjeç 25, banues në Tiranë dhe nuk ia ka kthyer. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.D, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, tek “Pallati me Shigjeta”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 04.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.I, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi, në në banesë, ka ushtruar dhunë fizike, ndaj nënës, shtetases J.M, vjeç 56. Neni 130/a i Kodit Penal.

 

Në vijim të komunikatës së dhënë, që bën fjalë për veprën penale “Mashtrimi” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, më datë 04.05.2017, u ndalua shtetasi S.K, vjeç 27, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 143/1 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, shtetasi M.D, vjeç 30, banues në Tiranë,  ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa ish bashkëjetuesja, shtetasja A.D, vjeç 18, duke braktisur fëmijën e mitur. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen J.F, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, më datë 03.05.2017, ka përdorur me keqdashje thirrjet telefonike ndaj shtetasit Xh.B, vjeç 57, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 04.05.2017, në rrugën e “Dibrës”, në banesë, duke zbritur nga shkallët ka rrëshqitur aksidentalisht shtetasja e mitur E.S, vjeç 7, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.Sh, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Xhanfizo Keko”, ka goditur me grusht shtetasin A.S, vjeç 31, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e tij. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.T, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Frutikulturë Kamzë, në mjetin tip “Range Rover”, të shtetasit A.T, vjeç 69, ka vjedhur një zarf e një portofol me një sasi lekësh dhe karta të ndryshme. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi, është dërguar në SQU e vdekur, shtetasja I.H, vjeç 69, banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezulton, se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.D, vjeç 46, banues në Babrru, pasi dyshohet se punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesë. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.I, vjeç 27, banues në Babrru Kodër, pasi dyshohet se, u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit Y.C dhe E.C, vjeç 36 e 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Parros”, në banesë, kanë goditur me mjete të forta, shtetasin H.G, vjeç 48, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e tyre. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, rreth orës 20:50, në rrugën “OSBE”, te një firmë, ka rënë zjarr në magazina. Punohet për normalizimin e situatës e përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.Informacion paraprak. 

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 04.05.2017, në Unazën e Re, rruga “Fehmi Agani”, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit Z.R, vjeç 64. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, rreth orës 05:45, në autostradën Durrës-Tiranë, tek një firmë private, nga pjesa e pasme e saj, duke mos u diktuar nga rojet e sigurisë, kanë hyrë dy shtetas të paidentifikuar, të cilët kanë hapur kasafortën dhe në brendësi të cilës kanë marrë rreth 1.000.000 Lekë, (10 milion lekë të vjetra),  si dhe sistemin e regjistrimit të kamerave të sigurisë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale. Informacion Paraprak.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, pranë Postës Nr.6, ka penguar gjatë kryerjes së detyrës, punonjësin e policisë bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.P, vjeç 14, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në ambientet e një qendre tregtare, nga punonjësit e sigurisë, është kapur duke vjedhur. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, rreth orës 19:50, në rrugën “3 Dëshmorët”, në Yzberisht, nga persona të paidentifikuar, është dëmtuar me mjete të forta, shtetasi E.S, vjeç 19, i cili ndodhet në SQU, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit. Informacion paraprak.

 

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H, vjeç 38, banues në Vorë, pasi dyshohet se, më datë 03.05.2017, në Vorë, në gjendje të dehur ka rrahur shtetasin e mitur S.H, vjeç 13. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 04.05.2017, gjatë natës, në Kavajë, kanë vjedhur banesën e shtetases D.M, vjeç 77, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe 1 kamerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.B, vjeç 30, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 3, ka pushtuar një truall të shtetasit E.Sh, vjeç 32, banues në Kavajë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin H.Xh, vjeç 51, pasi dyshohet se pas një konflikti pronësie, ka kanosur me fjalë për jetën, ish-bashkëshorten shtetasen K.H, vjeç 44, me për të cilën u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 04.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim F.Th, vjeç 20, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/2 Kodit Penal. 

Më datë 04.05.2017, shtetasja V.P, vjeç 59, banuese në Durrës, ka bërë kallëzim, se është larguar nga banesa nipi shtetasi Xh.D,  vjeç 10. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 04.05.2017, shtetasja V.T vjeç 48, banuese në Durrës, ka bërë kallëzim, se i është larguar nga banesa vajza shtetasja V.T, vjeç 17. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Gj.M, banues në Durrës, pasi dyshohet se, është konstatuar se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.K, vjeç 47, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Mashtrimi”. Materialet i kalaun Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 143/1 i  Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, ka bërë kallëzim shtetasja A.Gj, vjeç 28, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti, shtetasi R.Gj, vjeç 38, banues në Libofshë, Fier, pas një konflikti, më datë 03.05.2017, i ka marrë vajzën, në banesën e vet. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.

Komisariati i Policisë Krujë  

Më datë 04.05.2017, u ndalua shtetasi  R.K, vjeç 23, banues në Krujë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e ka dënuar 2 muaj e 7 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasit L.S, M.S e A.S, vjeç 49, 41 e 41, banues në fshatin Hasan, Fushë Krujë, pasi dyshohet se, në Hasan, pas një konflikti për motive pronësie, shtetasit L.S e M.S, kanë goditur me grusht njëri tjetrin dhe shtetasi A.S, ka goditur me grusht shtetasin Gj.S, vjeç 45. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.H, vjeç 41, banues në Xhavzotaj, pasi dyshohet se, në “Katër Rrugët” Shijak, për shkak të detyrës ka kundërshtuar, fyer dhe nuk i është bindur punonjësit të policisë së rendit. Nenet 236/1, 242 e 119 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.Ç, vjeç 60, banues në fshatin Dritaj, pasi dyshohet se, në vitin 1999, ka pushtuar tokën e shtetasit Xh.L, vjeç 45, banues në Dritaj. Neni 200 i Kodit Penal.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

 Xh.L, 64 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi I tij u bë pasi dyshohet të ketë kryer veprime të turpshme me një vajzë të mitur

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vepra të turpshme” parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin Sh.Th, vjeç 42, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës, shtetases E.Th, vjeç 18. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u ekstradua nga Mali i Zi dhe u dorëzua në ambientet e paraburgimit Bradashesh, shtetasi në kërkim A.D, vjeç 41, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/1 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.K, vjeç 21, banues në Cërrik, pasi dyshohet se më datë 03.05.2017, në lagjen nr. 2, ka goditur me grushte shtetasin F.S, vjeç 58, banues në Cërrik. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2017, shtetasi S.B, vjeç 60, banues në Cërrik, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa bashkëshortja, shtetasja Z.B, vjeç 54. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.F, vjeç 57, banues në fshatin Xhyrë, pasi dyshohet se, në rrugën e fshatit Xhyrë, ka kanosur shtetasin Q.Ç, vjeç 72. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin T.R, vjeç 56, banues në Korçë, pasi dyshohet se, më datë 03.05.2017, në lagjen nr. 1, gjatë kryerje së punimeve në banesë, ka shkaktuar dëmtime në banesën e shtetasit Th.M, vjeç 72. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.A, vjeç 21, banues në fshatin Vashni, pasi, në  Korçë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi më datë 03.05.2017, gjatë kontrolleve të territorit të ushtruara nga shërbimet e Policisë në fshatin Xerie, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 500 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva dhe 1 armë zjarri artizanale.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 283 e 278/2 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 04.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.K, vjeç 20, pasi dyshohet se vjehrri, shtetasi A.K, vjeç 50, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.05.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin E.D, vjeç 27, banues në fshatin Rov, pasi dyshohet se në një kasolle, pronë e babait N.D, vjeç 55, ka vjedhur 2 thasë me pleh kimik. Neni 134/1 i Kodit Penal. Policia ndërhyn në kohë dhe parandalon një ngjarje të rëndë. Tenton të vrasë me sopatë bashkëjetuesin e saj, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët e seksionit kundër krimeve ndaj personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë falë ndërhyrjes në kohë të tyre, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetases: V.Sh, 26 vjeçe, banuese në Pojan-Maliq.

Më datë 04.05.2017, në numrin 129 të Policisë, ka telefonuar një shtetase e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi në fshatin Pojan, në banesën e shtetases të mësipërme kishte një konflikt. Menjëherë pas marrjes të kësaj telefonate janë njoftuar shërbimet e Policisë, të cilat janë paraqitur në vendngjarje.

Nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasja V.Sh, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë (sopatë), bashkëjetuesin e saj shtetasin N.K, 44 vjeç, banues në Sheqeras-Maliq, të cilit i ka shkaktuar plagë të lehta në trup. Pas mjekimit të marrë në Spital ky i fundit është larguar në banesë. Në cilësinë e provës materiale në banesë u gjet dhe sekuestrua mjeti me të cilin është goditur N.K Shtetasja V.Sh,  u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale : “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” mbetur në tentativë parashikuar nga nenet 79/c dhe 22 i Kodit Penal. Materialet për hetime të mëtjeshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 04.05.2017,  në lagjen nr. 1 në banesë, ka vdekur shtetasi J.A, vjeç 74. Nga veprimet e kryera rezulton, se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor.

Më datë 04.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim H.M, vjeç 23, banues në fshatin Trebinjë, i cili u kap në PKK Kapshticë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/2 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Ersekë

Më datë 04.05.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin O.M, vjeç 41, banues në Ersekë, pasi dyshohet se më datë 02.05.2017, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait shtetasit P.M, vjeç 66. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin B.T, vjeç 20, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se, në lagjen “Llukan Prifti”, ka kanosur me thikë shtetasin K.Gj, vjeç 15, banues në Kuçovë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 04.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen D.R, vjeç 40, banuese në Fier, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi A.R, vjeç 48, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Patos

Në vijim të kontrolleve në territorin e Qarkut Fier për zbulimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike, në kufirin midis fshatrave Gjorgoz dhe Kraps, në vëndin e quajtur “Molla e Sulos”, në tokë pa pronar në një përrua, nga efektivët e Komisariatit të Policisë Patos, u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan 19 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për veprën penale "Shpërdorim detyre'' parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal, për kryetarin e fshatit Kraps, shtetasin N.H, 66 vjeç. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

(Neni 284 dhe 248 i Kodit Penal).

Komisariati i Policisë Lushnjë 

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin  B.H, banues në fshatin Gjuzë, pasi dyshohet se u kap duke ndërtuar pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasen K.K, banuese në fshatin Ardenicë, pasi dyshohet se u konstatua duke ndërtuar pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin F.R, vjeç 55, banues në fshatin Plug, Lushnjë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin S.K, vjeç 59. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.Ll, vjeç 37, banues në Cërrik, pasi, në qytetin e Divjakës, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, mjetin tip “Peugeot”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin B.C, banues në fshatin Dushk-Can, pasi dyshohet se, u konstatua duke kryer punime pa leje në banesë. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen T.B, vjeç 67, pasi dyshohet se nusja e djalit, shtetasja D.B, vjeç 42, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më date 04.05.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen J.P, vjeç 32, banuese në  Vlorë, pasi dyshohet se vjehrri shtetasi R.Ll, vjeç 75, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.  Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në lidhje me personin e pajetë të gjetur më datë 04.05.2017, rreth orës 07:00 në një lokal pranë lagjes "28 Nëntori", pas veprimeve hetimore të Policisë së Vlorës mbi bazën e autopsisë së mjekut ligjor, ka rezultuar se shtetasi L.Xh, 46 vjeç, banues në lagjen "29 Nëntori" (i cili punonte si kamarier dhe banakier në lokalin ku u gjet i pajetë), ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, si rrjedhojë i konsumimit të tepërt të pijeve alkoolike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për "Vlerësim".

Më datë 04.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi, H.B, 53 vjeç, banues në fshatin Zvërnec, Vlorë

, pasi ky shtetas për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij shtetases Dh.B., 56 vjeçe, e cila për pasojë të dëmtimeve të marra ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Dhunë në familje", neni 130/a/, i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin S.J, vjeç 56, banues në fshatin Aliko, pasi dyshohet se, në fshatin Çaush, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga duke u përplasur në një mur guri, për pasojë është dëmtuar vetë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin G.V, vjeç 53, banues në Sarandë, pasi dyshohet se, në rrugën  Sarandë-Finiq, në fshatin Vrion, duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chlyster”, është përplasur me mjetin tip “Renault” , me drejtues shtetasin M.H, vjeç 49, banues në Sarandë, ku ka marë dëmtime të lehta shtetasi H.B, vjeç 55, pasagjer në mjetin “Renault”, i cili mori ndihmë mjekësore në spital dhe është larguar, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 04.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen H.O, vjeç 72, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se në banesë, dhëndri, shtetasi M.A, vjeç 41, banues në Gjirokastër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”. 

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.H, vjeç 36, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se, në tregun e lagjes “18 Shtatori”, ka goditur me grusht shtetasin A.S, vjeç 18, banues në Gjirokastër. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 05.05.2016, u ndalua shtetasi Sh.K, 33 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Në datë 04.05.2017, për motive pronësie (kullotë), ky shtetas ka goditur me grushta në fytyrë shtetasen Sh.K, 55 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime në hundë.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje".

Komisariati i Policisë Përmet

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin A.A, banues në Sarandë, pasi dyshohet se në fshatin Grabovë, u konstatua duke ndërtuar murin rrethues të banesës, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 04.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.L, vjeç 20, pasi dyshohet se babai shtetasi D.L, vjeç 52, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin D.Sh, vjeç 50, banues në Lezhë, pasi shtetasja M.M, vjeç 38, banuese në Lezhë, ka bërë kallëzim se i ka dëmtuar portën e oborrit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017,  u ndalua shtetasi në kërkim P.P, vjeç 61, banues në Balldre, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, e ka dënuar 1 vit burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen V.P, vjeç 65, banuese në Lezhë pasi dyshohet se, bashkëshorti, shtetasi L.P, vjeç 67, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i referohen Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 04.05.2017, gjatë natës, në Patok, shtetasit M.P, vjeç 65, banues në Patok, i kanë vjedhur dy pajisje e disa kg pije alkoolike, të cilat i kishte në një magazinë në afërsi të banesës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Kurbin, për shtetasin M.D, vjeç 50, banues në fshatin Lester, Milot, pasi dyshohet se, është konstatuar duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 04.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.L, vjeç 26, pasi dyshohet se, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj prindërve e bashkëshortes, shtetasve P.L, M.L dhe E.L, vjeç 68, 57 e 24, banues në Shkodër, për të cilët u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetases L.H, banuese në fshatin Guri i Zi, pasi dyshohet se, në fshatin Rrence, u konstatua duke ndërtuar një shtëpi banimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.H, vjeç 50, banues në fshatin Obot, kryeplak i fshatit, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se, në territorin e Bashkisë Shkodër, Njësia administrative Ana e Malit, fshati Bobot, vendi quajtur “Lina e Madhe”, pronë publike, ambient i hapur, territor i Komisariatit të Policisë Shkodër, u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan 102 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 284  e 300 të Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, gjatë natës, në fshatin Mali Hebe, është vjedhur banesa e shtetasit E.P, vjeç 75, ku kane marrë një orë dore  dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë  04.05.2017, gjatë natës, në fshatin Kir, shtetasit P.S, vjeç 36, në automjetin tip “Land Rover”, i kanë vjedhur një gomë rezervë dhe 2 pajisje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

Më datë 04.05.2017, në P.K.K Muriqan, Shkodër, u ndalua shtetasi në kërkim, Q.S, vjeç 52, banues në fshatin Gruemir, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit policisë të rendit publik”, pasi nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka patur një urdhër shoqërimi për riekspertim të shëndetit mendor i cili, pasi u krye kontrolli, nga Prokurori u la i lirë. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit N.S dhe F.K, vjeç 58 e 56, banues në Koplik e në fshatin Koplik i Sipërm, me detyrë Inspektor i Policisë Pyjore dhe Kryeplak i fshatit, pasi dyshohet se, në territorin e Bashkisë Malësia e Madhe, Njësia administrative Qendër, fshati Koplik i Sipërm, vendi i quajtur “Luiz”, pronë publike në administrim të Ndërmarrjes Pyjore, ambient i hapur, territor i Komisariatit Malësia e Madhe, në një parcelë, u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan 15 bimë të dyshuara  narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Nenet 284 e 300 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin H.R, banues në fshatin Mustafaj, pasi dyshohet se, u konstatua duke ndërtuar, pa leje. Neni 199 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 3, kanë vjedhur sende të ndryshme, në banesën e shtetasit H.K, vjeç 59. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 03.05.2017, gjatë natës, në qytet, kanë vjedhur dyqanin e shtetases F.Gj, vjeç 40, ku kanë marrë sende të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 25, banues në Zerqan, pasi, në rrugën qyteti i Ri- qyteti i Vjetër, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasit e mitur U.H, K.J dhe E.B,  vjeç 12, banues në Bulqizë, të cilët ndodhen në spitalin ushtarak Tiranë, jashtë rrezikut për jetën si dhe shtetasin Sh.S, vjeç 32, banues në Bulqizë, i cili pas mjekimit në spital, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas

Interpol Tirana ekstradon nga Italia një shtetas në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 22 vite burgim për veprat penale  "Vrasje me paramendim, të kryer në bashkëpunim“ dhe “Armëmbajtje pa leje“.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano/Itali drejt vendit tonë, i shtetasit:

A.D, 45 vjeç , lindur në Mirditë.

Shtetasi  i mësipërm është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, me vendimin nr.53, datë 23.10.2000, e ka dënuar me 22 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim, të kryer në bashkëpunim“ dhe “Armëmbajtje pa leje“ parashikuar nga nenet 78-25 dhe 278/2 të Kodit të Penal të Republikës së Shqipërisë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datën 17.08.1997 rreth orës 16.00 në fshatin Shtrezë të rrethit Mirditë, shtetasi A.D në bashkëpunim me një  shtetas tjetër, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin P.D.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, (me pasaportë të falsifikuar) duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Më datë 04.05.2017, në P.K.K. Rinas, u ekstradua nga Anglia shtetasi R.Ç, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi Gjykata në Angli e ka dënuar me 13 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë’, sipas Kodit Penal Anglez, të cilin do ta vuaj në Shqipëri.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës

Më datë 04.05.2017, në PKK Port, u kap shtetasi E.K, vjeç 35, banues në Tiranë, me mjetin ”Volkwagen Jeta”, i cili u bllokua pasi është shpallur në kërkim nga DVP Tiranë.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë

Më datë 04.05.2017, në P.K.K. Kapshticë, u kap shtetasi në kërkim H.M, vjeç 23, banues në Trebinjë, Pogradec, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Shkodër

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.R, vjeç 48, banues në Lekbibaj, Tropojë, pasi dyshohet se, në P.K.K Hani i Hotit, me automjetin e tij, ka kundërshtuar punonjësit e policisë për të kaluar mjetin për kontroll në vijën e dytë. Neni 236 i Kodit Penal.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24 orëve të fundit.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 25 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 6 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 11 persona në kërkim dhe 3 persona për krimin ekonomik e financiar.

2 persona për krime ndaj personit dhe 3 persona për dhunë në familje.

Është sekuestruar 1 armë zjarri.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 54 persona.

Gjatë 24 Orëve janë finalizuar Operacionet konkretisht:

Finalizohet me sukses Operacioni "Dajti".

Janë sekuestruar pije freskuese të dyshuara të falsifikuara.

Është arrestuar një shtetas, një në gjendje të lirë dhe një në kërkim.

Nga Specialistët e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Finalizohet me sukses Operacioni policor i koduar "Përmbaruesi".

Është arrestuar përgjegjësi i zyrës përmbarimore Fier për veprën penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë Fier.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...