Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "RETURN"

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "RETURN" (per video klikoni mbi link)004

Vlorë

Policia ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar "RETURN"!

Sekuestrohen 77 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, në një banesë!

Kapen dhe arrestohen në flagrancë 4 shtetas, njëri prej tyre pronar i banesës!

Në bazë të këtij operacioni, Policia ka arrestuar në flagrancë 4 personat e mëposhtëm:

1- S. B., 39 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë.

2- D. B., 33 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë.

3- M. K., 27 vjeç, banues në fshatin Penkovë, Vlorë.

4- Xh. Sh., 22 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë.

Më datë 05.05.2017, pas një pune hetimore disa ditore, Policia e Vlorës ka bërë të mundur realizimin e këtij operacioni mbi bazën e të cilit u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike dhe u kapën në flagrancë bashkëpunëtorët e këtij

aktiviteti kriminal.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. B. në fshatin Fitore të Novoselës, shërbimet kanë gjetur dhe sekuestruar 6 thasë plastikë të zinj të mbushura me lëndë

narkotike të llojit Cannabis Sativa, ku pas peshimit kanë rezultuar me peshë totale prej 77 kilogramë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe shtetasit D. B., M. K. dhe Xh. Sh., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë bërë të mundur fshehjen dhe strehimin e lëndës narkotike në banesën në

fjalë me qëllim shitjen e saj në treg.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim", neni 283/2, i Kodit Penal.

005

002

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...