Shkodër, goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike

Shkodër4

Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Më datë 05.05.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Vaut të Dejës, gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Karmë, në vendin e quajtur “pylli poshtë Fronterës së dheut”, u

gjetën dhe u asgjësuan 46 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, të kultivuara në një parcelë me gjatësi 30 – 40 cm.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi:

P. M., 51 vjeç, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Gjithashtu ndiqen në gjendje të lirë shtetasit:

A. N., banues në fshatin Karmë, me detyrë Kryeplak i fshatit Karmë, për veprën penale të “Moskallëzim i krimit” e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

P.P., 38 vjeç, banues në Vau i Dejës, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, në Bashkinë Vau i Dejës, për veprën penale të “Moskallëzim i krimit” e parashikuar nga neni

300 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

1

2

3

 

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...