Konstatohet nën ndikimin e alkoolit dhe tenton të korruptojë punonjësin e Policisë

Konstatohet nën ndikimin e alkoolit dhe tenton të korruptojë punonjësin e Policisë (per video klikoni mbi link)arrest 2

Tiranë

Konstatohet nën ndikimin e alkoolit dhe tenton të korruptojë punonjësin e Policisë

Në pranga drejtuesi i mjetit.

Më datë 06.05.2017, në rrugën "Sotir Caci", shërbimet e Policisë Rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

- Xh. K., 41 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore, për t'iu nënshtruar testit të alkoolit.

Pasi i është bërë testi i alkoolit me aparaturën "Drager", ky shtetas ka rezultuar se drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit, në masën 0.25 mg/l.

Kur punonjësit e Qarkullimit Rrugor i kanë komunikuar se për masën e alkoolit të konstatuar do t'i pezullohej Leja e Drejtimit, shtetasi ka tentuar t'i japë 2000 lekë të reja

punonjësit të Policisë, për t'iu shmangur masës administrative, por është arrestuar në kushtet e flagrancës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

arrest 1

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...