Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 06 MAJ 2017

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA1Drejtoria PPSH.1
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për korrupsionin
Konstatohet nën ndikimin e alkoolit dhe tenton të korruptojë punonjësin e Policisë, Në pranga drejtuesi i mjetit. Më datë 06.05.2017, në rrugën "Sotir Caci", shërbimet e Policisë Rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: - Xh. K, 41 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore, për t'iu nënshtruar testit të alkoolit.
Pasi i është bërë testi i alkoolit me aparaturën "Drager", ky shtetas ka rezultuar se drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit, në masën 0.25 mg/l.
Kur punonjësit e Qarkullimit Rrugor i kanë komunikuar se për masën e alkoolit të konstatuar do t'i pezullohej Leja e Drejtimit, shtetasi ka tentuar t'i japë 2000 lekë të reja punonjësit të Policisë, për t'iu shmangur masës administrative, por është arrestuar në kushtet e flagrancës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Tiranë
Finalizohet operacioni "Shëtitësi".
Në pranga një shtetas.
Tregtonte mallra kontrabandë
Më datë 06.05.2017, Specialistët e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
E.SH, 44 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas dyshohej se tregtonte mallra kontrabandë, të cilat i mbante në një pjesë të përshtatur si magazinë në banesën e tij.
Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
3 vula të dyshuara të falsifikuara.
692 kg    letra të lagura me logo të ndyshme
23 600        prerëse për thonjtë
21 400        termometra trupi
4 320        termometra ambienti
1 200        matësa tensioni
9 000        erashka plastike dhe druri
30 000        karfica
36 000        shishe me biberon për fëmijë
7 000        kuti me domino
1 235        shishe 180 ml me ilaç për mushkonja

Shtetasi i lartpërmendur, kishte marë një NIPT si shëtitës, me qëllim shmangien e tatimit mbi vlerën e shtuar, për produktet të cilat i importonte nga Kina.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Tregëtimi dhe trasportimi i mallrave që janë kontrabandë, falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, fshehje të ardhurave, krijim të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, parashikuar nga Nenet 178, 186, 144/a dhe 180, të Kodit Penal.  

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.M, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Konferenca e Pezës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, shtetasi A.V vjeç 20 banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me motorin tip “Yamaha”,  me drejtues shtetasin O.SH, vjeç 21, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.H, vjeç 33, banues në Zallbastar, pasi dyshohet se në Bathore, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar të miturën E.M, vjeç 12, e cila ndodhet në spital për mjekim. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.N vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Laprakë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 05.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.XH, vjeç 23, banues në Milot, Kurbin, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/1 i Kodit Penal.  

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin  E.Ç, vjeç 41, banues në Kavajë, pasi dyshohet se mjetin tip “Volkswagen Pasat”, i vjedhur në Maqedoni, ia ka shitur shtetasit A.C, vjeç 27, banues në Kavajë. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Y.H, vjeç 48, banues në Xhafzotaj, pasi dyshohet se në rrugën dytësore te mbikalimi Fllakë-Xhafzotaj, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Fiat”,  ka aksidentuar këmbësorin S.K, vjeç 57, banues në Xhafzotaj, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër korrupsionit
Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në
bazë të pamjeve filmike të transmetuara në datë 04.05.2017, tek emisioni investigativ
“FIKS FARE” filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases:
M.F, 50 vjeçe, banuese në Korçë, me detyrë Shefe e Financës në Prefekturën e
Korçës.
Procedimi ndaj saj filloi pasi dyshohet se ka kërkuar shuma parash, personave të
interesuar për tendera duke premtuar favorizime për fituesin.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Shkelja e
barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”dhe “Korrupsioni pasiv i
personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 258 e 259 të Kodit
Penal.
Policia e Korçës gjen rastin të falënderojë dhe vlerësojë rolin e medias në luftën kundër
paligjshmërisë dhe garanton qytetarët se do të ndëshkohet çdokush që shkel ligjin.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasen SH.A vjeç 24, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka të dhënat personale të falsifikuara në pasaportën biometrike. Neni 189 i Kodit Penal

Më datë 05.05.2017, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin K.LL, vjeç 46, banues në Laç, pasi dyshohet se në fshatit Polenë, ushtronte aktivitetin e përpunimit të lëndëve drusore,  pa dokumentacion përkatës. Neni 180 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
MALIQ-KORÇË.
Policia ndërhyn në kohë dhe parandalon një ngjarje të rëndë.
Tenton të vrasë me sopatë bashkëjetuesin e saj, kapet dhe arrestohet në flagrancë
nga Policia.
Specialistët e seksionit kundër krimeve ndaj personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë
Korçë falë ndërhyrjes në kohë të tyre, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë
të shtetases:
V.SH, 26 vjeçe, banuese në Pojan-Maliq.
Më datë 04.05.2017, në numrin 129 të Policisë, ka telefonuar një shtetase e cila ka
kërkuar ndihmën e Policisë, pasi në fshatin Pojan, në banesën e shtetases të mësipërme
kishte një konflikt. Menjëherë pas marrjes të kësaj telefonate janë njoftuar shërbimet e
Policisë, të cilat janë paraqitur në vendngjarje.
Nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasja V.SH, pas një konflikti
për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë (sopatë), bashkëjetuesin e
saj shtetasin N.K, 44 vjeç, banues në Sheqeras-Maliq, të cilit i ka shkaktuar plagë të lehta
në trup. Pas mjekimit të marrë në Spital ky i fundit është larguar në banesë.
Në cilësinë e provës materiale në banesë u gjet dhe sekuestrua mjeti me të cilin është
goditur N.K.
Shtetasja V.SH u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale :
“Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” mbetur në tentativë parashikuar nga nenet
79/c dhe 22 i Kodit Penal.
Materialet për hetime të mëtjeshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin L.M, vjeç 26, banues në fshatin Osmënzezë, pasi dyshohet se në banesë,  iu gjetën e bllokuan 685 fara lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.SH, vjeç 68, banues në Berat, pasi në segmentin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në vendin e quajtur “Moravë”, duke drejtuar mjetin tip  “Fuoristradë”, ka goditur mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin R.P, vjeç 64, banues në Berat, për pasojë janë aksidentuar drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja S.T, vjeç 64, banuese në Berat, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore. Neni 290 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për trafiqet e narkotikët
Fier
Policia e Fierit finalizon me sukses operacionin antidrogë të koduar "Marinza".
Sekuestrohen 78 Kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar  ”MARINZA”.
Në dalje të qytetit të Roskovecit, mbi bazën e informacionit të marrë, u ndalua mjeti Furgon i tipit Fiat.
Nga kontrolli i ushtruar në mjet në pjesën e pasme u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi materiali bimor i dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sattiva e ndarë në 73 pako të mbështjella me natriban me peshë rreth 78 kg.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se lënda e dyshuar narkotike ishte e presuar në pako dhe e mbështjellë posaçërishtë me qëllim për t'u trafikuar më pas jashtë vendit me destinacion Italinë.
Po kështu janë kryer verifikime edhe për automjetin Furgon të markës Fiat, ku nga verifikimet paraprake dyshohet se është i trafikuar në Shqipëri.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi:
-F.T, 30 vjeç, banues në fshatin Velmish, Roskovecë.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 78 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, automjeti tip Fiat dhe 3 aparate telefoni celularë.
Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, "Trafikim i lëndëve narkotike” i mbetur në tentativë dhe “Trafikim i mjeteve motorike” parashikuar nga Nenet 283, 283/a e 22 dhe 141/a të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin E.D vjeç 33 banues në Fier, operator në nje kompani private, pasi dyshohet se ka falsifikuar pasaportën biometrike, në emër të shtetasit V.H vjeç 36, banues në fshatin Gorishovë. Nenet 189/3 e 248 të Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin L.N, vjeç 50, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “1 Maji”, iu gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 12 kg. duhan, që i tregtonte pa liçencë dhe pa faturë tatimore. Nenet 149/a 178 e 180 të Kodit Penal

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.R, vjeç 31, banues në Cakran, pasi në lagjen “Liri Gero”, duke drejtuar motomjetin tip “Kavasak”, ka aksidentuar shtetaset  B.H. e A.M., 14 e 10 vjeçe, banuese në Fier, të cilat ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Më datë 05.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim R.M, vjeç 25, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 283 i Kodit Penal.

Vlorë
Policia ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar "RETURN" .
Sekuestrohen 77 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, në një banesë.
Kapen dhe arrestohen në flagrancë 4 shtetas, njëri prej tyre pronar i banesës.
Në bazë të këtij operacioni, Policia ka arrestuar në flagrancë 4 personat e mëposhtëm:
S.B, 39 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë.
D.B, 33 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë.
M.K, 27 vjeç, banues në fshatin Penkovë, Vlorë.
Xh.SH, 22 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë.
Më datë 05.05.2017, pas një pune hetimore disa ditore, Policia e Vlorës ka bërë të mundur realizimin e këtij operacioni mbi bazën e të cilit u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike dhe u kapën në flagrancë bashkëpunëtorët e këtij aktiviteti kriminal.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S.B në fshatin Fitore të Novoselës, shërbimet kanë gjetur dhe sekuestruar 6 thasë pastikë të zinj të mbushura me lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, ku pas peshimit ka rezultuar me peshë totale prej 77 kilogramë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe shtetasit D.B, M.K dhe XH.SH të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë bërë të mundur fshehjen dhe strehimin e lëndës narkotike në banesën në fjalë me qëllim shitjen e saj në treg.
Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim", neni 283/2, i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin E.K, vjeç 27, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, pasi dyshohet se në rrugën urbane në Memaliaj, duke drejtuar mjetin tip “Tojota”, ka aksidentuar shtetasin G.G, vjeç 51 banues në Memaliaj, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M vjeç 19, banues në Pllanë, pasi në aksin rrugor Milot-Laç, afër stacionit të trenit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Kavasaki”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.P, vjeç 41, banues në Balldre, pasi në rrugën Lezhë-Kakarriq, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Kia”, ka dalë nga rruga, pa probleme për jetën. Neni 291 i Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.SH, vjeç 43 banues në Shkodër,  pasi në rrugën “Gjovalin Gjadri”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, motoçikletën tip “Lançin”. Neni 291 i Kodit Penal.  

1. KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për krimet e rënda
Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1, tre persona me maska e me ane te kanosjes, kanë vjedhur nje sasi lekesh në banesën e shtetasit A.M vjeç 69. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati Policisë Lushnjë
Seksioni për krimet e rënda
Më datë 05.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.LL, vjeç 29 banues në Cërrik, pasi në fshatin Gur, Divjakë, ka plagosur rëndë me mjete të forta shtetasin A.R vjeç 30 banues në Laprakë, Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe më pas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Peugeot”. Nenet 88 e 291 të Kodit Penal.

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 05.05.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasit Xh.J e H.J, vjeç 62 e 68, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi dyshohet se në  territorin e Bashkisë Delvinë, duke falsifikuar dokumentet, kanë përfituar nje sasi toke në mënyrë të paligjshme. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.M, vjeç 19 banues në Laç, pasi në një dyqan në lagjen nr. 2, u kap duke këmbyer 100 euro, e cila dyshohet e falsifikuar. Neni 183 i Kodit Penal.


Komisariati Policisë Kurbin
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 05.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.XH, vjeç 22, banues në Laç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni. 283/1 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 04.05.2017, në fshatin Mushqeta, pranë banesës, shtetasit S.L vjeç 57, i kanë marrë 1 lopë dhe 1 viç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.Z, vjeç 20 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka djegur me zjarr një palmë. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.S vjeç 62, banues në Mallakastër, pasi dyshohet se në rrugën “Sami Frashëri”, ka kanosur me fjalë dhe nëpërmjet telefonit, shtetasin G.I vjeç 44, banues në Tiranë.Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit D.P, vjeç 23 banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases P.B, vjeç 21 banuese në Tiranë, të cilën e përndjek në mënyrë të vazhdueshme. Neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.V, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Sejdinëve”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, u ndalua me iniciativë shtetasi B.A, vjeç 32, banues në Paskuqan, pasi dyshohet se në bashkëpunim, ka vjedhur lekë në nje kazino, me punonjës shtetasin I.A, vjeç 26, banues në Shkozë. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e bashkautorit. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 05.05.2017, në SQU, shtetasi SH.SH 26 vjeç, pas një konflikti në lidhje me mjekimin e nënës, ka goditur me grusht mjekun roje F.N. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.P, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës E.P, vjeç 19 banuese në Tiranë. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.P, vjeç 25 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.A, vjeç 34, i dënuar më parë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes I.A vjeç 31, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130 /a /1 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, në rrugën “Myslym Keta”, kanë tentuar të vjedhin me dhunë në nje kompani ku kanë goditur me sende të forta rojën N.H, vjeç 50, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 139, 22 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.G, vjeç 28 banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në banesën e shtetasit R.H, vjeç 77, ka hyrë duke e kanosur me fjalë për një borxh të nipit. Nenet 84 e 112 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 05.05.2017, në IEVP Tiranë, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Apelit, për shtetasin A.B vjeç 27 banues në Babru, i dënuar 8 muaj burg, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, në Kamzë, ka rënë zjarr dhe janë djegur pajisjet në nje fabrikë private te duraluminit, në pronësi të shtetasit E.V, vjeç 55 banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezulton, se shkaku i zjarrit ka qenë rrjedhja e gazit te sistemi hidraulik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 05.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim H.GJ, vjeç 52, banues në Laknas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 15 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 04.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit V.S, i dënuar më parë dhe per shtetasit J.B. e J.B vjeç 19, 17 e 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ‘Tre Dëshmorët”, në bashkëpunim, kanë goditur me grusht dhe plagosur lehtë me mjete prerëse, shtetasit H.SH e K.D vjeç 20 e 19, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Punohet për kapjen e shtetasve J.B e J.B. Nenet 89/25 e 90 të Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, shtetasi A.A, vjeç 44, kallëzon se më datë 04.05.2017, i është larguar nga banesa vajza A. A., vjeç 18. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 05.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen S.B, vjeç 19, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, babai I.B, vjeç 52 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.05.2017, shtetasja M.XH, vjeç 58 banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 01.05.2017, është larguar nga banesa bashkëshorti B.XH, vjeç 54.Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.F vjeç 26, banues në Skrapar, pasi dyshohet se në rrugën “ 3 Dëshmorët”, në bashkëpunim, kanë goditur me grusht e thyer xhamat e mjetit tip “Benz”,  të shtetasit V.M, vjeç 26, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve. Nenet 90 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve F.F, O.K e I.F, vjeç 25, 25 e 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë plagosur lehtë me mjete të forta, shtetasin K.D, vjeç 28, banues në Tiranë, dhe më pas janë larguar me mjetet tip ”Volksvagen”. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 05.05.2017, në Kavajë, shtetasi R.K, vjeç 68 banues në Kavajë, duke lëvizur me biçikletë, është përplasur me derën e një mjeti të parkuar, i cili pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 05.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H, vjeç 27 banues në Elbasan, dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin G.A vjeç 66, banues në fshatin Luz i madh, pasi dyshohet se në Spille, shtetasi E.H, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka përplasur motoçikletën tip “Lifan”, drejtuar pa leje drejtimi nga shtetasi G.A i cili ndodhet i shtruar në spital, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largim nga banesa të fëmijës Xh.D., më datë 05.05.2017, u gjet dhe dorëzua familjarëve, i cili deklaron se është larguar me dëshirë e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 05.05.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet  për kapjen e shtetasit F.GJ, vjeç 42, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 15 , është konstatuar se ka ndërtuar një objekt, pa leje .Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin P.F., vjeç 15, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13,  u kap duke vjedhur një shishe pije alkoolike te nje market, në pronësi të shtetases A.K vjeç 40, banuese në Durrës. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, shtetasja T.Ç, vjeç 47, banuese në Durrës, kallëzon se në lagjen nr. 13, te nje market i kanë vjedhur celularin. Nga veprimet e kryera  rezulton, se autor është shtetasi P. F., vjeç 15. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.G, vjeç 22, pasi bashkëshorti P.G, vjeç 25, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.05.2017, u referuan materialet Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim, për shtetasin M.S, vjec 19 , banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 05.05.2017, në lagjen nr. 1, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një pistoletë kalibër 8 mm, pa fishekë, pa leje.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 05.05.2017,  gjatë natës, në fshatin Luz, parkuar në oborrin e banesës, kanë  vjedhur motoçikletën tip “Lifan“, pronë e shtetasit  B.Z, vjeç 39. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin  S.L, vjeç 30 banues në fshatin Luz, pasi dyshohet se në Luz, ka goditur me grusht bashkëfshatarin G.S, vjeç 32. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen B.K, vjeç 33, pasi dyshohet se bashkëshorti E.K, vjeç 37, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe punohet për kapjen e shtetasit L.Ç, vjeç 32, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses SH.K, vjeç 33. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 05.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen V.D, vjeç 51, pasi dyshohet se bashkëshorti DH.D, vjeç 56, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit A.K, vjeç 41, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes I.K,  vjeç 38. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 05.05.217, gjatë natës, në lagjen nr. 2, pranë banesës, shtetasit A.K vjeç 34  i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, pasi dyshohet se më datë 04.05.2017, pranë banesës në lagjen nr. 8, kanë demtuar mjetin tip “Audi Q7”, në pronësi të shtetasit E.V, vjeç 34. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin K.D, vjeç 39, banues në fshatin Lavdar, pasi dyshohet se në Lavdar, ka dëmtuar muret e banesës të shtetasit K.K, vjeç 38, banues në Korçë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 05.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.P, vjeç 27, banues në Pogradec, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në lagjen nr. 2, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “BMV”.Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin A.D, vjeç 44 banues në fshatin Buçimas, pasi dyshohet se u konstatua duke kryer punime në banesë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 05.05.2017, në aksin rrugor Uznovë- Kombinat, në lagjen “Çlirim“, shtetasi G.C 45 vjeç, banues në Fier, me detyrë punonjës policie, duke drejtuar automjetin tip pegueot, ka aksidentuar lehtë duke e kapur me pasqyrë këmbësoren shtetasen A.I 34 vjeçe, banuese në Berat, e cila është dërguar në Spitalin e Beratit për të marrë ndihmë mjeksore. Veprimet po kryhen nga Prokuroria dhe SH.Ç.B.A.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 05.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen B.L, vjeç 67, pasi dyshohet se ish bashkëshorti H.L, vjeç 73 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  

Më datë 05.05.2017,  u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.M, vjeç 51, e nipin L.A., 11 vjeç, pasi dyshohet se gjyshi i tij shtetasi T.A, vjeç 58, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tyre. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin G.D, vjeç 37, banues në fshatin Agim, pasi dyshohet se në Divjakë, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë se Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen Z.H vjeç 55 banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen ”Uji Ftohtë”, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.H, vjeç 36, pasi dyshohet se bashkëshorti L.H vjeç 46 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj  saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  

Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim, për shtetasin E.J, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në lagjen “Pavarësia“, ku punonte kuzhinier, duke gatuar produkte-zgare, ka shtyrë me mashë fëmijën M.L., vjeç 12, banues në Vlorë, pasi së bashku me moshatarët e tij, kanë tentuar t’i vjedhin produktet.

Informacion paraprak.
Më datë 06.05.2017, në lagjen “Kushtrimi”, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjet tip “Opel”, i shtetases E.P. Nuk ka persona të lënduar. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit. Paraprakisht dyshohet si pasoje e një shkëndije elektrike, për shkak të  një defekti teknik.

Informacion paraprak.
Më datë 06.05.2017, në rrugën e vjetër Vlorë-Panaja, te “Çesma e Thatë”, është konstatuar i djegur mjeti tip “Nisan”. Nuk ka persona të lënduar. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit. Paraprakisht dyshohet si pasoje e një shkëndije elektrike, për shkak të  një defekti teknik.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin SH.SH, vjeç 55 banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se në lagjen “18 Shtatori”, ka shtyrë me duar shtetasin P.B, vjeç 62 banues në Gjirokastër, i cili është rrëzuar duke u dëmtuar lehtë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 05.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.V vjeç 60, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes F.V, vjeç 53. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, shtetasja D.N, vjeç 34 banuese në Lezhë, ka bërë kallëzim se nëpërmjet telefonit, një person ka kanosur seriozisht për jetën, bashkëshortin V.N, vjeç 34, banues në Lezhë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Kurbin, për vlerësim, pasi dyshohet se në Mamurras, shtetasi A.RR, vjeç 33, banues në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë, duke punuar në banesën e shtetasit O.A, vjeç 30, është rrëzuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin P.GJ vjeç 70, pasi dyshohet se bashkëshortja V.GJ, vjeç 63, ka bërë kallëzim se më datë 04.05.2017, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin G.N, vjeç 19, banues në Mirditë, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit A.D (drejtuesi i autobusit) , K.H, F.C, S.R e D.GJ, vjeç 19, 27, 22 e 23, banues në Kukës,  pasi dyshohet se në Fang, Rubik, duke udhëtuar me autobusin me drejtues shtetasin A.D vjeç 40, banues  në Kukës, me leje drejtimi, është përplasur me betonierën tip “Iveko”, që drejtohej nga shtetasi V.P, vjeç 28 banues në Thirrë, dhe me pas shtetasit e mesiperm kanë thyer me gurë xhamat e betonierës. Nenet 150, 274 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin D.K, vjeç 18, pasi dyshohet se në Rrëshen në bashkëpunim, ka plagosur lehtë me grusht e shqelma, shtetasin SH.P, vjeç 34, banues në Rrëshen. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.TH, vjeç 63, banues në fshatin Meselim, pasi dyshohet se është konstatuar duke ndërtuar katin e dytë të banesës, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Shkodër
Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.
Më datë  05.05.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Vaut të Dejës, gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Karmë, në vendin e quajtur “pylli poshtë Fronterës së dheut”, u gjetën dhe u asgjësuan 46 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, të kultivuara në një parcelë me gjatësi 30 – 40 cm.
Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi:
P.M, 51 vjeç,  banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale  “Kultivim i bimëve narkotike” e parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Gjithashtu ndiqen në gjendje të lirë shtetasit:  
N., banues në fshatin Karmë, me detyrë Kryeplak i fshatit Karmë, për veprën penale të “Moskallëzim i krimit” e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
P.P., 38 vjeç, banues në Vau i Dejës, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, në Bashkinë Vau i Dejës, për veprën penale të “Moskallëzim i krimit” e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Ç.D, vjeç 30, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes M.D, vjeç 28. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin I.K, vjeç 58, banues në fshatin Rragam, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka hedhur dhé në tokën e shtetasit R.K, vjeç 59 banues në Durrës. Neni 277 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Tiranë
Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 05.05.2017, u kap shtetasi në kërkim R.M, vjeç 25, banues në Vlorë, depërtuar nga SHBA në PKK Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Më  datë 05.05.2017, në PKK Kapshticë, u kap  shtetasi në kërkim H.GJ, vjeç 51, banues në Laknas, Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 15 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...