Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 07 MAJ 2017

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA1Drejtoria PPSH.1

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për krimet ndaj jetës

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, më datë 06.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit B.S, vjeç 31, banues në Tiranë. Nenet 78, 22 e 278 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 06.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.K, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Dervish Hima”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Daimler Chrysler”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2017, rreth orës 09:15, në rrugën “Dritan Hoxha”, shtetasi O.H, vjeç 26, banues në Përmet, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Ford”,me drejtues shtetasin N.K, vjeç 41, banues në Tiranë, i cili ka goditur nga pas mjetin tip “Suzuki”,  me drejtuese shtetasen L.N, vjeç 38, banuese në Kurbin, për pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjetin “Ford” shtetasja, I.K, vjeç 15, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 06.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.M, vjeç 17, banues në Shkozë, pasi dyshohet se, në rrugën “Ali Demi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Fiat”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.D, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi, në Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka përplasur këmbësorin shtetasin Z.T, banues në Kamëz, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni kundër krimeve ndaj pronës

Më datë 06.05.2017, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, në tokë poshtë një mjeti që ishte i parkuar në rrugë në pronësi të shtetasit F.V, është konstatuar një pako e mbështjellë me natriban e dyshuar si lëndë plasëse e cila më pas u asgjësua nga njësia anti-eksploziv. Punohet për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 152/1, 22 dhe 278/5 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni për narkotikët

Më datë 06.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 47, banues në fshatin Bistrovicë,pasi, në banesë ju gjet e sekuestrua 30. 5 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Marijuanë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 06.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.H, vjeç 38, banues në Ura Vajgurore, pasi dyshohet se rreth orës 13:10, në rrugën automobilistike Poliçan-Berat, në Vodicë, duke drejtuar tip “Benz është përplasur me kamionin tip “Benz”, të parkuar, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Në datën 06.05.2017, është arrestua në flagrancë shtetasi Y.K,  vjeç 19,  banues në Ballsh, pasi, në lagjen “1Maji”, Vlorë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 06.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin  A.Ll, vjeç 12, banues në Lezhë, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në fshatin Grykë Zezë, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Traktor”, ka rënë në kanal, për pasojë janë dëmtuar shtetasit drejtuesi A.LL dhe pasagjerët L.Ll dhe N.N, vjeç 13 e 9, banues në Kolsh e Lezhë, shtetasit e mitur A.LL dhe L.Ll, pas mjekimit në spital u larguan për në banesë, ndërsa shtetasi i mitur N.N, ka gjetur vdekjen në spital. Nenet 290/3 dhe 291 dhe 12 të Kodit Penal.

Më datë 06.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.B., vjeç 17, banues në Milot, pasi, te “Ura e Zogut”, në Pllanë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.M, vjeç 31, banues në Pllanë, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Më datë 06.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin  R.P, vjeç 21, banues Mamurras, Kurbin, pasi dyshohet se, te “Kryqëzimi i Rrilës”, Lezhë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E.Z, vjeç 27, banues në Lezhë, për pasojë është dëmtuar pasagjeri shtetasi K.B, vjeç 22, banues në Mamurras, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të shtetasit N.H, ndodhur më 06.05.2017.

Brenda një kohe të shkurtër policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes së djeshme, ku rreth orës 14:30 në vendin e quajtur "Ura Dervishbeg", Shkodër është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi N.H., 33 vjeç.

Si rezultat i veprimeve të shpejta proceduriale të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në D.V.P.Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar V.K , 21 vjeç, banues në Shkodër.

Vijon puna për kapjen e tij.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë model 54 e kalibrit 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", të parashikuara nga nenet 78,22,25 e 278 të Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë

Seksioni për narkotikët

Më datë 06.05.2017, rreth orës 06:49, në fshatin Spille, në bregdet, u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 33 kg e 30 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 283/a i Kodit Penal.

Komisariati Policisë Pogradec

Seksioni për krimet e rënda

Më datë 06.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Z.H, vjeç 37, banues në fshatin Buçimas, pasi dyshohet se, në Buçimas, ka plagosur me thikë, shtetasin D.H, vjeç 29, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 88 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 06.05.2017, gjatë natës, në Selitë e Vjetër, në banesën e shtetasit A.Th, vjeç 51, kanë vjedhur 1 televizor dhe 1 batanije. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetësia B.D, vjeç 32, banuese në Tiranë, pasi, në rrugën “George Bush”, u kap duke vjedhur veshje, në një qendër tregtare. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2017, rreth orës 12:00, pranë kopshtit Zoologjik, është rrëzuar nga biçikleta dhe ka rënë në pusetë shtetasi I.H, vjeç 64, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 06.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.Rr, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Qemal Stafa”,në një godinë, u konstatua duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Përndjekja”, më datë 06.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.P, vjeç 23, banues në Tiranë. Neni 121 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2017, në rrugën “Rexhep Pinari”, është vjedhur banesa e shtetasit E.Q, vjeç 38, ku kanë marrë letra me vlerë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 06.05.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit E.S dhe H.E, vjeç 15 e 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 05.05.2017, te Instituti Bujqësor, kanë vjedhur një market, ku kanë marrë ushqime dhe sende të ndryshme. Nenet 134 e 25  të Kodit Penal.

Më datë 06.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.Sh, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi, më datë 05.05.2017, te urgjenca në S.Q.U, ka goditur me grusht mjekun shtetasin F.N. Neni 237 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.K, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Azem Galica”, në banesë, ka kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2017, në banesë, në kushtet e depresionit, është vetëvarur me një tel shtetasi A.P, vjeç 27. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 06.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen F.Sh, vjeç 20, pasi dyshohet se i fejuari shtetasi G.R, vjeç 31, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 06.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.I, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Gjolek Kokona”, në lokal ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 4 kompjuter dhe 1 tavolinë pokeri. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Më datë 06.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.Sh, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën "Aleksandër Mojsiu", ka goditur me grusht, shtetasin E.K, vjeç 29, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 06.05.2017, gjatë natës, në fshatin Zall Herr, shtetasit L.A, vjeç 47, banues në Tiranë, në transformatorin e energjisë elektrike i kanë vjedhur 3 bobina bakri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2017, në spital, ka vdekur shtetësia Sh.Ç, vjeç 45, banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga përdorimi i fotoksinës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 06.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit N.P, vjeç 24, banues në Bathore, pasi dyshohet se, në Bathore, ka goditur me sende të forta, xhamin e autobusit të një kompanie. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, rreth orës 03:15, në Bathore, në rrugën “Elez Isufi”, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Xh.Gj, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Zjarri u shua nga zjarrfikësja. Mendohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Informacion Paraprak.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 06.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.D, vjeç 21, banues në Kombinat, pasi dyshohet se gjatë natës, në fshatin Vaqarr, në banesën e shtetasit Sh.H, vjeç 30, ka vjedhur një sasi lekësh dhe 2 bizhuteri. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2017, shtetësia Xh.Ç, vjeç 36, banuese në Fushë Mëzez, kallëzon se më datë 04.05.2017, është larguar nga banesa, djali shtetasi E.Ç, vjeç 15, punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 06.05.2017, gjatë natës, në sektorin “Iliria”, pranë banesës shtetases A.H, vjeç 26, i kanë vjedhur mjetin tip”Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2017, shtetësia V.T, vjeç 27, banuese në Durrës, kallëzon se më datë 04.05.2017, në lagjen nr. 17, në dyqan një person i ka vjedhur një sasi lekësh dhe një orë dore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.Ç, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen 14, u kap duke riparuar çatinë e banesës pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2017, shtetasja V.K, vjeç 65, banuese në Durrës, kallëzon se në banesën e vajzës së saj shtetases M.K,  në lagjen 13, i kanë vjedhur matësin e energjisë elektrike. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 06.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin L.L, vjeç 63, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se, në Fushë Krujë, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 06.05.2017, në Shijak, shtetasi M.Ç, vjeç 57, aksidentalisht ka rënë nga shkallët e soletës, është dëmtuar e ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 06.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin S.O, vjeç 55, banues në fshatin Fierzë,  pasi dyshohet se më datë 05.05.2017, në këtë fshat, ka goditur me grusht, shtetasin, M.I, vjeç 33. Neni 89 i Kodit Penal. 

Më datë 06.05.2017, gjatë natës, në fshatin Broshk, pranë banesës shtetasit I.Ll, vjeç 43, i kanë vjedhur motorin tip “Yinxiang”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit  G.D dhe A.D, vjeç 36 e 22, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në lagjen “5 Maji”, shtetasi G.D, ka goditur me sende të forta shtetasen Sh.D, vjeç 54, banuese në Elbasan dhe shtetasi A.D, ka goditur me grusht, shtetasit K.D dhe I.D, vjeç 60 e 16, banues në Elbasan . Nenet 89 e 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 05.05.2017, gjatë natës, në fshatin Bulgarec, në mjetet e transportit të kompanisë së një gazsjellësi, kanë vjedhur disa litra naftë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.M, vjeç 20, banues në Veliternë, Maliq, pasi,  në Veliternë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Zetor”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.V, vjeç 62, banues në Bregas, Maliq, pasi,  në Veliternë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Loncin”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin J.Ç, vjeç 39, banues në Veliternë, Maliq, pasi dyshohet se,  në Veliternë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motor tip “Lifan”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 06.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.B dhe punohet për kapjen e shtetasit H.Ç, vjeç 33 e 24, banues në fshatin Tren, pasi dyshohet se shtetasi K.B, ka mbajtur në banesën e tij një kafshë pune, të vjedhur në Greqi nga shtetasi H.Ç, duke qenë në dijeni për këtë. Nenet 300 e 134 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 06.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimit e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin D.D, vjeç 61, banues në Berat, pasi dyshohet se në banesë, bashkëshortja shtetasja B.D, vjeç 37, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 06.05.2017, gjatë natës, në fshatin Kafaraj, parkuar pranë banesës është vjedhur mjetin tip “Nissan”, në pronësi të shtetasit I.H, vjeç 58. Mjeti është gjetur i djegur më datë 06.05.2017, në fshatin Panaja,Vlorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë

Më datë 06.05.2017, u arrestua në flagrancë  shtetasi F.K,  vjeç 35, banues në fshatin Çiflik, Lushnjë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës shtetases B.K, vjeç 56. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin S.Sh,  vjeç 71, banues në fshatin Krutje e Sipërme, pasi dyshohet se, në Krutje e Sipërme, ka kanosur shtetasen P.M, vjeç 57. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.K, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/1 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 06.05.2017, rreth orës 05:30, është konstatuar zjarr në mjeti tip “Opel”, në pronësi të shtetasit K.A,  vjeç 38, banues në Vlorë. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2017, në anën veriore të Ishullit Sazanit,Vlorë, në një distancë rreth 90m nga cepi ishullit, në det, është gjetur kufoma e shtetasit A.H, vjeç 46, banues në Vlorë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur nga mbytja në uji, pasi ky shtetas ka humbur më datë 11.04.2017, duke peshkuar në Karaburun. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim dhe veprime të mëtejshme.

Më datë 06.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M.M, vjeç 34, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, ka ushtruar dhunë ndaj hallës së tij, shtetases E.T, vjeç 58, banuese në Vlorë. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 06.05.2017, u referuan  materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasen M.L, vjeç 50, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 4,  ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 06.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.B, vjeç 18, banues në fshatin Topullaraj, pasi dyshohet se, në fshatin Valare, ka goditur me grusht, shtetasin Dh.Ç, vjeç 19. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 06.05.2017, shtetases L.R, vjeç 64, banuese Blinisht, dy persona kanë tentuar ti vjedhin në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 06.05.2017, në banesë, ka konsumuar disa tableta medikamentesh të ndryshme shtetasja A.H, vjeç 15, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për vlerësim.

Më datë 06.05.2017, rreth orës 18:00, në territorin e bashkisë Laç, njësia administrative Fushë–Kuqe fshati Adriatik, gjatë kontrollit të shërbimeve të SPKM Shëngjin, në zonën bregdetare në Godull, pronë publike, janë konstatuar 5 parcela me përmasa të ndryshme të cilat janë të rrethuar me gardh, shkurre të thata ku vende vende janë të hapura. Brenda këtyre parcelave u vu re prania e mbirjes natyrale në mënyrë të çrregullt e bimëve me ngjyrë jeshile të errët të ngjashëm me bimën e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Numërimi i bimëve të dyshuara dhe asgjësimi i tyre do të vazhdoi në kushtet e ndriçimit natyral. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 06.05.2017, rreth orës 07.30, në fshatin Gomsiqe e  Re, Velipojë, ka rënë zjarr duke u dëmtuar pjesërisht, në mjetin tip Benz”, në pronësi të shtetasit A.S,  vjeç 35, banues në Bërtanin e Madhe. Nga veprimet e kryera dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga defekti në impiantin elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 06.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin F.S, vjeç 36, pasi dyshohet se, pranë banesës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases A.S, vjeç 36, të cilës ju plotësua urdhëri i mbrojtjes së menjëhershme. Neni 130/a i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas

Më datë 06.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Rr, vjeç 33, banues në Ballsh, Mallakastër, pasi dyshohet se më datë 25.03.2017, në afërsi të P.K.K Qafë-Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër

Më datë 06.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin E.J, vjeç 27, banues në Rrasfik, Mirditë, pasi dyshohet se më datë 23.04.2017, në Qafë-Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Kukës

Më datë 06.05.2017, Specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi të shtetasit kosovar, konkretisht:

- B.A., 25vjeç, banues në Kunushec , Kosovë.  

Ky shtetas u kap në hyrje të S.P.K Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoj “shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, nga Interpol Bern/Zvicër.

Gjykata e Supreme e Kantonit të Solothurn/Zvicër, me vendim Nr.STBER.2016.6, datë  20.03.2017,  ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje me armë”, parashikuar nga nenet 156, 140, 139, 144 dhe 186të Kodit Penal Zvicerian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Më datë 06.05.2017, në SPKM Morinë, u kap shtetasi Gj.M, vjeç 43, banues në Lezhë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Nenet 186, 199/a të Kodit Penal.

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...