Vlorë Policia sekuestron 70 kg lëndë narkotike.

Vlorë07vlore

Policia sekuestron 70 kg lëndë narkotike. 

Bllokohet dhe sekuestrohet një furgon.

Vihet në pranga autori i dyshuar.

Arrestohet shtetasi:
· N.T, 24 vjeç, banues në Vlorë.

Më datë 06.06.2017, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në lagjen "Pavarësia" Vlorë, pranë një marketi, Policia e Vlorës ka konstatuar dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike në sheshpushimin e një pallati.

Lënda narkotike u gjet e vendosur në 4 qese të zeza plastike, të mbështjella me natriban ngjyrë kafe, e cila pas peshimit në total ka rezultuar prej 70 kilogramë, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Gjithashtu, në hyrjen e këtij pallati është gjetur dhe bllokuar një automjet tip furgon Ford, nën përdorimin autorit të dyshuar, i cili dyshohet se mund të përdorej për transportimin e lëndës narkotike.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit N.T, në pallatin ku u gjet lënda narkotike si dhe u bë arrestimi i tij për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

07vlore1

07vlore2

07vlore3

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...