Shkodër Finalizohet me sukses operacioni "LUNDRIMI FUNDIT"

Shkodër, Finalizohet me sukses operacioni "LUNDRIMI FUNDIT" 06lundrimi

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas

Sekuestrohen 132 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Më datë 05.06.2017 si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u finaluzua me sukses operacioni "Lundrimi i fundit", ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

P. M, 40 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër,

A. M, 15 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër,

Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi në Digën e Komanit me një varkë me motorr, ju gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 thasë të mbushur ku pas peshimit rezultoj 132 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kryer në bashkëpunim’’ Neni 283 /25 i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...