Vlorë, në kuadër të masave të marra kundër kultivimit të bimëve narkotike, u zhvillua një operacion ku morën pjesë 30 forca policie të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Delta Force dhe Prokurorinë e Vlorës.

Vlorë, Më datë 07.05.2017, në kuadër të masave të marra kundër kultivimit të bimëve narkotike, u zhvillua një operacion ku morën pjesë 30 forca policie të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Delta Force dhe 08vlore droge4Prokurorinë e Vlorës.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi, u bë i mundur realizimi i një operacioni të koduar "SHADOW", mbi bazën e të cilit janë sekuestruar dhe asgjësuar 339 bimë narkotike dhe sekuestruar 37 kg e 700 gr lëndë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva si dhe është bllokuar një automjet.

Policia ka proceduar penalisht 4 shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë!

Nga kontrollet e ushtruara në territorin e Njësisë Administrative Kotë, Bashkia Selenicë është bërë e mundur:

Konstatimi dhe asgjësimi i 9 parcelave të mbjella me 339 rrënjë bimë narkotike në fshatin Lapardha, në tokë publike të pyllëzuar pranë vendit të quajtur "Hija e madhe", me gjatësi 20 cm deri në 100 cm, të cilat u asgjësuan me anë të djegies me zjarr.

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka proceduar penalisht 4 shtetasit e mëposhtëm për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzimi i krimit", parashikuar nga nenet 248 dhe 300 të Kodit Penal :

1- F.H., 63 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, me detyrë: Kryetar i Njësisë Administrative Kotë.

2- A.C., 53 vjeç, banues në fshatin Lapardha, me detyrë: Kryeplak i fshatit Lapardha.

3- M.H., 52 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, me detyrë: Inspektor i Pyjeve në Njësinë Administrative Kotë.

4- B.D., 51 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, me detyrë: Përgjegjës i Inspektorëve të Pyjeve në Bashkinë Selenicë.

Gjithashtu, në vijim të ktij operacioni, gjatë kontrollit të territorit konkretisht në aksin rrugor Kotë-Drashovicë, Policia e Vlorës ka bllokuar një automjet të dyshimtë i cili u braktis nga drejtuesi i tij.

Nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip "Fiat Panda" , është gjetur një sasi me lëndë narkotike e vendosur në 7 paketime të përmasave të ndryshme dhe të mbështjella me natriban transparent, e cila pas peshimit ka rezultuar me peshë totale prej 37 kilogramë e 700 gramë, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore të Policisë, ka rezultuar se në këtë ngjarje dyshohet se janë përfshirë shtetasit e mëposhtëm të shpallur në kërkim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim" neni 283/2 i Kodit Penal :

1- A.I., 26 vjeç, banues në Vlorë.
2- B.A., 30 vjeç, banues në Kaninë.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës të implikuar në këto veprimtari kriminale kundër kultivimit, prodhimit apo shitjes së narkotikëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, informon qytetarët, se në bashkëpunim me të gjitha agjensitë e tjera ligjzbatuese po vijon punën dhe ka marrë masat e nevojshme për kontrollin e territorit nga toka si edhe nëpërmjet monitorimit nga ajri me Helikoper, me qëllim konstatimin dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në Qarkun e Vlorës.

08vlore droge

08vlore droge1

08vlore droge2

08vlore droge3

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...