Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 08 MAJ 2017

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA DREJTORIA 2

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 07.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.A, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Agush Gjegjovica“, nga kontrolli fizik ju gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 6.8 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.D, vjeç 52, banues në Greqi, pasi në P.K.K Rinas, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pajisje e dyshuar për përgjim. Nenet 289/ç e 178 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 07.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi, më datë 06.05.2017, në Kombinat, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur dhe me leje drejtimi që dyshohet e falsifikuar, mjetin tip “Benz”. Nenet 291 e 186 të Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.Ç, vjeç 32, banues në Shkozet, pasi, në Sauk, në rrugën “Selim Brahja”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Daimler Chrysler” . Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Teodor Keko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.P, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, më datë 06.05.2017, rreth orës 23:00, në aksin rrugor Vorë- Marikaj, duke drejtuar motorin tip “Sprintco”, është përplasur me këmbësorin shtetasin Xh.B, vjeç 26, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe shtetasi Xh.B, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Ervis Mirjan Buci, vjeç 18, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt“, pasi dyshohet se, në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 16, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt“, pasi dyshohet se, në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Daimler Chrysler”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.A, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, rreth orës 17:25, në rrugën “Myslym Keta”, duke drejtuar mjetin “Benz”, është përplasur me motorin tip “Yamaha” dhe me një biçikletë, të drejtuar nga shtetasi R.We Gj.M, vjeç 44 e 49, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 07.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.D, vjeç 35, banues në Itali, pasi, në Shkozet, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin S.S, vjeç 33, banues në Tiranë, për pasojë janë aksidentuar drejtuesi shtetasi S.S dhe pasagjerët S.S, D.S, H.D, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni për narkotikët

Më datë 07.05.2017, rreth orës 11:00, në minierën e fshatit Pojskë, Pogradec, është konstatuar një vatër zjarri me mbetje bime të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Nga kontrolli i kryer u gjetën 11.5 kg mbetje bimë e dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 283 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 07.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 53, banues në Kuçovë, pasi, në rrugën nacionale, tek “Rrethrrotullimi Poshnjes”, u kap duke drejtuar nën efektin e alkoolit, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 07.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.N, vjeç 21, banues në fshatin Kodër, Tepelenë, pasi, në rrugën në Tepelenë-Bënçë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.  

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 07.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.N, vjeç 57, banues në Laç, pasi, në autostradë, te mbikalimi i Patokut, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me vdekje shtetasen këmbësore Z.K, vjeç 70, banuese në Gorre, Kurbin. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ll, vjeç 29, banues në fshatin Krajen, pasi, tek “Kryqëzimi i Fishtës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni për narkotikët

Më datë 07.05.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit M.M, Z.A dhe N.A, vjeç 23, 20 e 17, banues në Tiranë, pasi më datë 06.05.2017, në P.K.K Muriqan, nga kontrolli në mjetin tip “Benz”, ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 3.8 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Më datë 08.05.2017, rreth orës 00: 05,  njoftohemi se është vetëvrarë me armë gjahu në banesë shtetasja L.Xh, banuese në fshatin Guci e Re Njësia Administrative Rrethina Shkodër.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera, rezultoi se shtetasja L.Xh nuk është vetëvrarë por dyshohet se e ka vrarë bashkëshorti për motive të dobëta, krim që më pas e ka pranuar edhe vetë  autori.

Në këto kushte Specialistët për Hetimin e Krimit bënë  arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut të cilën e mbante me leje shtetasi i lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të "Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, e parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 06.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim, për shtetasin T.M, vjeç 56, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi dyshohet se në qytet, duke drejtuar motorin tip “Yamaha”, ka aksidentuar shtetasin S.Ç, vjeç 62, banues në Koplik, i cili pasi mori mjekim në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.L, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Sheshi Italia”, në një lokal, u konstatua duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Rr, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Agush Gjegjovica“, nga kontrolli fizik ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.F, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te një lokal, në “Vasil Shanto”, ka refuzuar t’i dorëzojë dokumentacionin e lokalit, punonjësit të Policisë Bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.Sh, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, ka kërcënuar me fjalë për jetën, kunatën shtetasen V.Sh, vjeç 44, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.Z, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Anton Ashta”, në kazanët e mbeturinave ka vjedhur disa materiale të riciklueshme. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.M, vjeç 46, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi G.M, vjeç 53, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatëne Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.05.2017, u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.T, vjeç 41, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se shtetasi K.Rr, vjeç 59, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatëne Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen B.Sh, vjeç 54, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nusja e djalit, shtetasja M.B, vjeç 32, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 57, banues në Tiranë. Nenet 274 e 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 07.05.20177, rreth orës 03:30, në Bathore, ka rënë zjarr në banesën e shetases E.Gj, vjeç 32, ku ka dëme materiale. Nga kryerja e veprimeve mendohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 07.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Gj, vjeç 38, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi, në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes D.Gj, vjeç 32, dhe, në rrugën e “Rinasit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Nenet 130/a  e 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H, vjeç 61, banues në Kamëz, pasi dyshohet se, më datë 06.05.2017, në rrugën “Teodor Keko”, ka tentuar të vjedh një dyqan. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për      shtetasen M.B, vjeç 44, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetuesit, shtetasit F.Sh, vjeç 32. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin D.P, vjeç 40, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se, në fshatin Lekaj, duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”, ka aksidentuar shtetasin B.M, vjeç 49, banues në Rrogozhinë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, rreth orës 13:50, në fshatin Bukaq, shtetasi A.D, vjeç 45, duke punuar për hapjen e një pusi uji, për shkak të shëmbjes së dheut, është dëmtuar e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim.

Më datë 07.05.2017, në qytet është vjedhur banesa e shtetasit I.M, vjeç 59, ku kanë marrë  3 pajisje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë

Më datë 07.05.2017, rreth orës 09:30, në lagjen nr. 1, në banesë, shetasi i mitur B.M, vjeç 9, duke vendosur në prizë televizorin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 07.05.2017, u ndalua shtetësia në kërkim M.V, vjeç 30, banuese në fshatin Shkallnur, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 20 ditë burg për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin V.B, vjeç 54, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 11, pranë banesës u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, në spital ka vdekur shtetësia Sh.R, vjeç 88, banuese në Durrës. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore  Durrës, për vlerësim.

Më datë 07.05.2017,  shtetasi A.A, vjeç 38,  banues në Durrës, ka bërë kallëzim se në lagjen nr. 13, i kanë vjedhur banesën, ku kanë marrë vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.B, vjeç 20, banues në fshatin Bizë, pasi dyshohet se, në këtë fshat, ka goditur me grusht, shtetasin M.B, vjeç 41. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për  shtetasin M.P, vjeç 14, banues në fshatin Shënvlash, pasi dyshohet se, në lagjen nr 5, ka vjedhur me  thyerje dyqanin e shtetasit K.Q, vjeç 19,  banues në Durrës, ku ka marrë disa vegla pune. Punohet për  kapjen e shetasit M.P. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.D, vjeç 30, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti, V.D, vjeç 36, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin  E.P, vjeç 30, banues në Durrës, pasi dyshohet se,  në lagjen nr. 13, ka goditur me grusht, shtetasin L.B, vjeç 40, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.V, vjeç 29, banuese në Durrës, pasi dyshohet se, bashkëshorti, shtetasi A.V, vjeç 40, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, Për masa ndaj dhunës në mardhëniet familjare.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 07.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Sh.K, vjeç 33, banuese në Fushë Krujë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi, shtetasi L.Ç, vjeç 32, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Elbasan

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.P, 33 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në Lagjen “11 Nëntori” dyshohet të ketë tentuar të vjedhë banesën e shtetasit R.T, 70 vjeç banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”parashikuar nga nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit E.H e A.A, vjeç 41 e 40, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në lagjen Qemal Stafa”, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largim nga banesa të shtetases Z.B, më datë 07.05.2017, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin B.Z, vjeç 62, banues në Maqedoni, pasi dyshohet se, rreth orës 12.00 në aksin rrugor Qafë Thanë, duke drejtuar mjetin  tip “Toyota”, është përplasur me mjetet  tip “Benz e Peugeot”,  me drejtues shtetasit E.M e B.C, vjeç 58 e 32, banues në Librazhd e Pogradec, për pasojë janë aksidentuar shtetasit B.M dhe V.M, vjeç 53, banues në Librazhd, pasagjerë në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 07.05.2017,  shtetasi M.P, vjeç 34, banues në Durrës, ka bërë kallëzim se gjatë natës, në  lagjen 3, një mjet i paidentifikuar i ka goditur mjetin tip “Benz” dhe është larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 273 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 07.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.M, vjeç 53, banues në Bilisht, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases E.M, vjeç 47 dhe vajzës. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë

Më datë 07.05.2017,  shtetasja I.M, vjeç 38, banuese në Ersekë, ka bërë kallëzim se në vendin e quajtur “Teqe”, i kanë vjedhur 3 koshere me bletë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.O, vjeç 25, banues në Fier, pasi dyshohet se, në lagjen “Mbrostar Ferko”, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, nuk i është bindur urdhërit të patrullës së policisë për të ndaluar, por ka braktisur mjetin, ku nga kontrolli në mjet, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale një sasi lekësh dhe disa paketa cigare, të cilat dyshohen se janë vjedhur gjatë natës, në lagjen “1 Maji”, në lokalin e shtetasit E.Gj. Punohet për kapjen e shtetasit A.O. Nenet 134/1 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, në lagjen “1 Maji” Fier, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi H.Sh, vjeç 75,  i cili vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Më datë 07.05,2017, në fshatin Grecalli Fier, pranë banesës, në kasolle është gjetur i varur, shtetasi E.Gj, vjeç 29. Nga veprimet e kryera rezultoi se është vetëvarur, pasi vuante nga depresioni. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 07.05.2017,në lagjen ‘’Ujë i Ftohtë’’, është vjedhur lokali i shtetasit G.M, vjeç 47, banues në Vlorë, ku kanë marrë 4 televizorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit R.L dhe A.J, vjeç 55 e 52, banues në Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tyre për arsye se pas një pune hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ka rezultuar se shtetasi R.L  administrator i një shoqërie, në bashkëpunim me zjarrmëtarin shtetasin A.J, janë kapur në flagrancë pasi dyshohet se në mënyrë artizanale po përgatisnin lëndë plasëse në një gurore në fshatin Drashovicë, Vlorë, me qëllim kryerjen e shpërthimeve për nxjerrjen e inerteve.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- një sasi prej 50 kg lëndë e dyshuar nitrat,

- një sasi prej 20 litra naftë,

- kapsolle dhe ndezësa, të cilat dyshohen se shërbenin për ndezjen e lëndëve plasëse.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive, kryer në bashkëpunim", neni 282 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, gjatë natës, në lagjen, “10 Korriku”, shtetases I.S, vjeç 40, i kanë vjedhur mjetin tip “Fiat”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë, 07.05.2017, gjatë natës, në lagjen “24 Maj”, para banesës, shtetasit A.B, vjeç 40, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, në lagjen 11 Janari”, u gjet i braktisur mjetitip “Benz”, i shtetasit E.K, vjeç 23, banues në Vlorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë, 07.05.2017, gjatë natës, në lagjen “Isa Boletini”, përpara banesës, shtetasit K.B, vjeç 65, në mjetin tip “Benz”, i kanë vjedhur kasetofonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, në kuadër të masave të marra kundër kultivimit të bimëve narkotike, u zhvillua një operacion ku morën pjesë 30 forca policie të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Delta Force dhe Prokurorinë e Vlorës.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi, u bë i mundur realizimi i një operacioni të koduar "SHADOW", mbi bazën e të cilit janë sekuestruar dhe asgjësuar 339 bimë narkotike dhe sekuestruar 37 kg e 700 gr lëndë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva si dhe është bllokuar një automjet.

Policia ka proceduar penalisht 4 shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Nga kontrollet e ushtruara në territorin e Njësisë Administrative Kotë, Bashkia Selenicë është bërë e mundur:

Konstatimi dhe asgjësimi i 9 parcelave të mbjella me 339 rrënjë bimë të dyshuara narkotike në fshatin Lapardha, në tokë publike të pyllëzuar pranë vendit të quajtur  "Hija e madhe", me gjatësi 20 cm deri në 100 cm, të cilat u asgjësuan me anë të djegies me zjarr.

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka proceduar penalisht 4 shtetasit e mëposhtëm për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzimi i krimit", parashikuar nga nenet 248 dhe 300 të Kodit Penal :

1-  F.H., 63 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, me detyrë: Kryetar i Njësisë Administrative Kotë.

2-  A.C., 53 vjeç, banues në fshatin Lapardha, me detyrë: Kryeplak i fshatit Lapardha.

3-  M.H., 52 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, me detyrë: Inspektor i Pyjeve në Njësinë Administrative Kotë.

4-  B.D., 51 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, me detyrë: Përgjegjës i Inspektorëve të Pyjeve në Bashkinë Selenicë.

Gjithashtu, në vijim të ktij operacioni, gjatë kontrollit të territorit konkretisht në aksin rrugor Kotë-Drashovicë, Policia e Vlorës ka bllokuar një automjet të dyshimtë i cili u braktis nga drejtuesi i tij.

Nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip "Fiat Panda", është gjetur një sasi me lëndë narkotike e vendosur në 7 paketime të përmasave të ndryshme dhe të mbështjella me natriban transparent, e cila pas peshimit ka rezultuar me peshë totale prej 37 kilogramë e 700 gramë, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore të Policisë, ka rezultuar se në këtë ngjarje dyshohet se janë përfshirë shtetasit e mëposhtëm të shpallur në kërkim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim" neni 283/2 i Kodit Penal:

1-  A.I., 26 vjeç, banues në Vlorë.

2-  B.A., 30 vjeç, banues në Kaninë.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës të implikuar në këto veprimtari kriminale kundër kultivimit, prodhimit apo shitjes së narkotikëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, informon qytetarët, se në bashkëpunim me të gjitha agjensitë e tjera ligjzbatuese po vijon punën dhe ka marrë masat e nevojshme për kontrollin e territorit nga toka si edhe nëpërmjet monitorimit nga ajri me Helikoper, me qëllim konstatimin dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në Qarkun e Vlorës.

Më datë 07.05.2017, në një qendër, ka vdekur shtetasi L.Z, vjeç 57, banues në Vlorë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Më datë 07.05.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.G, vjeç 36, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se, bashkëshorti shtetasi O.I, vjeç 32, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike  ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 07.05.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 4, para banesës, shtetasit L.B, vjeç, 25, në mjetin tip “Benz”, i kanë thyer xhamin dhe i kanë vjedhur kasetofonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin G.Ç, vjeç 47, banues në fshatin Gjashtë, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 1, tek një disko, ka dëmtuar 6 drurë dekorativë. Neni 206 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 06.05.2017, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin Gj.M, vjeç 43, banues Lezhë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve “ dhe ”Ndërtimi i paligjshëm”. Nenet 186 e 199/a të Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, rreth orës 02:45, tek parkingu i Prefekturës, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetases K.M dhe në përdorim të shtetasit A.M, vjeç 42, banues në Lezhë. Nga puna e bërë rezulton se mjeti ka patur difekt në sistemin elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Më datë 07.05.2017, gjatë natës, në Ishull Lezhë, kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit F.P, vjeç 72. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, gjatë natës, në Ishull Lezhë, kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit N.M, vjeç 58. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim, pasi dyshohet se, në Shëngjin, punimet e rikonstruksionit tek një hotel, në pronësi të shtetasit F.N, vjeç 43, banues në Lezhë, rezultojnë me leje.

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim, pasi dyshohet se, në Shëngjin, punimet e rikonstruksionit tek një hotel, në pronësi të shtetasit L.K,  vjeç 50, banues në Tiranë, rezultojnë me leje.

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim, pasi dyshohet se në Shëngjin, punimet e rikonstruksionit tek një hotel, në pronësi të shtetasit A.P, vjeç 36, banues në Lezhë, rezultojnë me leje.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 07.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.P, vjeç 63, banues në fshatin Kuç, pasi, pranë varrezave të Dëshmorëve, duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha” është rrëzuar duke pësuar dëmtime të lehta. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, shtetasi E.S, vjeç 65, banues në fshatin Dobraç, ka bërë  kallëzim se më datë 06.05.2017, në lagjen “Vojo Kushi”, i kanë vjedhur motorin tip “Piaggio”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, shtetasi Gj.Sh, vjeç 52, banues në Shkodër, ka bërë kallëzim se më datë 06.05.2017, në lagjen “Partizani”, kanë tentuar ti vjedhin banesën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134/1 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.N, vjeç 29, banues në fshatin Rrjoll, pasi dyshohet se në fshat u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017,u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.M, vjeç 43, banues në Dajç, Lezhë, pasi dyshohet se, në fshatin Hajmel, duke drejtuar motorin tip “Dayang”, është rrëzuar, për pasojë ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Gj.T vjeç 45, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen “Tom Kola”, ka goditur me grusht, shtetasin A.N, vjeç 28, banues në Shkodër. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.L, vjeç 41, banues në fshatin Pulaj, pasi,  në lagjen “Guerile”, u kap duke drejtuar  në gjendje të dehur, mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë

Më datë 07.05.2017, gjatë natës, në fshatin Vrith, kanë vjedhur me thyerje banesat e pabanuara të shtetasve Z.Fe Z.F, vjeç 54 e 87, ku kanë marrë bobinat e një saldatriçe dhe 30 ml kabull elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 07.05.2017, u arrestua në flagrancë, shtetasi Sh.M, vjeç 45, banues në Kukës, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike, kanosur e fyer me fjalë, bashkëshorten shtetasen B.M, vjeç 34. Neni 130/a/1, 84 e 119 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Policia e Dibrës ndërhyn dhe parandalon  përshkallëzimin e një konflikti mes dy palëve.

Arreston në flagrancë 2 shtetas dhe procedon në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Më datë 07.05.2017, shërbimet e komisariatit të policisë Dibër kanë marrë informacion se në njësinë  Administrative Fushë-Alie, po ndodh një konflikt.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se:

Në fshatin Laçes, Njësia Administrative Fushë-Alie-Dibër, shtetasit Z.M dhe Xh.P janë konfliktuar e goditur me njëri-tjetrin për motive të dobëta, dhe më pas janë përfshirë në konflikt edhe familjarët e tyre, shtetasit H.M, dhe L.M ( familjarët e shtetasit Z.M), dhe shtetasja M.P, (familjare e shtetasit Xh.P).

Si pasojë e konfliktit kanë mbetur të dëmtuar shtetasit e arrestuar dhe shtetasja M.P, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër kanë arrestuar në flagrancë:

Xh.P, 19 vjeç,  banues në Njësinë Administrative Fushë-Alie-Dibër. Vepra penale “Plagosje e lehtë me dashje”

Z.M, 65 vjeç, banues në Njësinë Administrative Fushë-Alie-Dibër. Vepra penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Si dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

H.M, 65 vjeç,  dhe L.M, 36 vjeç, banues në Njësinë Administrative Fushë-Alie-Dibër.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 07.05.2017, rreth orës 11:10,  në fshatin Komsi, para banesës, shtetasi M.P, vjeç 20, duke drejtuar biçikletën, është rrëzuar e ndodhet në spital nënkujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat,si ngjarje aksidentale.

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin M.T, vjeç 21, banues në Burrel,pasi dyshohet se,qytet, në afërsi të një lokali, duke drejtuar mjetin tip Renault”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar pasagjeri S.G, vjeç 17, banues Burrel,  i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës

Më datë 06.05.2017, rreth orës 09:40, në plazhin e Divjakës, në anë të detit, u gjet një pako me lëndë e dyshuar narkotike me peshë rreth 17kg Cannabis Sattiva e cila ishte e lagur me ujë dhe e dëmtuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 283/a i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.N, vjeç 30, banues në Kosovë, pasi dyshohet se në P.K.K Port, ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pasaportë e falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë

Më datë 07.05.2017, u arrestua në flagrancë  shtetasi B.F, vjeç 40, banues në Shkup, pasi, në S.P.K.K Qafë Thanë, nga kontrolli kamionin tip “Mercedes Benz”, ju gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale disa steka me cigare kontrabandë. Neni 172 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Shkodër

Më datë 07.05.2017, në S.P.K.M Muriqan, u kap shtetasi në kërkim B.R, vjeç 49, banues në Prizren, Kosovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/3 i Kodit Penal.

Më datë  07.05.2017,  u arrestua me qëllim ekstradimi, shtetasi në kërkim ndërkombëtar, E.Sh, vjeç 34, banues në Sukth, Durrës, pasi Prokuroria e Parmës Itali, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Organizatë kriminale”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me qëllim ekstradimi.

Komisariati i Kufirit&Migracionit Dibër

Policia Kufitare parandalon dhe godet një tjetër  tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sekuestrohet 1 kg e 78 gram lëndë narkotike.

Arrestohet në flagrancë 18 vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike.

Gjatë patrullimit të  Policisë Kufitare Viçisht, në kufirin e gjelbër me Maqedoninë, (në afërsi të fshatit Lladomericë, territor i Bulqizës), kanë konstatuar një shtetas duke lëvizur në këmbë.

Shërbimet e Policisë Kufitare e  kanë ndaluar dhe pas kontrollit të ushtruar në çantën e shpinës ju gjet një pako e mbështjellë ku brenda saj kishte një  sasi me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva,  me peshë 1 kg e 78 gram.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët për Narkotikët në Dejtorinë Vendore të Policisë Dibër.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Narkotikët, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.H, 18 vjeç, banues në Durrës.

Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Narkotikët në D.V.P. Dibër  po bashkëpunojnë me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë  për  zbardhjen dhe dokumentin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikim i Narkotikëve mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 283/a, 22, të Kodit Penal.                                         

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 72 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 23 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 16 persona për narkotikët dhe krimin ekonomik e financiar.

12  persona në flagrancë për vjedhje, dhunë në familje dhe goditje për shkak të detyrës.

5 persona për krime ndaj jetës.

Janë kapur 13 persona në kërkim.

1 person i arrestuar për veprën penale mitëdhënie dhe 2 persona për shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive kryer në bashkëpunim.

Janë sekuestruar rreth 249 kilogramë lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, 1 armë zjarri, kapsolla dhe ndezësa.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 148 persona.

Gjatë 48-Orëve janë finalizuar Operacionet konkretisht:

Finalizohet me sukses Operacioni "Shëtitësi".
Është vënë në pranga një shtetas.
Tregtonte mallra kontrabandë.
Nga Specialistët e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

 Finalizohet me sukses Operacioni Antidrogë i koduar "Marinza".
Janë sekuestruar 78 Kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Është arrestuar në flagrancë një shtetas.
Nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier.

Finalizohet me sukses Operacioni Antidrogë i koduar "RETURN" .
Janë  sekuestruar 77 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, në një banesë.
Janë kapur dhe arrestuar në flagrancë 4 shtetas.

Nga Efektivat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...