Tiranë, Kultivonin bimë narkotike, 4 shtetas në pranga.

Më datë 08.05.2017, Specialistët e Komisaraitit Nr 1, në bazë të Planit të Veprimit për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Durisht, është konstatuar e mbjellë në mënyrë të 09tirane.drogeparregullt një parcelë me 280 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

1. Sh.M, 64 vjeç, banues në Tiranë

2. Z.M, 80 vjeç, banues në Tiranë

3. F.M, 53 vjeç, banues në Tiranë

Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë edhe i kryeplakut të fshatit Durisht, shtetasit:

4. M.S, 68 vjeç, banues në Tiranë

Një pjesë e bimëve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër e bimëve është asgjesuar me zjarr.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve Sh. M., Z. M. e F. M., për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga Neni 284/2 i Kodit Penal.

Në ngarkim të shtetasit M. S., për veprat penale "Shpërdorim i detyrës" dhe "Moskallzim i krimit" parashikuar nga nenet 248 dhe 300 të Kodit Penal.

09tirane.droge1

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...