Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 09 MAJ 2017

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA1Drejtoria PPSH.1

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 08.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.I, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi, në rrugën e “Elbasanit”, te ish-trikotazhi, në mjetin tip “Fiat”, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 31.2 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit B.G dhe A.T, vjeç 39 e 42, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në vitin 2015, me mashtrim i kanë marrë një sasi lekësh, për një aktivitet, shtetases N.T, vjeç 47. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, shtetasi N.S, vjeç 59, banues në Tiranë, kallëzon se i kanë falsifikuar dokumentet, me qëllim përfitimin e një numri telefoni në një kompani, ku rezulton debitor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u referuan marterialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.M, vjeç 53, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme lekësh, shtetasit L.R, vjeç 21, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj jetës
Më datë 08.05.2017, u ekzekutua vendimi penal i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, për shtetasin e arrestuar I.K, vjeç 48, banues në Tiranë, i dënuar me 5 (pesë) vjet burg, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”, të kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, të mbetur në tentativë, të cilit i kanë ngelur edhe 7 (shtatë) muaj e 7 (shtatë) ditë dënim. Nenet 78/2 e 22, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në superstradën Tiranë–Durrës, tek mbikalimi në Qafë Kashar, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka goditur nga pas automjetin tip “Volvo”, me drejtues shtetasin F.D, vjeç 46, banues në Kukës dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A.H, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.Gj, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te sheshi “Nënë Tereza”, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka përplasur motorin tip “Lifan”, me drejtues shtetasin K.K, vjeç 21, banues në Tiranë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.V, vjeç 31, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, tek kafja e Rremës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Ded Gjon Luli”, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka kundërshtuar, ofenduar, dhe nuk i është  bindur urdhërit të punonjësit të policisë, për të bërë testin e alkoolit. Nenet 291, 236, 239 e 242 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin D.Z 39 vjeç, banues në Durrës.
Specialistët për Narkotikët, në bazë të informacioneve të marra në rrrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së shtetasit të mësipërm i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
• 1 kg e 530 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.05.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi M.A, vjeç 26, banues në fshatin Vashtëmi, Korçë, pasi, në lagjen nr. 17,  u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin “Zong Sheng”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.R, vjeç 20, banues në Lushnjë, pasi, në segmentin rrugor Ura Vajgurore-Berat, te ‘’Ish Karburanti i Shtetit’’, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin L.K, vjeç 40, banues në fshatin Gradishtë, Divjakë, pasi dyshohet se më datë 07.05.2017, në fshatin Gradishtë, gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, disa kg pije alkoolike pa dokumentacion. Nenet 288/a, 172 e 180 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Ç, vjeç 64, banues në Fier, pasi, në qytetin e Fierit, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, mjetin tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër pastrimit të parave
Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin R.T, vjeç 66, banues në Vlorë. Neni 287 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen L.M, vjeç 53, banuese në Novoselë. Neni 135 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin B.D, vjeç 56, banues në fshatin Dushaj, Bulqizë, pasi dyshohet se, ka paraqitur të dhëna të rreme në DRSSh Dibër, duke përfituar pension në mënyrë të padrejtë. Neni 145 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin Xh.Q, vjeç 58, banues në fshatin Derjan, Mat, pasi dyshohet se, ka paraqitur të dhëna të rreme në DRSSh Dibër, duke përfituar pension në mënyrë të padrejtë. Neni 145 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin G.H, vjeç 21, banues në Mallakastër, pasi kanë bërë kallëzim shtetaset E.B dhe E.B, vjeç 18 e 23, banues në Sarandë, se nëpërmjet rrjetin social i ka mashtruar duke i marrë një sasi lekësh e nuk u ka dërguar mallin e porositur. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet e rënda
Më datë 08.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.X, 44 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol.
, pasi ky shtetas ka tentuar të djegë me lëndë djegëse "benzinë" shtetasin P.P, 60 vjeç, në banesën e këtij të fundit për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje" neni 88 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 08.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.B, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases C.B, vjeç 57. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, Specialistët e Komisaraitit Nr 1, në bazë të Planit të Veprimit për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Durisht, është konstatuar e mbjellë në mënyrë të parregullt një parcelë me 280 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
1. Sh.M, 64 vjeç, banues në Tiranë,
2. Z.M, 80 vjeç, banues në Tiranë,
3. F.M, 53 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë edhe i kryeplakut të fshatit Durisht, shtetasit:
4. M.S, 68 vjeç, banues në Tiranë
Një pjesë e bimëve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër e bimëve është asgjësuar me zjarr.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve Sh.M., Z. M e F. M., për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga Neni 284/2 i Kodit Penal.
Në ngarkim të shtetasit M.S., për veprat penale "Shpërdorim i detyrës" dhe "Moskallëzim i krimit" parashikuar nga nenet 248 dhe 300 të Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka vdekur shtetasi S.Ll, vjeç 65, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen Sh.Z, vjeç 49, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Frosina Plaku”, ka vjedhur disa bizhuterie e veshje, në banesën e shtetasit A.S, vjeç 60. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.H, vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Selitë, ka kanosur motrën, shtetasen F.H, vjeç 50. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit Q.M, vjeç 22, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.S, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Kodër Kamëz, në rrugën “Kastriotët”, në lokal, u konstatua duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit N.I, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Shaban Hoxha”, në banesë, u konstatua duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, në rrugën “Dritan Hoxha”, në ambjentet e një shoqate, shtetases Sh.S, vjeç 43, i kanë marrë telefonin celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.Gj, pasi dyshohet se në rrugën “Karl Gega”, pranë banesës, i ka vjedhur 2 bizhuteri shtetasit B.K. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.B, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Jordan Misja”, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 07.05.2017, në Q.S.U.T, një person i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë, zyrën e shtetasit F.P, vjeç 39, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134/22 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, në rrugën “Ramazan Bogdani”, është vjedhur pa thyerje banesa e shtetasit A.G, vjeç 47, ku kanë marrë 1 televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.Sh, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Myslym Keta”, ka prishur rendin dhe qetësinë publike. Neni 274 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.S, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases E.M, vjeç 37. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet shoqërimin e shtetasit M.U, vjeç 31, banues në Bathore pasi dyshohet se, në autobusin e një linje, ka kanosur me fjalë për jetën ish-kunatin, shtetasin J.M, vjeç 45, banues në Babrru. Neni  84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 09.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Ll, u ndaluan dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.Ç, G.Z e K.Ll, vjeç 29, 37, 48 e 36, banues në Durrës, Tiranë, fshati Vishnjë e Tiranë, shtetasi G.Z, pronar i një restoranti, pasi dyshohet se më datë 08.05.2017, në fshatin Vishnjë, në tualetin e restorantit, shtetasi F.Ll është vetëplagosur në kokë me pistoletë, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë. Shtetasi A.Ç, ka penguar zbulimin e së vërtetës duke pastruar mjetin tip “Benz”, pronë e shtetasit K.Ll, të përdorur gjatë dërgimit të shtetasit F.Ll në spital. Në cilësinë e provës materiale u gjet e sekuestrua pistoleta “Ekolt”, 1 krehër, 2 fishekë e 1 gëzhojë. Nenet 278, 301 e 300 të Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, rreth orës 01:55,  në Unazë të Re, tek vendi i quajtur “2 Palmat”, ka rënë zjarr tek një restorant. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 08.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.K, vjeç 52, pasi dyshohet se në banesë, ish bashkëshorti shtetasi B.D, vjeç 54, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 08.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.Ç, vjeç 35, pasi dyshohet se, në banesë, ish-bashkëshorti shtetasi L.M, vjeç 35, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për  kapjen e shtetasit A.G, vjeç 31, banues në Durrës, pasi dyshohet se, më datë 07.05.2017, në lagjen nr. 4, ka vjedhur një telefon celular, në dyqanin e shtetasit L.K, vjeç 31,  banues në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, rreth orës 08:40, në lagjen Nr.15, Durrës, në një ambient që shërbente si magazinë, pranë banesës së tij është gjetur i varur shtetasi T.M 26 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, gjatë natës, në  Xhafzotaj, kanë tentuar të vjedhin në një pikë valutore në pronësi të shtetasit S.Xh, vjeç 57, banues në Sukth. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin P.S,  vjeç 47, banues në fshatin Radë, pasi dyshohet se, është konstatuar duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen R.H, vjeç 25, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi L.H, vjeç 36, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit:
A.G, 31 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 07.05.2017, në lagjen Nr.4, dyshohet se ka vjedhur një celular tip IPHONE 6S, në dyqanin e shtetasit L.K. 31 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi A.G ka shkelur Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, pasi ka qënë me masë sigurie ” Arrest në shtëpi” për veprën penale të vjedhjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Vjedhja” dhe”Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” parashikuar në nenet 134/2 dhe 323 të Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin E.M, vjeç 76, banues në Durrës, pasi dyshohet se ish nusja e djalit, shtetasja A.A, vjeç 37, banuese në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.A, vjeç 37, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ish vjehrri, shtetasi E.M, vjeç 76, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.05.2017, rreth orës 06:30, në Arapaj, afër liqenit në Xhafzotaj, jashtë rruge është gjetur i braktisur mjeti tip ”Renault Megane”. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Më datë 08.05.2017, rreth orës 24:00, në lagjen Nr.15 Durrës, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse artizanale në lokalin në pronësi të shtetasit F.M 35 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv" parashikuar në nenin 152 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin I.Sh, vjeç 20, banues në Krujë, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 3, ka kanosur me fjalë shtetasin E.T, vjeç 28, banues në Krujë, si dhe i ka dëmtuar me sende të forta, mjetin tip “Benz”. Nenet 84 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin M.D, vjeç 84, banues në Krujë, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 1, është futur në banesë dhe ka kanosur me fjalë shtetasen E.S, vjeç 48. Nenet 112 e 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin G.T, vjeç 52, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, më datë 05.05.2017, në lagjen “Skënderbej”, gjatë një konflikti, ka goditur me grusht shtetasit B.B dhe F.T, vjeç 38, banues në Elbasan. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Elbasan, për shtetasin D.A, vjeç 19, banues në Librazhd, pasi dyshohet se, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ka goditur me grushte shtetasin S.K, vjeç 17, banues në Librazhd. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, në lagjen “Qemal Stafa”, ka rënë zjarr dhe është djegur mjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit F.D, vjeç 37, banues në Elbasan. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, pas një kallëzimi të bërë u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për vlerësim. Neni 100 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 08.05.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 2, kanë vjedhur një sasi lekësh në lokalin e shtetasit A.M, vjeç 49. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 08.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.Xh, vjeç 35, pasi dyshohet se, bashkëshorti shtetasi G.Xh, vjeç 51, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.05.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin B.D, vjeç 71, banues në  fshatin Barç, pasi dyshohet se, ka dëmtuar disa rrënjë hardhi në pronësi të shtetasit Ll.D, vjeç 40. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, në lagjen nr. 6, është konstatuar vjedhja e punishtes së shtetasit K.M, vjeç 65, ku kanë marrë dy radiatorë dhe një kapak kazani rakie material bakri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasen E.D, vjeç 42, banues në fshatin Zvezdë, pasi dyshohet se, në Zvezdë, ka plagosur lehtë me grusht shtetasen S.D, vjeç 59. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin M.D, vjeç 27, banues në Lozhan, pasi dyshohet se, në Lozhan, ka goditur me grushte në fytyrë, shtetasin Z.Xh, vjeç 35, banues në Gurshqipe. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 08.05.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin S.K, vjeç 58, banues në fshatin Qinam, pasi dyshohet se, më datë 07.05.2017, në Qinam, ka kanosur shtetasin E.S, vjeç 83. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 08.05.2017, ka bërë kallëzim shtetasi L.O, vjeç 54, banues në Berat, pronar i një firme, se sipas kontratë me një kompani, për punëtorë nga shteti i Bangladeshit, më datë 08.05.2017, ka konstatuar largimin nga vendi i punës dhe i banesës të shtetasve M.I, M.R, M.I, M.R, M.R, M.S, S.I, S.A, M.H, R.A, T.A dhe T.I, vjeç 24, 22, 23, 24, 31, 19, 36, 33, 32, 22, 28 e 48, me banim në Bangladesh. Punohet për kapjen dhe sqarimin e rrethanave të largimit të tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim. 

Komisariati i Policisë Ura Vajgurore
Më datë 08.05.2017, në spital, ka mbërritur e vdekur shtetasja K.K, vjeç 76, banuese në Ura Vajgurore. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 08.05.2017, u ndaluan shtetasit A.B dhe T.B, vjeç 54 e 30, banues në fshatin Orizaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat, e ka dënuar me tre muaj burg për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin P.H, vjeç 46, banues në fshatin Hamil, pasi dyshohet se, më datë 29.04.2017, në Fier, ka dëmtuar disa pajisje elektrike të servisit të shtetasit A.K, vjeç 31, banues në Fier. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.H, vjeç 42, banues në fshatin Darzez, pasi dyshohet se në fshatin Darzez, në banesë u kap duke bërë një ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin G.H, vjeç 57, banues në fshatin Darzez, pasi dyshohet se në fshatin Darzez, në banesë, ka bërë një ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin M.S, vjeç 62, pasi dyshohet se djali E.S, vjeç 33, ushtron dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datën 08.05.2017, gjatë natës, në lagjen “Liri” Fier, në një dyqan pajisjesh elektroshtëpiake me administrator, shtetasin V.K, 22 vjeç, kanë vjedhur 5 telefona iphone dhe 3 kompjutera Lap-Top.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Patos
Më datë 08.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen E.H, vjeç 35, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi A.H, vjeç 38, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet iu referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin V.H, vjeç 59, banues në fshatin Ballagat, pasi dyshohet se, më datë 07.05.2017, në fshatin Ballagat, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj djalit, shtetasit B.H, vjeç 27. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 08.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen V.Gj, vjeç 40, pasi dyshohet se nusja e djalit, shtetasja M.Gj, vjeç 25, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet iu referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen L.Rr, vjeç 51, pasi dyshohet se, bashkëshorti, shtetasi N.Rr, vjeç 57, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet iu referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 08.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.Gj, vjeç 27, banues në Vlorë, pasi, ky shtetas është kapur në flagrancë në banesën e tij, duke ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases J.Gj., 24 vjeçe, për motive të dobëta. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Z.M, vjeç 45, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në banesë, bashkëshorti A.M, vjeç 47, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet ju kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2016. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.05.2017, rreth orës 02:30, në lagjen “Kushtrimi”, në afërsi të një mobilierie, ka rënë zjarr në automjetin tip “Audi”, pronë e shtetasit N.T, vjeç 35. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë  08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.R, vjeç 47, banues në  Gjirokastër, pasi dyshohet se, në garazhin e vëllait, shtetasit E.R, vjeç 45, banues në Gjirokastër, i ka djegur automjetin tip “Benz”. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 08.05.2017, në fshatin Gramsh, Dajç, është konstatuar se gjatë natës, janë vjedhur tre bobinat e një trasformatori të energjisë elektrike, në pronësi të shtetasit N.Sh, vjeç 81, banues në Gramsh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 08.05.2017, në Fushë-Mamurras, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetasit N.P, vjeç 46, ku kanë marrë një krevat, veshje, një pajisje dhe enë kuzhine. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, në PKK Port Durrës, u kap shtetasja në kërkim A.Gj, vjeç 37, banuese në Laç, e larguar nga banesa më datë 07.09.2010, e cila ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Më datë 08.05.2017, shtetasja në kërkim D.K., vjeç 17, banuese në Laç, e larguar nga banesa më datë 11.04.2017, në prani të familjarëve, ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Në vijim të komunikatës datë 25.04.2017, që bën fjalë për vjedhjen e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, të banesës së shtetasit T.M, më datë 08.05.2017, u ndaluan shtetasit E.H e M.K, vjeç 19 e 22, banues në Milot. Nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, në urgjencën e spitalit është sjellë nga familjarët pa jetë, shtetasi F.Sh, vjeç 61, banues në Fushë Milot. Nga veprimet e para hetimore rezulton se vdekja ka ardhur për shkak të përdorimit të pijeve alkoolike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për vlerësim.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 08.05.2017, në urgjencën e spitalit, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja D.L, vjeç 48, e cila ka tentuar të vrasë veten duke përdorur ilaçe me shumicë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Nenet 99 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 08.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D, vjeç 30, banues në Shkodër, pasi, në lagjen “Perlat Rexhepi”, u kap duke transportuar me biçikletë dy thasë çimento, të cilat dyshohet se ia kishte vjedhur një firme që riparon pedonalen. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.G, vjeç 57, banues në Shkodër, pasi dyshohet se me datë 07.05.2017, në lagjen “Vasil Shanto”, ka kanosur shtetasin M.Th, vjeç 41, banues në Shkodër. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, në fshatin Gajtan, është konstatuar e vjedhur me thyerje banesa e shtetases M.K, vjeç 58, ku kanë marrë një shumë lekësh dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 08.05.2017, rreth orës 14:00, në territorin e Bashkisë Vau Dejës, Njësia Administrative Shllak, fshati Barxoll, vendi i quajtur Meltet, pronë publike, ambient i hapur, në shpat mali i pyllëzuar, territor i Komisariatit të Policisë Vau Dejës, në një parcelë, u gjetën të kultivuara 170 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin I.K, vjeç 66, banues në fshatin Gështej, pasi dyshohet se, në Gështej, ka goditur me grusht e fyer shtetasin B.R, vjeç 38. Nenet 90 e 119 të Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin B.R, vjeç 38, banues në fshatin Gështej, pasi dyshohet se, në Gështej, ka goditur me grusht e fyer shtetasin I.K, vjeç 66. Nenet 90 e 119 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 08.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes, për shtetasen G.H, vjeç 59, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi K.H, vjeç 60, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin P.M, vjeç 36, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se në qytet, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat

Tentojnë të vjedhin karburant në një subjekt minerar si dhe plagosin lehtë me mjete të forta punëtorin e këtij subjekti. Policia në kohë rekord identifikon dhe shpall në kërkim 4 autorë të dyshuar të kësaj ngjarje.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u shpallën në kërkim shtetasit: F.N, 20 vjeç, A.S, 24 vjeç, L.S, 44, vjeç, R.S, 22 vjeç, të gjithë banues në njësinë Administrative Suç, Klos.
Shtetasit e mësipërm janë shpallur në kërkim pasi me datë 07.05.2017, rreth orës 22.00, shtetasi F.N, në bashkëpunim me shtetasin A.S, në vendin e quajtur "Qafa e Ujkut", kanë tentuar të vjedhin një sasi karburanti në një subjekt minerar dhe më pas rreth orës 23.30, në bashkëpunim dhe me shtetasit L.S, R.S, në vendin e quajtur "Qafë Dardhë", fshati Kurdari, kanë goditur me mjete të forta duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit V.B, 44 vjeç, banues në njësinë Administrative Suç, (punëtor pranë subjektit minerar) i cili pas mjekimit të marrë ka dalë nga spitali. Shërbimet e policisë po vijojnë punën me verefikimet e nevojshme për marrjen e informacioneve, kapjen e tyre, grumbullimin e provave si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale "Vjedhje", e mbetur në tentativë, "Plagosje e lehtë me dashje", nenet 134/2, 22, 89, 25 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve F.N, A.S, dhe për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje", nenet 89 e 25, në ngarkim të shtetasve L.S, R.S.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës kapën shtetasin në kërkim S.Sh 31 vjeç, banues në Tiranë. Pas verifikimeve të kryera në sistem rezultoi se shtetasi i mësipërm ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Nr. 172, datë 13.03.2017,  e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprat penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë” parashikuar në nenet 242 dhe 291 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Më datë 08.05.2017, në P.K.K Porti Durrës, në hyrje, u kap shtetësia në kërkim për largim nga banesa, A.Gj, vjeç 37, banuese në Laç. U njoftua Komisariati i Policisë Kurbin

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Më datë 08.05.2017, te SPKM Kapshticë në dalje, u kap shtetasi në kërkim A.K, vjeç 39, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 19.04.2017, ka vjedhur një automjet në Milot, Kurbin. Neni 134 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Vlorë
Më datë 08.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin Sh.A, vjeç 20, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 28.04.2017, mjeti tip gomone në pronësi, nuk iu gjet në vendbazimin e mjeteve lundrues por në banesën e shtetasit F.Gj. Nenet 12 e 29 të Ligjit nr. 8663, datë 18.09.2000 ”Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundrues me motor, me tonazh nën 20NT”.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër
Më datë 08.05.2017, te SPKM Kakavijë në hyrje, u kap shtetasja në kërkim P.P, vjeç 45, banuese në Përmet, pasi më datë 20.12.2006, është larguar nga banesa.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24 orëve të fundit.
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 22 personave, është sekuestruar lëndë narkotike dhe armë zjarri.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 4 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 6 persona për narkotikët.
4 persona në kërkim dhe 1 person për krime ndaj personit.
Janë kapur 6 persona për dhunë në familje dhe vjedhje.
1 person për armëmbajtje pa leje.
Janë sekuestruar rreth 2 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, 1 armë zjarri dhe 1 krehër.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 53 persona.
Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...