Dibër, Ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij Arrestohet nga Policia

Dibër Drejtoria e Policise Diber

Ushtron dhunë  fizike ndaj bashkëshortes së tij

Arrestohet nga Policia

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

E.M, 53 vjeç, banues në Peshkopi.

Arrestimi i tij u bë pasi në Komisariatin e Policisë Dibër, është paraqitur dhe ka bërë kallzim bashkëshortja e tij, shtetasja D.M, 37 vjeçe banuese në Peshkopi, se bashkëshorti i saj në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike edhe në prezencë të fëmijëve të tyre të mitur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale "Dhunë në familje", parashikuar nga neni 130/a, pika 4, i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...