KORÇË, Sekuestrohet një sasi prej rreth 19 Kg lendë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.

KORÇË, Sekuestrohet një sasi prej rreth 19 Kg lendë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.10tr.droge

Policia arreston në flagrancë dy poseduesit e lëndës, e cila u gjet në afërsi të banesave të këtyre të fundit.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

· E.Z, 24 vjeç dhe

· A.M, 36 vjeç, të dy banues në Korçë.

Më datë 09.05.2017, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në afërsi të banesave respektive të tyre në lagjen nr 6 të qytetit të Korçës, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 16,7 kg shtetasit A.M dhe 2,2 kg shtetasit E.Z lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

10tr.droge1

10tr.droge2

10tr.droge3

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...