Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 10 MAJ 2017

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA1Drejtoria PPSH.1

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria e Antiterrorit
Ne date 09.05.2017, Strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë arrestuan shtetasin K.M, 51 vjeç banues në Tiranë, me profesion gazetar e jurist.
Shtetasi K.M ka botuar në media një shkrim ku bën thirrje të hapura për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues.
Ai akuzohet për thirrje publike për veprime të dhunshme, mbi bazën e nenit 223 të Kodit Penal
"Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me
gjobë ose me burgim gjer në tre vjet". 

Në vijim të njoftimit lidhur me arrestimin e shtetasit K.M, sqarojmë se:

Më datë 10.05.2017 rreth orës 17:00 është bërë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për lirimin e menjëhershëm të shtetasit K.M.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët
Më datë 08.05.2017, Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkortikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë arrestuar shtetasit:
- E.Ç, 30 vjeç, banues në Tiranë
Për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin penal të datës 05.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg"
- Z.Kuçana, 28 vjeç, banues në Tiranë
- F.B, 26 vjeç, banues në Tiranë
- B.K, 35 vjeç, banues në Tiranë
Për të cilët Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin penal të datës 29.04.2017, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg"
Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit
- A. L., 30 vjeç, banues në Tiranë
Në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Prokurorinë për Krimet e Rënda, për shtetasit e sipërpërmendur, është dokumentuar me fakte dhe prova ligjore se këta shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, në vende dhe zona të ndryshme në Kryeqytet.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Trafikimi i narkotikëve", parashikuar nga Nenet 283/2 dhe 283/a/2 të Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.V, vjeç 21, banues në Laç, pasi, te UB Tiranë, në mjetin tip “Audi”, iu gjet e sekueastrua me cilësinë e provës materiale, 57.6 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.K, vjeç 60, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, ka falsifikuar dokumentet e identifikimit të shtetasit P.B, vjeç 54, banues në Tiranë. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.K, vjeç 52, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Teodor Keko”, para dy vjetësh ka mashtruar duke mos i dorëzuar në afatin e caktuar dy apartamente, shtetases S.T, vjeç 36, banuese në Tiranë. Nenet 143/2 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.E, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, ka zhvilluar pa njoftuar ankandin e parë, për shitjen e apartamentit të shtetasit A.J, vjeç 48, banues në Tiranë. Neni 248 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit E.M e H.Xh, vjeç 57 e 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, kanë zhvilluar pa njoftuar ankandin e parë për shitjen e pasurive të paluajtshme, të një shoqërie, e cila ishte debitor ndaj një kompanie, me administratore shtetasen J.D, vjeç 38, banuese në Tiranë. Nenet 248 e 25 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit kompjuterik
Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.R., vjeç 23, banuese në Tiranë. Nenet 186/a, 121, 121/a të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Y.I, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke drejtuar mjetin tip “Skoda”, është përplasur me mjetin tip “Smart”, me drejtuese shtetasen J.L, vjeç 25, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital është larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal. 

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.P, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Xhanfize Keko”, duke drejtuar ciklomotorin, është aksidentuar vet dhe këmbësori shtetasin E.M, vjeç 68, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Neni 290 Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin O.Sh 23 vjeç, banues në Shijak.
Më datë 09.05.2017, gjatë kontrollit fizik i’u gjet në xhep një boçe e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
• 138.5 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit Q.S, pasi, shtetasi A.J, vjeç 57, banues në Durrës, ka bërë kallëzim ndaj tij, se në vitin 2001, ka hapur një kontratë për numër telefoni pranë një kompanie, me të dhënat e tij, duke e bërë debitor. Neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.U, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur “Murrash”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me kamionin tip “Volvo”, e  trajler, me drejtues shtetasin F.V, vjeç 41, banues në fshatin Reçan, për pasojë janë  aksidentuar shtetasit drejtuesi i mjetit K.U dhe bashkëshortja L.U, vjeç 31, banuese në Tiranë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Sekuestrohet një sasi prej rreth 19 Kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.
Policia arreston në flagrancë dy poseduesit e lëndës, e cila u gjet në afërsi të banesave të këtyre të fundit.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
· E.Z, 24 vjeç dhe
· A. M, 36 vjeç, të dy banues në Korçë.
Më datë 09.05.2017, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në afërsi të banesave respektive të tyre në lagjen nr 6 të qytetit të Korçës, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 16,7 kg shtetasit A.M dhe 2,2 kg shtetasit E.Z lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim, për shtetasin A.H, vjeç 41, banues në Berat, pasi dyshohet se, te Pedolalja e qytetit, duke drejtuar motoçikletën tip “Niponia” , ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin D.M, vjeç 22, banues në fshatin Lalm, pasi dyshohet se rreth orës 16:00, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “BMW”, që drejtohej nga shtetasi Gj.S, vjeç 28, banues në Shkodër, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit shtetasi D.M dhe pasagjerja shtetasja Rr.Gj, vjeç 21, banuese në Lezhë, të cilët ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Në vijim të komunikatës datë 10.08.2016, më datë 09.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.P, vjeç 32, banues në fshatin Mali Kolaj, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim. Nenet 284 e 25 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin A.H, banues në fshatin Tomin, pasi dyshohet se, në DRSSH, ka paraqitur të dhëna të rreme, duke përfituar pension në mënyrë të padrejtë. Neni 145 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin A.N, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në DRSSH, ka paraqitur të dhëna të rreme, duke përfituar pension në mënyrë të padrejtë. Neni 145 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasen L.K, banuese në fshatin Tomin, pasi dyshohet se, në DRSSH, ka paraqitur të dhëna të rreme, duke përfituar pension në mënyrë të padrejtë. Neni 145 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasen N.T, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në DRSSH, ka paraqitur të dhëna të rreme, duke përfituar pension në mënyrë të padrejtë. Neni 145 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasen S.M, banuese në fshatin Tomin, pasi dyshohet se, në DRSSH, ka paraqitur të dhëna të rreme, duke përfituar pension në mënyrë të padrejtë. Neni 145 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.05.2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh.Sh, 45 vjeç,  banues në Bulqizë.
Arrestimi i tij u bë pasi : më datë 09.05.2017, rreth orës 10.20, në aksin rrugor Burrel-Skuraj, në vendin e quajtur "Sektori C", duke drejtuar automjetin tip "Mercedes Benz", ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, dhe si pasojë është plagosur vetë drejtuesi i automjetit, bashkëshortja e tij dhe 3 vëllezërit e tij qe ishin  pasagjerë në automjet,  konkretisht shtetasja/it :
D.Sh, 36 vjeçe
B.Sh, 59 vjeç
B.Sh, 49 vjeç
E.Sh, 43 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Sh.Sh i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit I.Z, vjeç 50, banues në Shkozë, pasi dyshohet se, në rrugën “Gani Domi”, pasi është gjobitur për kundravajtje të mjetit, ka kanosur e kundërshtuar punonjësin e Policisë Bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim G.T, vjeç 38, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi nga veprimet e kryera dyshohet se, autor i vjedhjeve të disa banesave. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen Z.B, vjeç 45, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në Sauk i Vjetër, me vetëgjyqësi, u ka prerë tubacionet e depozitave të ujit shtetasve A.Xh e N.B, vjeç 44 e 43. Neni 227 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u arrestua shtetasi P.P, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi tek banesat sociale, në Shkozë, gjatë një konflikti, janë goditur fizikisht me njëri-tjetrin, ku shtetasi P.P e ka kanosur për jetën me një armë tip “Shotgun”, ndërsa shtetasi D.M. kishte një levë hekuri në dorë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma, 5 fishekë dhe leva e hekurit. Parashikuar nga Nenet 280, 84, 89, 274 (P.P) e 90 (D.M) të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.Ç, vjeç 32, banues në Berat, pasi dyshohet se, në rrugën “Medar Shtylla”, në gjendje të dehur, ka dëmtuar me sende të forta derën e lokalit, të shtetasit A.C, vjeç 44, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit D.L, vjeç 21, banues në Paskuqan, i dënuar më parë, pasi dyshohet se, më datë 08.05.2017, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit O.Z, vjeç 23, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.D, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Sami Frashëri”, pas një konflikti me shtetasin R.H, vjeç 20, banues në Tiranë, është shoqëruar dhe ka fyer e kundërshtuar punonjësit e policisë së Patrullës së Përgjithshme. Nenet 236 e 239 të Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.K, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi bashkëshortja shtetasja Xh.K, vjeç 33, kallëzon se e detyron të lypë së bashku me vajzën. Neni 124/b i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.D, vjeç 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Don Bosko”, ka kanosur me fjalë duke  ushtruar dhunë, ndaj ish bashkëshortes shtetases M.Gj, vjeç 45, banuese në Tiranë, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.T, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Kavajës”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e Policisë Bashkiake. Neni 235/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u arrestua shtetasi A.K, 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas dyshohet se më datë 04.03.2017, ka vjedhur targat e automjetit tip "Peugeot". Gjithashtu ky shtetas dyshohet të jetë autor i vjedhjeve të ndodhura më 14.03.2017, 05.01.2017, 13.02.2017dhe 05.02.2017. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij. Parashikuar nga Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 09.05.2017, u arrestua shtetasi P.B, 46 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në rrugën "5 Maj", ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht, shtetasen P.G. Parashikuar nga Neni 108/a i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit F.V e G.D, vjeç 50 e 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, shtetasja F.V, ka shqetësuar në telefon me sms shtetasin G.D, i cili e ka kanosur me fjalë. Nenet 275 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit I.K, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në varrezat e Tufinës, ka vjedhur pllakat e një varri. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 09.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.B, vjeç 30, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi A.B, vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.A, vjeç 35, banuese në Paskuqan, pasi dyshohet se, në Paskuqan, ka kanosur me fjalë shtetasin S.Xh, vjeç 67, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.K, vjeç 54, banues në Paskuqan 1, Kamzë, pasi dyshohet se, është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetaset A.Xh e A.B, vjeç 28 e 59, banuese në Kamzë, pasi dyshohet se, në Kamëz, kanë dëmtuar kompjuterin e një zyre dhe kanë kanosur me fjalë shtetasen Zh.B, vjeç 33, banuese në Tiranë. Nenet 150, 84 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.H, i dënuar më parë dhe A.P, vjeç 22 e 21, banues në Kamëz, pasi dyshohet se më datë 04.05.2017, në Kamzë, shtetasi A.P i ka vjedhur telefonin celular “Iphone” shtetasit B.K, vjeç 37, banues në Tiranë, dhe ia ka shitur shtetasit A.H. Punohet për kapjen e shtetasit A.H. Neni 134 dhe 287/b i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit L.K, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te kthesa e Kamzës, në një kompleks pallati, ka vjedhur një sasi lekësh në banesën e shtetases E.Ç, vjeç 23. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, pasi, në rrugën “Teodor Keko” te një pallat, ka rënë nga kati i gjashtë i banesës shtetasja I.R, vjeç 73, me probleme mendore, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, pasi, në rrugën “Mikel Maruli”, ka rënë zjarr te një bar restorant, i shtetases M.Sh, vjeç 53, banuese në Tiranë, për pasojë është djegur plotësisht lokali, janë thyer xhamat e dy ambjenteve si dhe është dëmtuar mjeti i parkuar tip “Toyota”. Nga veprimet e kryera rezulton, se shkaku i zjarrit ka qenë shpërthimi i një bombole gazi.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.I, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, më datë 08.05.2017, në rrugën “Petraq Leka”, me vetëgjyqësi, i ka marrë telefonin shtetasit P.B, vjeç 26, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u arrestua shtetasi H.M., 64 vjeç, banues në Tiranë, mësues në një shkollë 9 vjeçare në Tiranë, pasi dyshohet se, në mënyrë të përsëritur, në ambientet e shkollës, ka kryer veprime te turpshme me një nxënëse 14 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale parashikuar nga Neni 108 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.G, vjeç 50, banues në Gërdec, pasi dyshohet se në banesë, me vetëgjyqësi pa mbaruar procesi gjyqësor, ka shitur sende e orendi shtëpijake, pa dijeninë e bashkëshortes shtetases A.Gj, vjeç 50. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B, vjeç 42, banues në Shkozë, pasi dyshohet se, në Marikaj në ambientet e një firme, ka kanosur nëpërmjet telefonit shtetasin O.S, vjeç 27, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim, pasi, në lagjen nr. 18, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K.K, vjeç 59, i cili ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në spital, si dhe janë djegur pjesërisht orendi shtëpiake. Nga veprimet e kryera dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një cigare e ndezur.

Më datë 09.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin Z.T vjeç 64, pasi dyshohet se ish bashkëshortja shtetasja N.H, vjeç 44, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen S.E, vjeç 38, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi R.E vjeç 40, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim: K.C 20 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi i mësipërm është autor i vjedhjeve të mëposhtme:
Më datë 28.12.2016, në lagjen Nr.13, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasve I.Zh. dhe L. F. Më datë 30.12.2016 në lagjen Nr.13, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit E.S.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja” parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, gjatë natës, në fshatin Xhavzotaj, kanë vjedhur 2 celularë në banesën e shtetasit N.H, vjeç 39. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.M, vjeç 29, banuese në Durrës, pasi dyshohet se, bashkëshorti shtetasi T.M, vjeç 36 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Më datë 09.05.2017, në Sukth i Ri, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit R.S,  vjeç 60. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet e në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin H.Ll, vjeç 57, banues në fshatin Rrotull, pasi dyshohet se, u konstatua duke ndërtuar pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: F.K 28 vjeç banues në Librazhd.
Më datë 09.05.2017, në lagjen Nr.13, në vendin e punës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases K.C. 19 vjeçe, banuese në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/a të Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, rreth orës 20:15, në fshatin Shkallnur, në banesë, shtetasi K.K, vjeç 50, duke ndezur bombolën e cila ka rrjedhur gaz, është djegur në  fytyrë e dorë dhe ndodhet në QSUT jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për ngjarje aksidentale.

Më datë 09.05.2017, u dërgua në urgjencën e spitalit për ndihmë mjekësore, shtetasi O.N, 63 vjeç, banues në Durrës, i cili pas një konflikti në banesë, me bashkëshorten L.N, 60 vjeçe, ka goditur veten me një mjet prerës. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Krujë
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin: H.V 27 vjeç, banues në Borizanë, Krujë.
Më datë 09.05.2017, në fshatin Borizanë u kap në flagrancë duke djegur mbeturina të ndryshme (plastike, lëkura etj.) në një furrë gëlqereje, duke ndotur ajrin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Ndotja e ajrit” parashikuar në nenin 201 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin D.S, vjeç 57, banues në fshatin Qukës, Përrenjas, pasi dyshohet se u konstatua duke ndërtuar, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen I.K, vjeç 38, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi A.K, vjeç 41, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen Z.B, vjeç 57, pasi dyshohet se, më datë 03.05.2017, në banesë, ka kanosur me fjalë nusen e djalit, shtetasen R.K, vjeç 31. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin M.Ç., vjeç 18, banues në fshatin Bulgarec, pasi dyshohet se më datë 08.05.2017, në afërsi të fshatit, ka vjedhur 1 rrufepritës në linjën e një gazsjellësi. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.Ç, vjeç 42, pasi dyshohet se, babai shtetasi A.L, vjeç 75, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin E. Ç., vjeç 17, pasi dyshohet se nëna shtetasja M.Ç, vjeç 42, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin E.P, vjeç 48, banues në fshatin Ravonik, pasi dyshohet se, më datë 08.05.2017, në Ravonik, i ka dëmtuar me sende të forta tjegullat e çatisë së banesës, shtetasit M.P, vjeç 64. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin J.C, vjeç 25, banues në Korçë, pasi dyshohet se, më datë 08.05.2017, ka përndjekur shtetasen e mitur M.H., vjeç 17. Neni 121/a i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, pasi, në Bilisht, duke punuar në një pallat për instalimin e një kabulli për një kompani interneti, është aksidentuar punonjësi shtetasi A.Xh, vjeç 26, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 289 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 09.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.C, vjeç 52, banues në fshatin Buçimas, pasi, në Pogradec, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yinxang”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 09.05.2017,  u  arrestua në flagrancë shtetasi E.R, vjeç 27, banues në fshatin Gostivisht, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës shtetases L.R, vjeç 56. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, gjatë natës, në një barakë te ish-fusha e druve, kanë vjedhur disa kg lule,  pronë e shtetasit B.K, vjeç 58. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin L.D, vjeç 20, banues në fshatin Floq, Korçë, pasi dyshohet se, në fshatin Galin, ka goditur me grusht shtetasin G.D, vjeç 44, banues në Galin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u ndalua shtetasi L.A, vjeç 22, banues në Berat, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, e ka dënuar dy muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130 a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ura Vajgurore
Më datë 09.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.Rr, vjeç 21, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi E.Rr, vjeç 32, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 09.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.H, vjeç 35, banuese në Fier, pasi dyshohet se vëllai shtetasi B.Z, vjeç 37, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim, pasi, në lagjen “Kastriot”, shtetasi Sh.Ç, vjeç 47, banues në Roskovec, aksidentalisht është rrëzuar në trotuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin B.Z, vjeç 37, banues në Fier, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës shtetases H.Z, vjeç 77, banuese në Fier. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, gjatë natës, në fshatin Zhupan, kanë vjedhur një sasi lekësh në dyqanin e shtetasit I.H, vjeç 43. Pumohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin N.P, vjeç 56, banues në fshatin Fier i ri, pasi dyshohet se, në rrugën Lushnjë-Fier i ri , duke drejtuar pa leje drejtimi moto mjetin tip “Lonçin”, pa targë, është aksidentuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin E.H, vjeç 26, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se, u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm lojëra fati. Me cilësinë e provës materiale ju bllokuan 2 makina elektronike. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin M.B, vjeç 58, banues në fshatin Rroms, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka bllokuar rrugën në fshat. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, shtetasi F.V, vjeç 55, banues në fshatin Klos, kallëzon se më datë 08.05.2017, është kanosur me sms në telefon. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Vlorë, pasi dyshohet se shtetasi Sh.A, vjeç 20, banues në Vlorë, kallëzon se i kanë vjedhur mjetin lundrues, gomone tip “Novurania-MX 570”, me motor të markës “Yamaha”, të cilën para 10-të ditësh, e kishte lënë në një stan në fshatin Sherisht. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, gjetjen e gomones, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Vlorë, pasi, në lagjen “Kushtrimi”, parkuar para banesës, është djegur pjesërisht mjeti tip “Audi”, që posedohet nga shtetasi R.Ç, vjeç 25. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin C.A, vjeç 53, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, më datë 07.05.2017, gjatë natës, në lagjen ‘’Rilindja’’, ka dëmtuar me mjet prerës gomën e mjetit tip “Renault”, të shtetases M.L, vjeç 48, banuese në Vlorë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u ndalua shtetasi H.O, vjeç 15, banues në Vlorë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka urdhëruar ndalimin pasi dyshohet se më datë 06.04.2017, në lagjen ‘’Partizani, i ka vjedhur çantën shtetases V.B, vjeç 45. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.C, vjeç 56, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në lagjen 29 ’’Nëntori”, ka plagosur rëndë me mjete të forta, shtetasin A.M, vjeç 87, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Neni 88 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin A.K, vjeç 37, banues në Sarandë, pasi dyshohet se, përpara një institucioni, ka kanosur me fjalë ish bashkëshorten shtetasen E.K, vjeç 35. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.Ç, vjeç 32, banues në Libohovë, Gjirokastër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar 2 muaj burg, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin E.M, vjeç 34, banues në fshatin Metoq, pasi dyshohet se, ka plagosur lehtë me sende të forta shtetasin V.B, vjeç 54. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin I.S, vjeç 46, banues në fshatin Dishat, Konispol, pasi dyshohet se, ka goditur me sende të forta shtetasin R.A vjeç 52, banues në Sarandë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.K, vjeç 33, banues në fshatin Lazarat, pasi dyshohet se, në Gjirokastër, gjatë seancës së gjyqit për zgjidhje martesore, ka fyer e kanosur bashkëshorten shtetasen Xh.K, vjeç 21. Nenet 84 e119 të Kodit Penal.

Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit A.A. e K.Xh., me masë sigurie “Arrest në burg” në IEVP Vlorë, vjeç 15 e 16, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 31.12.2016, në një qendër shëndetësore, kanë vjedhur një kompjuter dhe kutinë e ndihmës së shpejtë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e banesës të shtetasit Gj.O, më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit A.A. e K.Xh., me masë sigurie “Arrest në burg” në IEVP Vlorë, vjeç 15 e 16, banues në Gjirokastër. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 09.05.2017, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Gj.L, vjeç 87, banues në Lezhë, i cili vuante nga sëmundje kardiake. Materialet u referuan në Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Më datë 09.05.2017, gjatë natës, në Ishull Lezhë, kanë vjedhur 2 celularë në banesën e shtetasit M.N, vjeç 62. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit L.Ç, M.Q e Z.Q, vjeç 56, 31 e 26, banues në Shkodër e Bushat, Vau Dejës, pasi dyshohet se në fshatin Velepojë, shtetasja L.Ç, ka ndërtuar një objekt, pa leje, e ndihmuar nga dy shtetasit e tjerë. Nenet 199/a e 199/b të Kodit Penal.

Më datë 10.05.2017, rreth orës 00:50, në lagjen “Vasil Shanto”, në banesën dy katëshe të shtetasit R.S, vjeç 57, ka rënë zjarr, ku janë djegur dy lokale, një bar kafe dhe kati i dytë i ndërtesës së pa banuar, dhënë me qera shtetasit N.D, vjeç 35, banues në Shkodër. Nga veprimet e kryera dyshohet, se zjarri ka rënë nga një shkëndijë elektrike. Ka vetëm dëme materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për vlerësim. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2017, rreth orës 05:30, është dërguar në urgjencën e spitalit në gjendje të dehur dhe ka vdekur shtetasi Ç.D, banues në Shkodër, 75 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të vdekjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin H.S, vjeç 53, banues në fshatin Kolesjan, pasi dyshohet se, te depo e ujit në Kolesjan, nuk ka lejuar rojën e depos shtetasin R.Sh, vjeç 58, të kryej detyrën. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 09.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin Q.N, vjeç 47, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Tiranë
Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 09.05.2017, në PKK Rinas, u kap  shtetasi në kërkim A.S, vjeç 49, banues në Laç, i depërtuar nga Italia, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Vlorë
Më datë 09.05.2017, në vendin e quajtur grykë derdhja e lumit Seman, në bregdet në Hoxharë, u gjet një gomone e braktisur, me motor tip “Yamaha”, me gjatësi 6 m e gjerësi 2 m, e cila u bllokua me cilësinë e provës materiale. Ligji 8663, datë 18.09.2000, “Për regjistrimin, klasifikimin dhe përdorimin e mjeteve lundruese  me motor me tonazh nën 20 NT”. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24 orëve të fundit.
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 25 personave, është sekuestruar lëndë narkotike dhe armë zjarri.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 2 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 8 persona për narkotikët.
5 persona në kërkim dhe 1 person për kanosje.
2 persona për vepra të turpshme
1 person për thirrje publike për veprime të dhunshme.
Janë kapur 6 persona për dhunë në familje, vjedhje dhe ndotja e ajrit.

Janë sekuestruar rreth 20 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, 1 armë zjarri dhe 5 fishekë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 57 persona.
Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...