Krujë, Vijon kontrolli I territorit me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Krujë, Vijon kontrolli I territorit me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. 12kruje

Asgjesohen 75 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Procedohet penalisht Kryeplaku I fshatit Brret.

Gjithashtu, fillon procedimi për një shtetas dhe shpallet në kërkim djali I tij.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast.

Më datë 11.07.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu, në fshatin Brret, Bashkia Krujë, u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 75 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Ka filluar proçedimi penal në ngarkim të shtetasve:

• F.K. 57 vjeç, Kryeplak i fshatit Brret.

• B.Xh. 76 vjeç, banues në fshatin Brret, Krujë.


Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

• O.Xh. 51 vjeç, banues në fshatin Brret, Krujë, djali I shtetasit B.Xh.


Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale" Kultivimi I bimëve narkotike"dhe" Moskallëzimi I krimit" parashikuar në nenet
284 dhe 300 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...