Divjakë, Policia godet një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Divjakë, Policia godet një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike. 11divjake.jpg1

Arrestohet në flagrancë autori.

Në bazë të Planit të Veprimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, për zbulimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike, vijojnë kontrollet e pandërprera në gjithë territorin e Qarkut Fier.

Si rezultat i kontrrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në fshatin Këmishtaj, pranë banesës së shtetasit A.L, në baçen e tij u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 26 fidanë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-A.L, 23 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, Divjakë.

Materialet proceduriale do i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.

11divjake

11divjake.jpg2

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...