Tiranë. Policia zbardhi ngjarjen e ndodhur natën e kaluar në rrugën "Sabaudin Gabrani" ku mbetën të plagosur 2 shtetas.

Tiranë.tirane

Policia zbardhi ngjarjen e ndodhur natën e kaluar në rrugën "Sabaudin Gabrani" ku mbetën të plagosur 2 shtetas.

- Arrestohen 2 shtetas në flagrancë dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë.

Në datë 11.07.2017, rreth orës 23:29, në numrin e Emergjencave 112 u njoftua për 2 shtetas të plagosur me armë zjarri në rrugën "Sabaudin Gabrani".

Në vendin e ngjarjes shkuan disa shërbime policore, të cilat kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

Nga veprimet e kryera ka rezultuar se shtetasit F.F. 25 vjeç dhe E.F. 25 vjeç, duke udhëtuar me mjetin tip "Wolksvagen Golf", janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit M.Gj., 25 vjeç dhe Xh.V., 25 vjeç.

Konflikti ka percipituar deri në përdorimin e armëve të zjarrit ndërmjet tyre. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasit Xh.V., 25 vjeç dhe dhe J.G., 27 vjeç.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 gëzhoja, 4 automjete të përdorura nga autorët dhe 2 telefona.

Shërbimet e policisë kanë arrestuar shtetasit:

- J.Sh 25 vjeç banues në Tiranë
- Xh.V 27 vjeç, banues në Tiranë

për veprën penale " Moskallëzim i krimit" , parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Vazhdon puna për gjetjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 4 personave të shpallur në kërkim.

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...