Malësi e Madhe, Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Malësi e Madhe, Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. 03M.MADHE
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohet në gjëndje të lirë 1 tjetër.
Më datë 02.06.2017 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe në fshatin Vuçë, Njësia Administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, në vendin e quajtur ““Lugu i Mollës”, ambient i hapur i administruar nga shtetasi S. V, gjatë kontrollit të territorit, në 1 parcele me siperfaqe 225 m2, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 180 bimë narkotike me gjatesi 2 cm deri 5cm, e dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
S. V., 64 vjeç, lindur në fshatin Vuçë dhe banues në Koplik, Malësi e Madhe.
Gjithashtu u procedua ne gjendje të lirë shtetasi:
P. M, 71 vjeç, banues në fshatin Vuçë, Malësi e Madhe, me detyrë kryeplak i fshatit Vuçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" e "Moskallëzimi i krimit" te parashikuara nga nenet 284 e 300 i Kodit Penal.

03M.MADHE1

03M.MADHE2

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...