Tropojë, Sekuestrohen 4.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, një armë zjarri automatik, një krëhër automatiku me 29 copë fishekë, si dhe një pistoletë tip Zastava.

Tropojë, Sekuestrohen 4.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, një armë zjarri automatik, një krëhër automatiku me 29 copë fishekë, si dhe një pistoletë tip Zastava. 11TROPOJE

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë e bija.

Më datë 10.05.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

- D.D, 50 vjeç, banues në fshatin Rajë, Tropojë.

Si dhe proceduan në gjendje të lirë të bijën, shtetasen:

-K.D., 20 vjeçe, banuese në fshatin Rajë, Tropojë, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Arrestimi i shetasit D.D u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4.5 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, një armë zjarri automatik, një krëhër automatiku me 29 copë fishekë, si dhe një pistoletë tip Zastava.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga nenet 283/1, 278/3 dhe 301 të Kodit Penal.

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...