Vlorë. Vijon operacioni masiv për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike si dhe kundër kultivimit të bimëve narkotike!

Vlorë. Vijon operacioni masiv për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike si dhe kundër kultivimit të bimëve narkotike! 03opmassiv

Në vijim në operacionit të nisur ditë më parë nga ajri, toka dhe uji, goditet një tjetër tentativë e trafikimit të lëndëve narkotike drejt Italisë.

Bllokohet një mjet lundrues gomone me lëndë narkotike.

Sekuestrohen 685 kg lëndë narkotike.

Në operacion morën pjesë forca të shumta policore, si; 
Drejtoria e Policisë Kufitare dhe Migracionit Vlorë, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Reparti Delta Force në bashkërendim të plotë me Guardia di Finanza.

Gjatë mesnatës, pas një pune hetimore disa ditore mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur gjetja e një gomoneje me drogë, e fshehur në pyll pranë Lumit të Vjosës, rreth 1 km larg grykëderdhjes së saj, ku brenda së cilës gjendeshin pako dhe çanta të cilat përmbanin lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.

Në këtë mjet dhe pranë tij (të hedhura në tokë) janë gjetur gjithësej 67 pako dhe 4 çanta, të cilat pas peshimit kanë rezultuar me peshë të përgjithshme prej:

685 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa që janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me njëra-tjetrën, vijojnë kërkimet duke krehur zonën tokësore përreth, por edhe atë ujore, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Operacioni vazhdon.

03opmassiv1

03opmassiv2

03opmassiv3

03opmassiv4

03opmassiv5

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...