Vlorë, Policia Kufitare bllokon dhe sekuestron 2 mjete lundruese, në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe Delta Force.

Vlorë, Policia Kufitare bllokon dhe sekuestron 2 mjete lundruese, në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe Delta Force. 02skaf

Më datë 01.06.2017, Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare & Migracionit Vlorë duke bashkëpunuar ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Repartin Delta Force, në zbatim të planit të masave për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, kanë bërë të mundur konstatimin dhe bllokimin e dy mjeteve lundruese, me karakteristikat si më poshtë :

· Më datë 01.06.2017, pranë rrugës Radhimë-Vlorë, në bregdet u konstatua një mjet lindrues tip Skaf plastik, me gjatësi 5.10 m dhe gjërësi 2.10 m, si dhe me një motor të markës "Ervinrude" në pronësi të shtetasit F.H.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi i mësipërm nuk dispononte dokumentacionin përkatës për zhvendosjen e mjetit lundrues nga Jala për Durrës duke mos njoftuar autoritetet përkatëse.

Policia ka filluar procedimin penal ndaj shtetasit F.H., për veprat penale "Zotërimi dhe mbajtja", "Ndryshimi i kushteve", "Regjistrimi, klasifikimi, mënyra e përdorimit dhe kontrollit të mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20NT" bazuar në ligjin nr.8663, datë 18.09.2000.

· Më datë 01.06.2017, në ujërat detare Hoxharë-Triport pasi ka rënë në gjurmët e radarit të policisë kufitare një mjet lundrues, menjëherë shërbimet e policisë mbështetëse bënë të mundur bllokimin dhe sekuestrimin e mjetit tip Gomone, me gjatësi 7.52 m dhe 3.08 m, me 2 motora të markës "Yamaha" në pronësi të shtetasit E.G.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se mjeti është nisur nga Porti i Durrësit pa certifikatë përdorimi nga policia kufitare.

Policia ka filluar procedimin penal në ngarkim të shtetasit E.G., për veprën penale "Mosdeklarimi i ndryshimeve", bazuar në ligjin për mjetet lundruese.

02skaf1

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...