Ceremonia e lamtumirës për punonjësin e policisë, i cili humbi jetën gjatë kthimit nga detyra, inspektor Lorent Dulin.

DEVOLL 01HOMAZHE

I paharruar qoftë kujtimi, për kolegun tonë të rënë gjatë kthimit nga detyra, inspektor Lorent Dulin!

Më datë 01.06.2017 në ambjentet e Nënprefekturës në Bilisht, është zhvilluar ceremonia e lamtumirës për punonjësin e policisë, i cili humbi jetën gjatë kthimit nga detyra, inspektor Lorent Dulin.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë, Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, Drejtori i Drejtorisë Vendore Drejtues i Parë Arben Skëndo, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë Drejtues i Parë Arben Joco, përfaqësues të pushtetit vendor, të komuniteteve fetare, miq, kolegë, qytetarë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit me hidhërim të thellë, ka ngushëlluar familjarët e punonjësit Lorent Duli, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor në fshatin Fitore, Devoll gjatë kohës kur ky i fundit së bashku me kolegët e tij ktheheshin nga kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zonën e Devollit të Sipërm.

Çako ka vlerësuar performancën e Lorent Dulit, si një punonjës energjik e pozitiv, i palodhur në kryerjen e detyrës, pjesë e Gjeneratës së Re të Policisë.

Çako ka theksuar se Lorenti do të mbetet përhere mes nesh, burim frymëzimi si shëmbulli më i mirë i përkushtimit dhe i sakrificës, ndershmërisë dhe vlerave që duhet të karakterizojnë punonjësin e Policisë, për të kryer detyrën në shërbim të qytetarëve.

Duli prej 2 vitesh ka shërbyer në rradhët e Policisë së Shtetit, së fundmi me detyrë SPZ për njësinë administrative Miras, pranë Komisariatit të Policisë Devoll.

01HOMAZHE1

01HOMAZHE2

01HOMAZHE3

01HOMAZHE4

01HOMAZHE5

01HOMAZHE6

01HOMAZHE7

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...