Tiranë, Kultivonin bimë narkotike, mbanin në banesë lëndë narkotike dhe fara të dyshuara Cannabis Sativa, në pranga dy shtetas, (atë e bir).

Tiranë, Kultivonin bimë narkotike, mbanin në banesë lëndë narkotike dhe fara të dyshuara Cannabis Sativa, në pranga dy shtetas, (atë e bir). 11tirane.at e bir2

Asgjësohen 76 bimë narkotike të kultivuara.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 5.6 kg Cannabis Sativa dhe 137 fara Cannabis për kultivim.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

- D.Xh, 57 vjeç, banues në Tiranë

- Xh.Xh, 31 vjeç, banues në Tiranë

Nga informacionet që disponoheshin se këta shtetas (atë e birë), kultivonin bimë narkotike, në zonën e Zallherrit, fshati Qenam, është bërë kontrolli i banesës së tyre dhe më konkretisht në pjesën e pasme të saj, në një vend të përshtatur si farishte, janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

76 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit të mëtejshëm të kësaj banese janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 137 fara të dyshuara narkotike të llojt Cannabis Sativa
- 5.6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga nenet 283/2 dhe 284/2 të Kodit Penal.

11tirane.at e bir

11tirane.at e bir3

11tirane.at e bir4

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...