Elbasan Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Eksplozivi”

Elbasan 01eksploziv

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Eksplozivi”

Zbardhen dy ngjarjet e ndodhura muajin e fundit për dy rastet e vendosjes së lëndës eksplozive e dyshuar tritol

Zbardhet ngjarja e vendosjes së lëndës plasëse në tokë poshtë një automjeti

Gjithashtu zbardhet edhe ngjarja e vendosjes së lëndës plasëse në shkallët e një lokali

Kapen dhe ndalohen dy shtetas

Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan finalizuan me sukses operacionin policor të koduar eksplozivi.

Si rezultat i një hetimi intensiv të përbashkët të zhvilluar me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës parë Elbasan u bë ndalimi i shtetasve:

G. K, 38 vjeç banues në Elbasan

Th. Th, 38 vjeç banues në Elbasan

Ndalimi i tyre, u bë pasi;

Më datë 06.05.2017 në Lagjen ‘Luigj Gurakuqi” dyshohen të kenë vendosur lëndë plasëse në tokë poshtë mjetit në pronësi të shtetasit F.V.

Më datë 22.05.2017 në Lagjen “Emin Matraxhiu” dyshohen të kenë vendosur lëndë plasëse në shkallët e një lokali në pronësi të shtetasit L.D.

Vazhdojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 152, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.

01eksploziv1

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...