Dibër, Drejtoria Vendore e Policisë Dibër e vendosur për të goditur çdo rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Dibër, Drejtoria Vendore e Policisë Dibër e vendosur për të goditur çdo rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të territorit janë goditur dy raste të kultivinit të bimëve narkotike.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultvimit të bimëve narkotike, gjatë ditës së djeshme kanë goditur dy raste të tilla.
Në bazë të informacioneve dhe kontrollit të ushtruar kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
H.H, banues në Njësinë Administrative Muhurr-Dibër.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në kopështin përpara banesës, u gjetën 19 fidanë të dyshuara Cannabis Sativa të mbjella.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Kultivmi i bimëve narkotike" , parashikuar nga neni 284/1, i Kodit Penal.
---
Po në vijim të këtyre kontrolleve në fshatin Staravec në vendin e quajtur "Lajthiza", pronë publike, janë gjetur të kultivuara dhe janë sekuestruar 7 bimë narkotike të dyshuara cannabis sattiva, dhe një tubë uji me gjatësi 10 metra.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.