Lushnje Policia godet një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Lushnje 01lushnje

Policia godet një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë autori.

Në bazë të Planit të Veprimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, për zbulimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike, vijojnë kontrollet e pandërprera në gjithë territorin e Qarkut Fier.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje, në fshatin Pirrë, në oborrin e banesës së shtetasit A.T, u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 fidanë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-A.T, 41 vjeç, banues në fshatin Pirrë, Lushnje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike" parashikuar nga Neni 284/1 i Kodit Penal.

01lushnje1

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...