Tiranë Finalizohet operacioni "Stacioni fundit"

Tiranë, Finalizohet operacioni "Stacioni fundit"(per video kliko mbi link) 01stacionif

Sekuestrohen 32 kilogramë tritol

Në pranga 3 shtetas

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr 5, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar "Stacioni fundit".

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K.N, 52 vjeç, banues në Tiranë

Gj.N, 27 vjeç, banues në Tiranë

N. K, 38 vjeç, banues në Fan -Mirditë

Në segmentin rrugorë Fushë Krujë - Kamëz, shërbimet e policisë kanë konstatuar një shtetas (N. K) i cili po qëndronte në mënyrë të dyshimtë dhe pak çaste më pas është afruar një automjet tip “Mercedes Benz”, me dy shtetas (drejtues mjeti shtetasi K. N. dhe pasagjer Gj.N) të cilët pasi kanë biseduar me shtetasin Ndue Kola i cili po qëndronte në anë të rrugës, kanë zbritur nga automjeti, dhe të tre sëbasku janë afruar në bagazhin e automjetit nga ku kanë nxjerrë një qese plastike dhe më pas kanë vazduar lëvizjen për në një lokal aty pranë.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë ku kanë bërë neutralizimin dhe arrestimin e tre shtetasëve në flagrancë.

Këtyre shtetasëve ju gjetën 32 kilogramë lëndë e dyshuar plasëse e llojit Tritol.

Lënda plasëse u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga Neni 278/4 i Kodit Penal.

01stacionif2

01stacionif3

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...