Durrës, vijojnë kontrollet për goditjen e rasteve të prodhimit të lëndëve narkotike.

Durrës.004

Vijojnë kontrollet për goditjen e rasteve të prodhimit të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen rreth 38 kg Cannabis Sativa dhe krehëra me fishekë.

Shpallet në kërkim një shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të infomacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër

rast të prodhimit të lëndëve narkotike.

Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

• A. Xh. 42 vjeç, banues në Fushë - Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 38 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa

• 3 krehëra me 41 fishekë, model 56, kalibër 7.62mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga nenet 283 dhe

278/4 të Kodit Penal.

002

001

003

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...