Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 13 MAJ 2017

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA1Drejtoria PPSH.1

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 13.05.2017, u arrestua me qëllim ekstradimi për në Itali, shtetasi në kërkim ndërkombëtar P.P, vjeç 41, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi Gjykata e Apelit Milano Itali, e ka dënuar 9 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian.

Seksioni për korrupsionin

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.Ç, vjeç 44, banues në Tiranë, menaxher futbolli, pasi dyshohet se, më datë 11.05.2017, në emisionin investigativ “Fiks Fare”, janë transmetuar biseda telefonike të shtetasit D.Ç, me një futbollist të një klubi sportiv, ku i ka kërkuar futbollistit, të kryej veprime që bien në kundërshtim me garën sportive. Neni 197/a i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.H, vjeç 26, banuese në Lushnjë, pasi shtetasja E.Q, vjeç 33, banuese në Tiranë, kallëzon se ka falsifikuar dokumenta, për të tërhequr dokumente të ndryshme pranë Organeve Tatimore Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrehit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.B, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, me anë të mashtrimit e falsifikimit të dokumenteve për shitjen e një apartamenti të cilin ia ka shitur personave të tjerë, i ka marrë një sasi eurosh shtetasit F.Sh, vjeç 40, banues në Tiranë. Nenet 180, 143 e 186 të Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit për një sipërfaqe tokë, i ka marrë një sasi lekësh shtetasit B.D, vjeç 32, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 12.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.N, vjeç 51, banues në Tiranë, pasi, në Sauk i Vjetër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.S, vjeç 35, banues në fshatin Priskë, pasi, në rrugën “5 Maji”, duke drejtuar betonierën tip “Iveko”, ka aksidentuar shtetasen F.D, vjeç 62, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për narkotikët

Vijojnë kontrollet për goditjen e rasteve të prodhimit të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen rreth 38 kg Cannabis Sattiva dhe krehëra me fishekë.

Shpallet në kërkim një shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të infomacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast të prodhimit të lëndëve narkotike.

Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

A. Xh. 42 vjeç, banues në Fushë- Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

38 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;

3 krëhëra me 41 fishekë, model 56, kalibër 7.62mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe" Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenet 283 dhe 278/4 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasen J.Z., vjeç 31, banuese në Korçë. Neni 135 i Kodit Penal.

Specialistët e Sektorit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit : 

S.D, 63 vjeç, banues në Ersekë (me detyrë përgjegjës i Zyrës Arsimore në Ersekë).

Procedimi ndaj tij filloi në bazë të pamjeve filmike të transmetuara në datë 08.05.2017, në emisionin investigativ “FIKS FARE”, por gjithashtu edhe nga kallëzimi i bërë prej shtetasit A.J, 57 vjeç, banues në Ersekë, me profesion mësues pasi dyshohet se shtetasi S.D, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke bërë emërime mësuesish pa ndjekur procedurat standarte. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni për narkotikët

Më datë 13.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.H, vjeç 53, banues në fshatin Fermë, Kuçovë, pasi më datë 12.05.2017, në banesë, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, 471 gr lëndë e dyshuar narkotike dhe 11 bimë me gjatësi 5-10 cm, të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Nenet 283 e 284 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni për narkotikët

Policia e Fierit godet një rast të shpërndarjes së drogave të forta.

Sekuestrohen 22 doza lëndë narkotike Heroinë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi.

Në bazë të një hetimi një mujor dhe punës së mirëorganizuar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u finalizua me sukses operacionin antidrogë i koduar "Red 2".

Si rezultat i këtij operacioni, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. K, 28 vjeç, banues në lagjen "Afrimi i Ri" Fier.

Në momentin e kapjes në flagrancë, shtetasit E.K i'u gjetën me vete 22 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me 480 mijë lekë dhe 10 euro.

Materialet proceduriale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Nxitja për përdorimin e drogës" parashikuar nga Nenet 283 dhe 286 të Kodit Penal..

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni kundër krimeve ndaj pronës

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin D.N, vjeç 33, banues në fshatin Gajush, pasi dyshohet se, te kryqëzimi i Shënkollit, ushtronte aktivitet pa deklaruar punonjësit në organet tatimore dhe pa kasë fiskale. Nenet 180 e 170/a të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.H, vjeç 42, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në dyqanin në pronësi në lagjen “Partizani”, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, disa paketa cigare pa pullë fiskale, 1 kg e 500 gr. duhan i grirë dhe 600 cigare të mbushura, kontrabandë. Nenet 178/2 e 180 të Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë

Seksioni për krimet ekonomik e financiar

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin B.K, vjeç 45, banues në Elbasan, pasi dyshohet se te “Bishti Zhurit”, në një karburant, ka furnizuar mjetin tip “Benz”, duke i dhënë shitësit 50 euro, e cila dyshohet e falsifikuar. Neni 183 i Kodit Penal.

Komisariati Policisë Sarandë

Seksioni për trafiqet dhe narkotikët

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1, në një territor me shkurre pa pronar, janë gjetur e bllokuar 12 kg 100 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.L, vjeç 24, banues në fshatin Dërmish, Finiq, pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij është konstatuar 250 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Gjithashtu, nga kontrolli fizik i ushtruar në trupin e tij, u gjet e fshehur 0.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" neni 283 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.L, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi pa leje, në banesë. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Selitë e Vogël, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017, u arrestua në  flagrancë shtetasi K.G, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi, në Qytet Studenti, për shkak të detyrës, ka tentuar të godasë punonjësin e policisë së rendit publik. Nenet 237 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017,u arrestua në flagrancë shtetasi N.M, vjeç 35, banues në Elbasan, i dënuar më parë, pasi, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, 2.5 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, një thikë, një palë pinca e dy kaçavida, mjete të dyshuara për vjedhje. Nga veprimet e kryera dyshohet se është autor i një ngjarje. Nenet 283/1, 279 e 134 të Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.A, vjeç 55, banues në Tiranë, pasi, në një farmaci në bulevardin “Bajram Curri‘’, i ka vjedhur celularin shtetases M.Y, vjeç 50, banuese në Tiranë. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.A, vjeç 27, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Sulejman Delvina”, te sheshi “Willson”, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të qarkullimit rrugor. Neni 242 i Kodit Penal.

     Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit B.B, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Andon Zako Çajupi”, i akomoduar për 1 muaj në një hotel, të shtetasit N.D, vjeç 70, banues në Tiranë, është larguar pa paguar detyrimet. Neni 143 i Kodit Penal.

     Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.S, vjeç 43, banues në Tiranë, administrator i një firme, pasi dyshohet se nuk i ka dhënë pagën mujore, shtetasit A.Ç, vjeç 39, banues në Tiranë. Neni 170/a i Kodit Penal.

     Më datë 12.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Ll dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë e punohet për kapjen e shtetasve K.L dhe R.S., vjeç 21, 23 e 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Islam Alla”, në bashkëpunim, kanë vjedhur lokalin e shtetasit V.O, vjeç 42, banues në Tiranë, ku kanë marrë disa koli me pije freskuese. Nga veprimet e kryera dyshohet, se janë autor të dy ngjarjeve të tjera. Neni 134/2 i Kodit Penal.

     Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 12.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.B, vjeç 26, banues në Durrës, pasi, në rrugën e “Dibrës”, ka vjedhur një veshje e një sasi lekësh, në banesën e shtetasit M.Q, vjeç 20. Nga veprimet e kryera dyshohet, se është autor i ngjarjeve të tjera. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.K, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesën në rrugën “Isuf Gërvalla“, u konstatua duke bërë ndërtim, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.K, pasi dyshohet se, pranë një karburani, në bashkëpunim me vëllan e persona të tjerë, kanë goditur me shkelm e grusht shtetasit R.Rr. e A.V. dhe P.V, vjeç 18, 18, 28, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e bashkautorëve. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.B, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Qesarak, te një lokal në rrugën “Nacionale”, ka kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit A.B, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në dyqanin në pronësi te një treg, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit shtetasit A.B, vjeç 22, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor dhe punohet për shoqërimin e shtetasit D.Z, vjeç 25, banues në fshatin Prezë, pasi dyshohet se, ka shqetësuar me telefon shtetasen R.K, vjeç 49, banuese në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.V, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në Bathore, i ka vjedhur disa shpezë në oborr, shtetases R.K, vjeç 64. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.P, vjeç 56, banues Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 10 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 12.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.B, vjeç 34, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, vjehrra shtetasja H.B, vjeç 63, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 12.05.2017, gjatë natës, në fshatin Marqinet, kanë vjedhur një sasi lekësh e një celular, në banesën e shtetasit Xh.P, vjeç 39. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 12.05.2017, në Golem, në rrugën dytësore, afër një hoteli, shtetasit B.T, vjeç 54, banues në Kavajë, i kanë vjedhur mjetin tip “Ford”, në pronësi të një ndërmarrje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin G.Z, vjeç 22, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 15, u konstatua duke ndërtuar pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017, shtetasi G.B, vjeç 47, banues në Sukth, kallëzon se, në Manzë, dy persona i kanë marrë nga dora një sasi lekësh dhe celularin tip “Black Berry”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit e mitur E.Xh. e E.T., vjeç 14 e 14, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë natës, në lagjen nr. 4, kanë tentuar të vjedhin ambjentet, e shtetasve P.B, A.Q e J.M, vjeç 55, 62 e 24, banues në Durrës. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.K, vjeç 30, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi N.K, vjeç 40, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin  I.S, vjeç 41, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, ka pushtuar tokën e shtetasit S.S, vjeç 44, banues në Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit R.M, E.C e A.Ç, vjeç 61, 28 e 30, banues në  fshatrat Shetaj Ishëm e Draç, Kryeplak i fshatit Shetaj e Inspektorë të  Policisë Pyjore, pasi dyshohet se rreth orës 17:00, në territorin e Bashkisë Durrës, Njësia administrative Manzë, në Shetaj te “Përroi i Mullirit”, pronë publike, ambient i hapur, territor i Stacionit Policisë Manzë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 32 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 248 e 284 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 11.05.2017, rreth orës 21:15, në fshatin Hasan, parkuar para banesës, i ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Volkswagen”, i shtetasit A.C, vjeç 58. Punohet për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.D, vjeç 38, banues në fshatin Fierzë, pasi dyshohet se më datë 11.05.2017, në fshat, ka plagosur lehtë me sende të forta, shtetasin A.M, vjeç 49, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.B, vjeç 28, banues në Cërrik, pasi dyshohet se më datë 11.05.2017, në Cërrik, ka dëmtuar një parcelë,  pronë e shtetasit F.T, vjeç 50, banues në Belsh. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Librazhd bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L.M, 37 vjeç banues në fshatin Dorëz Librazhd.

Arrestimi i tij u bë pasi, në fshatin Dorëz gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me sende të forta kushuririn e tij shtetasin Q.M, 68 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje” dhe “Plagosje të lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 130/a dhe 89 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 12.05.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin J.Sh, vjeç 32, banues në Korçë, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 7, ka dëmtuar bllokuesin e gomave të vendosura nga policia bashkiake, në mjetin tip “Peugeot”.  Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi E.L, vjeç 30, banues në Korçë, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, shtetases L.L, vjeç 57. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.T, vjeç 21, banues në Lozhan, Maliq, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar me 160 ditë burg, për vjedhje në bashkëpunim. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin V.M, vjeç 61, banues në fshatin Libonik, pasi dyshohet se, me vetëgjyqësi, ka pushtuar e përdor 244 m² tokë, të shtetasit I.B, vjeç 43. Nenet 277 e 200 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 13.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit L.B, G.B e B.B, vjeç 33, 19 e 35, banues në fshatin Perondi, pasi dyshohet se në lagjen ‘’1 Maj’’, në një lokal të shtetasit I.H, vjeç 36, kanë prishur qetësinë publike dhe e kanë kanosur. Nenet 274, 84 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 11.05.2017, është dërguar nga familjarët në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, e vetëhelmuar me medikamente, shtetasja B.N, vjeç 42. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Lushnjë

Më datë 12.05.2017, u ndalua shtetasi K.M, vjeç 18, banues në fshatin Dushk, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, më datë 10.12.2016, ka urdhëruar ndalimin për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “ Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Nenet 242 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin G.S, vje 45, banues në fshatin Kolonjë, pasi dyshohet se, në Kolonjë, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin M.P, vjeç 55. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 12.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin I.Xh, vjeç 58, pasi dyshohet se, vëllai shtetasi Q.Xh, vjeç 49, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin J.P, vjeç 26, banues në fshatin Grabian, pasi dyshohet se, më datë 11.05.2017, në Grabian, në lokal, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, 2 makineri elektronike pa dokumentacion përkatës. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin F.B, vjeç 17, banues në Divjakë, pasi dyshohet se, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin Z.S, vjeç 31, banues në Divjakë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 11.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit GjyqësorVlorë, për shtetasin K.H, vjeç 25, banues në fshatin Llakatund, pasi dyshohet se, në Llakatund, ka kanosur shtetasin E.Zh, vjeç 29. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017, shtetasi S.S, vjeç 46, banues në fshatin Romës, kallëzon se më datë 18.04.2017, është larguar nga banesa vajza shtetasja e mitur A.S., vjeç 17. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin Izmir Ismet Shehu, vjeç 37, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen  “1 Maji”, duke punuar në një objekt, i kanë rënë dërrasa nga skela dhe është dëmtuar mjeti tip “Toyota”, i shtetasit L.A,vjeç 27, banues në Vlorë. Neni 161 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2017, rreth orës 21:30, në lagjen “Pavarësia”, tre persona kanë goditur me grusht shtetasin F.Z, vjeç 39, banues në Vlorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 13.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, vjeç 32, banues në Vlorë, pasi më datë 12.05.2017, në lagjen ‘’1 Maji’’, në mjetin tip “Nissan”, që drejtonte pa leje drejtimi, ju gjet një bagëti e imët, të cilën dyshohet se ia ka vjedhur shtetasit P.V, vjeç 54, banues në Vlorë. Nenet 134 e 291 të Kodit Penal.

Rreth orës 17:50, në fshatin Tërbaç të Himarës është gjetur i vetëvarur shtetasi E.B., rreth 35 vjeç.

Policia është njoftuar nga familjarët e viktimës.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi hetimor ku ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në një përrua pranë banesës së këtij shtetasi.

Viktima është gjetur nga familjarët e tij i vetëvaruar me litar.

Nga hetimet e kryera, bazuar edhe në deklarimet e familjarëve dyshohet se personi ka patur probleme psikologjike kohët e fundit.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin R.Daci, vjeç 56, banues në Ksamil, pasi dyshohet se, më datë 11.05.2017, ka kanosur shtetasen Xh.S, vjeç 52, banuese në Ksamil. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, M.A vjeç 25, banues në fshatin Panaor, Mallakastër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar 6 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin E.M, vjeç 34, banues në fshatin Metoq, pasi dyshohet se, në Metoq, ka kanosur me fjalë shtetasin V.B, vjeç 54. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet

Më datë 12.05.2017, në fshatin Kutal pranë banesës, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi P.Zh, vjeç 73. Nga veprimet e kryera rezulton, se vdekja është natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 12.05.2017, rreth orës 00:30, në Milot, në parkingun e një lokali, dy persona të maskuar, pasi kanë thyer xhamin e mjetit tip “Volkswagen”, të shtetases F.B, vjeç 41, banuese në fshatin Zejmen, kanë hedhur një shishe me lëndë djegëse, për pasojë ka dëme materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 151/1, 25 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasit Gj.N, vjeç 58, banues në Durrës, pasi dyshohet se, i ka çarë gomat e mjetit tip “Ford”, shtetases D.B, vjeç 43, banuese në Lezhë, e cila në celularin e saj, ka marrë disa sms kërcënuese, nga një numër që i përket shtetasit Gj.N. Nenet 150 e 275 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë

Më datë 12.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.D, vjeç 27, banues në Shëndelli, Sarandë, pasi, në Rubik, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Fiat”. Neni 291 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Shkodër

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për vjedhjen e një kolie me cigare të shtetasit D.B, më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit F.Sh, vjeç 35, banues në fshatin Arrzë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin H.B, banues në fshatin Drisht, pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin S.Gj, banues në fshatin Koman, pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Pukë

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për goditjen me mjete të forta të shtetasit V.T, më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit S.G, A.G, M.G e A.G, vjeç 24, 21, 22 e 25, banues në Fushë Arrës. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin E.C, vjeç 31, banues në Kukës, pasi dyshohet se, në rrugën e Kombit Morinë-Kukës, te “Kthesa e Pobregut”, ka goditur me grusht shtetasin A.S, vjeç 41, banues në fshatin Mamëz. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin N.A., vjeç 17, banues në Kukës, pasi dyshohet se, ka goditur me grusht shtetasin N.B., vjeç 15. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin M.S, vjeç 49, banues në fshatin Çetush, pasi dyshohet se, në Çetush, ka goditur me grusht shtetasin F.D, vjeç 32, banues në fshatin Selane. Neni 90 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Tiranë

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas

Më datë 12.05.2017, në Rinas, u ekstradua nga Gjermania shtetasi në kërkim ndërkombëtar, A.N vjeç 33, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar 7 muaj e 14 ditë burg, për veprat penale “Kanosja“ e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit“. Nenet 84 e 278/3 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës

Më datë 12.05.2017, rreth orës 15:10, në Port, në një magazinë të braktisur, ka rënë zjarr ku janë djegur disa goma. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Më datë 12.05.2017, në dalje te SPKM Port, u kap shtetasi në kërkim  M.P, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 10 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Vlorë

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin G.M, vjeç 31, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, më datë 11.05.2015, , nga kontrolli në një mjet lundrues, ka rezultuar se ka vendosur 2 motor më të fuqishëm në këtë mjet. Neni 25 i ligjit nr. 8663, datë 18.09.2000, ”Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundrues me motor me tonazh nën 20 NT”.

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.B, vjeç 26, banues në Vlorë, depërtuar nga Italia në SPK Port, pasi dyshohet se më datë 08.05.2017, në Karaburun, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin A.S, vjeç 29, banues në fshatin Gjocaj, Peqin, deportuar nga Greqia në PKK Tre Urat, pasi dyshohet se më datë 11.05.2017, në Kakavijë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 12.05.2017, në PKK Kakavijë, u kap shtetësia në kërkim R.K, vjeç 38, banuese në Lezhë, pasi më datë 14.02.2017, është larguar nga banesa.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Shkodër

Më datë 12.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit K.B e V.K, vjeç 55 e 49,  banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në liqenin e Shkodrës, u kapën duke peshkuar në mënyrë të paligjshme. Neni 204 i Kodit Penal.

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...