Shkodër Finalizohet operacioni " TË HARRUARIT "

Shkodër 5shkoderm

Finalizohet operacioni " TË HARRUARIT ".

Operacioni pas një hetimi disa vjeçar, nisur prej vitit 2011.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Shtetit, Prokuroria për Krimet e Rënda dhe Autoritetet Policore të Malit të Zi.

Gjatë operacionit arrestohen dy shtetas, si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Shtetit si dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda është finalizuar me sukses Operacioni Policor i Koduar " TË HARRUARIT ".

Ky operacion Policor është përmbyllur në kuadër të një hetimi “Proaktiv” disa vjeçar, zhvilluar nga shërbimet e Specializuara të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Shtetit si dhe me Autoritetet Policore të Malit të Zi.

Ky hetim ka qenë i përqëndruar për dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal, për të cilit u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë , ku është caktuar masa e sigurisë Arrest në Burg “ për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal, per shtetasit ;

B.B, lindur dhe banues në Shkodër.

Sh. Xh, lindur dhe banues në Shkodër, të cilët u kapën dhe u ndaluan gjatë operacionit.

Ndërsa dy shtetasit e tjerë , L.D dhe M.V janë shpallur në kërkim pasi nuk është bërë e mundur gjetja dhe arrestimi i tyre.

Shtetasit e mësipërm dyshohet se në vijimësi, merreshin me trafik të lëndëve narkotike Cannabis Sativa, duke e transportuar me çanta krahu nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Shkodra në drejtim të Malit të Zi.

Vijon Operacioni për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...