Tiranë, Zbardhen një sërë rastesh të vjedhjeve të biçikletave.

Tiranë, Zbardhen një sërë rastesh të vjedhjeve të biçikletave. (per video kliko mbi link) op per rihedhje.00 01 49 10.Still009

Në pranga një 21 vjeçar.

Më datë 30.05.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, pas një pune profesionale kanë bërë arrestimin e shtetasit në kërkim:

- D.L, 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga hetimet e kryera është arritur ti dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të 10 biçikletave, në zona të ndryshme të Tiranës dhe më konkretisht:

1. Më datë 18.04.2017, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. T.

2. Më datë 15.04.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit F. M.

3. Më datë 21.04.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. D.

4. Më datë 18.05.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka vjedhur biçikletën e shtetases K. K.

5. Më datë 22.04.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. D.

6. Më datë 24.04.2017, në rrugën “Marko Boçari”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit E. A.

7. Më datë 25.04.2017, në rrugën “Medar Shtylla”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit O. Th.

8. Më datë 08.05.2017, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit O. Z.

9. Më datë 21.05.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur biçikletën shtetasit E. Q.

10. Më datë 28.05.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur biçikletën shtetasit P. A.

Nga deklarimet e marra shtetasit D. L, ka pranuar kryerjen e këtyre vjedhjeve të sipër përmendura.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre biçikleta të dyshuara të vjedhura nga ky shtetas.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera biçikletash në zona të ndryshme të Tiranës, ku ky shtetas dyshohet të jetë autor.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

op per rihedhje.00 01 45 15.Still008

op per rihedhje.00 01 51 10.Still010

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...