Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 12 Korrik 2017

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 21 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 5 drejtues mjetesh.
4 persona për Dhune ne familje, Vjedhje dhe Narkotikët.
6 persona në kërkim.
4 person i arrestuar per Krime ndaj personit”.
1 person per vepren penale “Ndotja e ajrit”
1 person per vepren penale “Largimi i te burgosurit nga vendi i qendrimit”.
Janë sekuestruar rreth 2.2 kg lende narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 armë zjarri si dhe 1 krehër.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 59 persona.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...