Fier, Vijon puna për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Fier, Vijon puna për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.15fier1

Sekuestrohen 500 gram Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë poseduesi.

Në bazë të informacioneve që dispononte Sektori për Hetimin e Narkotikëve për një shtetas se shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, u organizua puna dhe u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit E.H. me disa doza të dyshuara lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Në vijim të veprimeve hetimore, pas kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë, në banesën e këtij shtetasi u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 500 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva dhe 6 fishekë model 56.

Në këto kushte, nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-E.H., 18 vjeç, banues në lagjen “Kryengritja e Fierit”, Fier.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga Nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.

15fier

15fier2

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...