Tiranë. Ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim

Tiranë. Ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim: tirane

- E.D 48 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 12.07.2017 Specialistët e Hetimit të Korrupsionit pranë D.V.P. Tiranë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim Enver Disha, për arsye se:

Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin e datës 29.06.2017, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të lartë publikë, kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 319 / 25 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas ka tentuar të korruptojë gjyqëtaren për të dhënë një vendim gjyqësor në favor të një të dënuari në IEVP - në e Rogozhinës.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...