Ceremoni e rivarrimit të eshtrave të Dëshmorit të Atdheut, Fatmir Latifi

Ceremoni e rivarrimit të eshtrave të Dëshmorit të Atdheut, Fatmir Latifi (per videon klikoni mbi link)002

Ceremoni e rivarrimit të eshtrave të Dëshmorit të Atdheut Fatmir Latifi, ish punonjës policie pranë Drejtorisë Vendore të Policisë, Elbasan.

Në Ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u zhvillua ceremonia e rivarrimit të eshtrave të punonjësit të policisë Fatmir Latifi, i rënë në krye të detyrës në Maj

të vitit 1990.

Komisioni Qëndror i Statusit "Dëshmor i Atdheut" ka shpallur punonjësin e policisë Fatmir Latifi "Dëshmor i Atdheut" sipas vendimit të datës 11 Janar 2017.

Nga Këshilli i Qarkut Elbasan dhe Institucioni i Prefektit, u ra dakord për zhvendosjen e eshtrave të Dëshmorit nga Varrezat Publike, dhe vendosjen e tyre në Varrezat e

Dëshmorëve të Atdheut, Elbasan.

Në homazhet dhe ceremoninë e zhvilluar me këtë rast merrnin pjesë, Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, Drejtori i Drejtorisë

Vendore të Policisë Elbasan, Drejtues i Parë Arben Dashi dhe përfaqësues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit, Prefekti i Qarkut Elbasan, Kryetari i Këshillit të Qarkut,

Kryetari i Bashkisë Elbasan, përfaqësues të institucioneve të ndryshme të qytetit si dhe përfaqësues nga Organizata e Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, Elbasan.

Në fjalën e rastit, Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, theksoi sakrificën sublime deri në vetëmohim të Dëshmorit të Atdheut, por

edhe të të gjithë punonjësve të tjerë të policisë, të cilët sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë të tyre, jetën, në përballje me krimin. 

"Dëshmori Fatmir Latifi do të jetë për brezat e ardhshëm, shembulli i sakrificës dhe vetëmohimit, në shërbim të qytetarëve dhe interesave të Atdheut".

Kryetari i Këshillit të Qarkut, z. Bukurosh Stafa, në fjalën e tij theksoi se kujtimi i dëshmorit të Atdheut, na obligon si brez të trashëgojmë më së miri vlerat shoqërore dhe patriotike që na karakterizojnë si popull, duke na venë

përpara përgjegjësisë së përmbushjes së ëndrrës të të rënëve për një Shqipëri Europiane"

Në përfundim të ceremonisë, të shoqëruar nga himni funebër, të panishmit zhvilluan homazhe pranë eshtrave të Dëshmorit të Atdheut duke vendosur kurora me lule nga përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe ata të Pushtetit Vendor.

015

018

023

026

016

034

030

041

042

044

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...