Vlorë, Finalizohet operacioni i koduar "STUHIA" midis Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtorisë Vendore të Kufirit & Migracionit Vlorë dhe Delta Forcë.

Vlorë, Finalizohet operacioni i koduar "STUHIA" midis Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtorisë Vendore të Kufirit & Migracionit Vlorë dhe Delta Forcë. 16vlore1

Bllokohen dhe sekuestrohen 2 mjete lundruese.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Delta Force, në vijim të kontrolleve të ushtruara nga toka dhe uji kundër trafikimit të lëndëve narkotike, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një tjetër operacion për këtë qëllim.

Si rezultat i këtij operacioni, është bërë i mundur konstatimi dhe bllokimi i dy mjeteve lundruese:

1-- Më datë 15.05.2017, rreth orës 11:00, në lagjen "11 Janari" brenda në një ish-magazinë pranë zonës së quajtur "Pusi i Mezinit", është konstatuar një mjet lundrues tip "Gomone" me gjatësi 7.8 m dhe gjërësi 2.9 m, me 2 motora të markës "Merkuri" dhe "Suzuki".

Materialet u referuan në Prokurorinë e Shkallës së Parë Vlorë ndaj shtetasit K.Xh., për veprat penale "Mosdeklarimi i zotërimit dhe mbajtjes" dhe "Mungesa e matrikullimit ose regjistrimit", parashikuar në nenet 23 dhe 24, pika 1 e ligjit 8663, viti 2000 për mjetet lundruese.


2-- Më datë 15.05.2017, rreth orës 13:00, në zonën e Dhërmiut, rreth 2.5 milje larg bregut të detit, është konstatuar një mjet lundrues tip "Skaf plastik", me gjatësi 6 m dhe gjërësi 2.1 m, me 1 motor të markës "Yamaha", i cili u gjet i ndezur por pa persona në bord.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale "Mungesa e matrikullimit ose regjistrimit", neni 24, pika 1 e ligjit 8663, viti 2000 për mjetet lundruese.

Nga hetimet e përbashkëta, dyshohet se dy mjetet lundruese mund të përdoreshin për trafikimin e lëndëve narkotike me destinacion drejt shtetit Italian.

Vijojnë kontrollet e territorit tokësor dhe ujor me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë veprimtari kriminale.

 

16vlore

 

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...