Policia e Shtetit: Riatdhesohen 30 shtetas shqiptarë që kishin aplikuar për azil në Francë

Policia e Shtetit: Riatdhesohen 30 shtetas shqiptarë që kishin aplikuar për azil në Francë (per video klikoni mbi link)cako003

Riatdhesohen 30 shtetas shqiptarë që kishin aplikuar për azil në Francë

Drejtori i Policisë Çako: Hetim intensiv agjencive ose grupeve që përfitojnë mbi bazën e iniciativave të paligjshme

Prononcimi për mediat i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, në aeroportin ‘Nënë Tereza’, pas mbërritjes së një avioni me shtetas

shqiptarë të deportuar nga Franca, pasi u janë refuzuar kërkesat për azil:

Haki Çako:

Sot kemi përpunuar një nga charterët e vendosur në dispozicion nga Bashkimi Europian , të mundësuar dhe të suportuar nga FRONTEX në bashkëpunim me Policinë e

Shtetit. Pas marrëveshjes së bërë në kuadër të menaxhimit të integruar të kufijve, por edhe të kontrollit dhe respektimit të gjitha kritereve të përcaktuara për lëvizjen e

lirë të qytetarëve shqiptarë.

Në këtë kuadër mund të them se ne vazhdojmë në mënyrë intensive në bashkëpunim me të gjithë partnerët, por edhe me të gjithë shtetet e tjera të Bashkimit Europian

të cilët kanë bërë më së të qartë se azilkërkimi në vendet e Bashkimit Europian është i pamundur dhe ndaj në këtë kuadër të gjithë shtetasit shqiptar të cilët marrin iniciativën ose cënojnë dhe nuk respektojnë rregullat e Shengen

janë të detyruar të kthehen dhe të riatdhesohen në Shqipëri, duke krijuar një kosto të jashtëzakonshme jo vetëm për familjet dhe për vetë ata në aspektin financiar, por edhe një kosto të madhe lidhur me të gjithë qytetarët dhe

shtetasit shqiptar të cilët mezi presin integrimin dhe futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Këto iniciativa të paligjshme, të cilat cënojnë të gjitha rregullat e vendosura nga Bashkimi Europian nuk janë në pritshmërinë edhe në objektivat e të gjithë shtetit shqiptar. Ndaj më duhet të them se Policia e Shtetit shqiptar, Kufiri,

Emigracioni, por edhe të gjitha strukturat e hetimit të krimeve në Policinë e Shtetit do të vazhdojnë të hetojnë intensivisht të gjitha Agjencitë ose grupet e caktuara dhe të strukturuara, të cilat përfitojnë mbi bazën e këtyre

iniciativave, ose të interesave të caktuara të grupeve shoqërore të cilët orientohen në mënyrë të paligjshme për të kërkuar azil në vendet e BE.

Ky, por edhe shumë charter-a të tjerë do të vazhdojnë të sjellin në Shqipëri në mënyrë të menjëhershme të gjithë ata shtetas shqiptarë, të cilët kërkojnë cënimin dhe shkeljen e rregullave të Shengen-it që shteti shqiptar ka

dakordësuar në sajë të marrëveshjeve me BE.

Ndaj u bëj një apel që të gjithëve, të orientohen dhe t’i drejtohen respektimit të gjitha normave konform punësimit të ligjshëm me të gjitha procedurat që orientohen nëpërmjet MPJ-së ose të gjitha Agjencive të tjera, pasi shumë

vende të BE-së ofrojnë realisht mundësi punësimi, por nuk është kjo rruga dhe mënyra për t’u drejtuar.

Gjej dhe njëherë  rastin të shpjegohem se ne kemi vënë në dispozicion struktura të caktuara, në bashkëpunim me FRONTEX-in, për të identifikuar dhe për të riatdhesuar që të gjithë shtetasit që cenojnë normat.

Pyetje: Z. Çako, sa ishte numri i personave që u deportuan sot dhe a ka probleme me azilkërkuesit edhe në Gjermani?

Haki Çako: Numri i të riatdhesuarve sot është rreth 30 vetë, por edhe me vende të BE ne jemi në kontakt dhe vazhdojmë të respektojnë detyrimet tona me të gjitha shtetet e tjera të BE dhe do të jemi korrektë për sa kohë kemi

nënshkruar marrëveshjet lidhur me këtë çështje.

Faleminderit!

cako001

cako005

cako002

cako004

cako006

cako007

 

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...